Forumi Gjerman i ITO & BPO 2014
Me 1 Tetor, 2014 STIKK mori pjesë në Forumin Gjerman 2014 të ITO dhe BPO e cila u mbajt në Berlin të Gjermanisë. STIKK gjatë këtij udhëtimi pati mundësinë të takohet me disa partnerë potencial me qëllim të rritjes së vizibilitetit të Kosovës dhe me theks të veçantë sektorit të TIK dhe anëtarëve të saj. Gjatë këtij udhëtimi STIKK u takua me BITKOM – Shoqata Federale e Teknologjisë së Informacionit, ku u diskutuan mundësitë e ndarjes se informatave si dhe projektet e mundshme të përbashkëta në kuadër të kornizës së re të KE Horizon2020. Gjithashtu, u adresua mundësia e përfshirjes së Kosovës në raportet e tregjeve të EITO (European IT Observatory).
Takime u zhvilluan edhe me z. Ivo Betke nga webcrowd, Dr. Sandra Schulz nga ECO (Association of the German Internet Industry) dhe Mr. Maciel Laskus nga Tash.io, ku u biseduan mundësitë e ndryshme për bashkëpunim nga të cilat mund të përfitojë sektori i TIK në Kosovë. Gjatë këtij udhëtimi STIKK gjithashtu u takua me 2 akceleratore Axel Springer Plug&Play dhe Startupbootcamp, me të cilët u diskutuan mundësitë e ndarjes së informatave dhe bashkëpunimit veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit me ICK-në si dhe start-up të tjerë me potencial për rritje.
ITO&BPO Germany Forum është ngjarja e vetme ndërkombëtare për industrinë e ITO&BPO, për shkëmbimin e praktikave të mira, informatat lidhur me destinacionet dhe modelet e bizneseve. Ngjarja është jo komerciale, e pavarur dhe e organizuar nga ekspertet e industrisë. Kjo ngjarje është fokusuar në prezantimin e praktikave më të mira si dhe destinacionet ITO&BPO nga Ukraina, Bulgaria dhe shumë shtete tjera të suksesshme të cilat tani janë destinacione të favorshme për eksportimin e shërbimeve dhe gjithashtu kanë siguruar informata të dobishme mbi atë se në çfarë duhet të përqendrohet një shtet në mënyrë që të rritë vizibilitetin dhe të bëhet një IT Outsourcing Destination.