Konferenca “Prishtina – Shansi që nuk po Shfrytëzohet”
Qendra e Inovacionet e Kosovës pati kënaqësinë të jetë vendi ku është zhvilluar konferenca e cila trajtoi gjendjen aktuale socio-ekonomike në Komunën e Prishtinës, si edhe pasojat. Në saje të kësaj, Prishtina REA si nikoqire përgatiti prezantim të Platformës për Zhvillim Ekonomik të Prishtinës, duke ofruar zgjidhje dhe modele për një Prishtinë të përparuar, të zhvilluar, që ofron mundësi për investime, për punë, shkollim, avansim profesional, jetë të qetë dhe për një qytet metropolitan.
Në konferencë si panelist dhe pjesëmarrës ishin z. Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinë, znj. Besa Zogaj, Zëvendësministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, z. Ferat Shala, Zëvendësministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Skënder Krasniqi, Nënkryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit dhe znj. Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së TIK të Kosovës-STIKK. Gjithashtu ishin prezent edhe përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave të ndryshme, bankave, shoqërisë civile dhe mediave.
“Kosova për herë të parë do ta ketë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, që është inicuar nga Qeveria, e cila do të përmbajë prioritete strategjike kombëtare, që do të shërbejnë si orientim me rastin e zhvillimit të masave dhe veprimeve zbatuese nga institucionet e vendit në drejtim të zhvillimit”, tha znj. Besa Zogaj nga MZHE-ja.
Këtu mund të lexoni më shumë rreth Strategjisë Kombëtare për Zhvillim: http://mzhe.rks-gov.net/?page=1,42,1030