ICT–KOSEU: Grant udhëtimi për pjesëmarrje në ngjarjen ICT 2013
STIKK në emër të projektit ICT-KOSEU: Përkrahja e dialogut në mes të BE dhe Kosovës në Hulumtim dhe Zhvillimin të TIK, projekt ifinancuar nga programi FP7 i KE ka publikuar shpalljen për aplikim për grante udhëtimi për pjesëmarrje ne ngjarjen ICT 2013 e cila do të mbahet në Vilnius 6-8 Nëntor 2013.
Pas procesit të aplikimit komisioni i formuar nga anëtarët e konsorciumit të projektit kanë përzgjedhur 5 fitues në bazë të vlerësimit të aplikacioneve. Fituesit e grantit për ICT 2013 jane: Vullnet Kabashi,Kuvendi iRepublikës së Kosovës; Arten Avdiu, Universiteti iPrishtinës; Driton Hapçiu, CACTTUS sh.a.; Arbnor Hasani, Innovations Lab Kosovo;dhe Dren Imeraj, Smart Squared L.L.C. ICT2013 do të bashkojë më të mirët e Evropës ne hulumtim të TIK, me bizneset e reja dhe të vjetra, me startup-at e web, dhe strategët digjital për të hartuar rrugën për politikat e veprimit të Evropës në hulumtim të TIK. Pritet që me tepër se 4000 hulumtues, inovatorë, ndërmarrës, përfaqësues të industrive, të rinj dhe politikanë të jenë prezent në Vilnius!