Gara për mësimdhënës inovativ nga Kosova

Microsoft organizonë dy gara kombëtare për të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Kosova.

Gara e parë është për mësimdhënës inovativ nga Kosova (Microsoft Innovative Educator -MIE). Microsoft Innovative Educator (MIE) është program ekskluziv i projektuar për të njohur mësuesit vizioner nga e gjithë bota të cilët përdorin teknologjinë për t’ua treguar eksperiencën kolegëve të tyre se si të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë gjatë punës së tyre me nxënësit.

Shpërblime: Mësidhënësi i cili do të përzgjidhet si Microsoft Innovative Educator (MIE) ekspert do ta përfaqësojë Kosovën në evenimentin Microsoft Global Educator Exchange e cila do të mbahet në pranverë të vitit 2016. Për më shumë detaje rreth programit, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link: https://onedrive.live.com/view.aspx?resid=E8C7045944002E51!427&ithint=file%2cdocx&app=Word&authkey=!AAi5wmyyA0tpdjA

Gara e dytë për mësimdhënës inovativ nga Kosova në kuadër të garës rajonale MIXathon për 2015 – 2016. Gara rajonale Microsoft Miksathon (Microsoft MIXathon) Challenge është një mundësi e përkryer për t’i njohur dhe shpërblyer mësimdhënësit tonë inovativ.

Shpërblime: Fituesi i garës së bashku me pjesëmarrësit e 32 shteteve të tjera do ta përfaqësojë Kosovën në garën rajonale të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gara rajonale do të mbahet në pranverë të vitit 2016. Për më shumë detaje rreth kësaj gare, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link: https://onedrive.live.com/view.aspx?resid=E8C7045944002E51!426&ithint=file%2cdocx&app=Word&authkey=!AIGNCW6Kburq0Bo

Afati i fundit për aplikim në këto gara është data 4 dhjetor 2015. Mësimdhënësit me aplikacionet më të mira do të ftohen në konferencën e cila do të organizohet më 08 Dhjetor 2015, në Hotel Emerald, dhe po në këtë ngjarje do të jenë të shpallur edhe fituesit e kësaj gare.