ICT-KOSEU në Konferencën Horizon2020
Prishtinë, 26 nëntor – STIKK dhe partneret e saj te projektit ICT- KOSEU morën pjesë në Konferencën Inauguruese të Programit “Horizon 2020” , ne hotel Emerald ne Prishtine. Ky program i ri Kornizë e Bashkimit Evropian për Hulumtime dhe Inovacion do të ofrojë mbështetje në të gjitha llojet e aktiviteteve hulumtuese dhe të inovacionit, në fushat shkencore themelore dhe fushat shkencore industriale. Ky program i cili pritet te filloje ne vitin 2014 dhe do te zgjasë deri me 2020 me një buxhet mbi 70 miliardë euro, shtytje kryesore ka zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Evropë.
Ne kuadër kësaj konference ne seancën e pasdites projekti ICT- KOSEU ku STIKK është partnere prezantuan gjetjet nga auditmi teknologjik i realizuar përmes projektit. Tre partneret e projektit STIKK, UP dhe ZSI poashtu patën mundësinë te ndajnë me audiencën përvojat e te qenit pjese e një projekti te KE – me saktësisht te Kornizës se Programit 7.
Horizon 2020 do të prekë sfidat shoqërore duke shërbyer si urë lidhëse në mes të hulumtimit dhe tregut, duke ndihmuar ndërmarrjeve inovative të zhvillojnë zgjedhje teknologjike të cilat janë produkte të vlefshme me potencial të vërtetë komercial.Për me tepër informatat lidhur me Horizon 2020 ju lutem shihni: http://ec.europa.eu/research/horizon2020/index_en.cfm?pg=h2020
Nëse jeni te interesuar për me tepër informata rreth ICT-KOSEU apo Horizon2020 na kontaktoni përmes :[email protected].