Intervenimet e domosdoshme për zhvillimin e sektorit të TIK

INTERVENIMET E DOMOSDOSHME PËR ZHVILLIMIN E SEKTORIT TË IT NË KOSOVË

VIZIONI: Promovimi i transformimit digjital dhe mbështetja e Kosovës për t’u bërë ekonomi e bazuar në dije.

SHTYLLAT E INTERVENIMIT

Legjislacioni
-Ligji për e-commerce edhe për tregtine online.
-Ligji për nënshkrim elektronik dhe nënshkrim digjital të kalohet në Kuvend.
-Ligji mbi krijimin e startups (përfshirë) themelimin dhe funksionimin e Business angels dhe Venture Capitalists.

Qeveria
-CCTLD- Country Code Top Level Domain (Të caktohet ekip punues në nivel të kryeministrisë për këtë temë).
-Ngritja e zyrës CTO në kuadër të zyrës së kryeministrit.
-Krijimi i Institutit Kosovar për Teknologji Digjitale (PPP).
-Ndërlidhja e sistemeve qeveritare (evitimi i kërkimit të dokumenteve zyrtare qytetarëve nga institucionet qeveritare, kur të njëjtat mund të merren në formë elektronike.
-Organizimi i fushatave informuese për transformim digjital.

Përkrahje financiare
-Themelimi i Fondit Zhvillimor për Ndërmarrjet Kosovare të IT (perfshirë kompanitë start-up).
-Programi i mbështetjes financiare për shërbime të konsulencës për eksportim te produkteve dhe shërbimeve të IT.
-Skemat financiare për nxitje dhe stimulim të përdorimit të IT në NVM-të e sektoreve tjera.
-Ulja e TVSH-së për shërbimet e IT.
-Krijimi i stimujve tatimor për investime në inovacion dhe H&ZH.
-Krijimi i stimujve tatimor për zhvillues të certifikuar softuerik.
-Stimuj tatimor për Kompanitë exportuese.
-Mbështetja e tech parqeve, qendrave dhe inkubatorëve të inovacionit.

Edukimi
-Bursa apo programe të ngjashme për financimin e praktikës në kompani të IT-së për 6 deri në 12 muaj.
-Krijimi i një dritareje për student të IT-së në kuadër të Fondit për Garanci Kreditore të Kosovës.
-Implementimi i stimujve tatimor për investime në arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm te stafit.
-Futja e programeve certifikuese në planprogram të shkollave të mesme.
-Futja e lëndës së Kodimit në planprogramin e klasës së parë të shkollës fillore.

LINK