IT Barometer Kosovë – 2015

Duke krijuar traditë që nga viti i kaluar, edhe këtë vit është përgatitur Barometri i Industrisë së Teknologjisë së Informacionit (ITIB) për Kosovën.

40 kompani kosovare kanë plotësuar pyetësorin i cili përmbante 36 pyetje të ndara në gjashtë seksione:

– Informata të përgjithshme;
– Informata rreth eksportit;
– Statistika;
– Burime Njerëzore;
– Parashikime;
– Çështjet aktuale dhe Vërejtje, Komente.

STIKK së bashku me 5 shoqata të TIK të rajonit (AITA, BIT Alliance, MASIT, IT Cluster, ICT Network) përgatiti këtë hulumtim të titulluar “South-East Europe IT Barometer”, i cili përkrahet nga GIZ. Qëllimi i këtij hulumtimi është të mbledh informata relevante për industrinë rajonale të software-it/TI-së në mënyrë që të përgatitet një plan për eksport si dhe masat përkrahëse për të promovuar eksportin si rajon.

Pjesëmarrësit e pyetësorit ndihmuan në krijim e profilit të TI-së në Kosovë, ofruan informata rreth tregut vendor si dhe tregut rajonal dhe fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.