Hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm
Është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog. Numri i pjesëmarrëve të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm përfshinë 53 të rinjë, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.
Gjatë kësaj jave të rinjët do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të Shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale. Është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në 3,000.00 Euro për zhvillim të mëtutjeshëm.
Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe vetë-punësimin.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.
Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një vlerë e shtuar kundrejt Javës së ndërmarrësisë që po mbahet këto ditë në Kosovë.