Kosovo Startup Ecosystem Forum 2026: dy ditë dialogu dhe veprimi për një ekosistem më të fortë
Më 22 dhe 23 janar, në Tech Park Prishtina, u mbajt Kosovo Startup Ecosystem Forum—një forum dy-ditor i dizajnuar për të forcuar ekosistemin e startup-eve në Kosovë duke ndërtuar një kuptim të përbashkët për gjendjen aktuale, duke identifikuar boshllëqet dhe mundësitë, si dhe duke krijuar lidhje kuptimplota mes aktorëve të ekosistemit, investitorëve dhe startupeve.
Forumi u bashkë-organizua nga Swiss EP, Startup Wise Guys, Kosovo ICT Association STIKK, HiSpace, VentureUp dhe Makerspace Innovation Center Prizren.
Në total, në forum morën pjesë 15 startup-e (dita e parë) dhe 50 përfaqësues të ekosistemit (dita e dytë). Ky kombinim e bëri ngjarjen praktikisht të dobishme për startupet dhe njëkohësisht strategjike për gjithë ekosistemin.
Dita 1: punë praktike me startupet
Dita e parë u fokusua në përgatitjen e startup-eve për rritje dhe investim. Programi përfshiu workshop-e mbi investor readiness, ndërtimin dhe përmirësimin e modelit të biznesit, vlerësimin e kompanisë, mentorim 1-1, përmirësim pitch-esh dhe prezantime.
Në fund të ditës u realizuan startup pitches dhe u përzgjodhën 6 startup-e për prezantim në ditën e dytë.
Dita 2: hartëzim, dialog dhe rekomandime konkrete për ekosistemin
Dita e dytë u hap me një diskutim të strukturuar për ekosystem mapping dhe due diligence, me fokus në aktorët kyç të ekosistemit, nivelet e pjekurisë së startup-eve, cilësinë e dealflow, qasjen në kapital të hershëm dhe pengesat strukturore që duhen zhbllokuar për rritje më të shpejtë.
Më pas, programi vazhdoi me ndarje përvojash nga ekosisteme të tjera dhe me roundtable tematike mbi katër fusha kyçe: kapitali, mbështetja për startupet, talenti dhe kultura, si dhe roli i institucioneve dhe korporatave.
Këto diskutime u udhëhoqën nga pyetje praktike që synonin të nxirrnin rekomandime të zbatueshme për hapat e ardhshëm.
Pjesa e dytë e ditës u mbyll me startup pitches dhe networking, duke i kthyer diskutimet në lidhje konkrete dhe mundësi bashkëpunimi.
Pse ky forum ishte i rëndësishëm
Kosova ka energji, talent dhe ide. Ajo që e përshpejton rritjen është koordinimi: mekanizma më të qartë mbështetjeje, sinjale të forta për investitorët dhe rrugë më të strukturuara për përgatitjen e startup-eve. Pikërisht këto tema u adresuan në forum—me synim që ekosistemi të bëhet më i investueshëm dhe që kapitali i huaj të hyjë më natyrshëm përmes suksesit të startup-eve vendase.
Me praninë dhe kontributin e Startup Wise Guys në Kosovë, hapet një kapitull i ri për mbështetjen e startupeve dhe zhvillimin e ekosistemit. Ndërkohë, progresi real vjen nga bashkëpunimi—prandaj falënderojmë çdo pjesëmarrës dhe partner për angazhimin dhe idetë e ndara.
Një falënderim i veçantë për bashkë-organizatorët dhe për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan me mendime dhe rekomandime. Falënderim i posaçëm për Günce Onur dhe Davide Coppola për kontributin e tyre gjatë programit.