KosICT 2018: përmbyllet edhe një edicion i suksesshëm
Edicioni i 7-të i Festivalit të Teknologjisë KosICT u përmbyll pas dy ditë plotë aktivitete.
E veçanta e këtij viti ishte se është diskutuar nga më shumë se 30 folës, të cilët prezantuan dhe diskutuan për të tashmën dhe të ardhmën e teknologjisë, me tema të tilla si: IoT, Smart Cities, 5G, AR/VR, Blockchain, SaaS dhe FinTech. Të pasionuarit pas teknologjisë kishin rastin që për dy ditë me radhë të takohen gjithashtu edhe me drejtues, investitorë dhe folës nga e gjithë bota.
Derisa teknologjia çdo ditë e më shumë po përparon në botë dhe po i kushtohet më shumë rëndësi, KosICT ka sjellë nga afër disa prej kompanive më të mëdha të botës në kryeqytetin e Kosovës. Gjatë viteve që është mbajtur kjo konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 90 folës nga Google, LinkedIn, Ericsson, Apple, T-Mobile, Deutsche Telekom dhe më shumë se 6,000 pjesëmarrës.
Falenderim i veçantë shkon tek të gjithë ata të cilat na përkrahen përgjatë organizimit të #KosICT18. Pa përkrahjen e të gjithë partnerëve tanë, kjo ngjarje nuk do të ishte kaq e suksesshme. Faleminderit dhe shpresojmë të ju takojmë në edicionin e rradhës të KosICT!