Drejtoresha Ekzekutive e STIKK zgjidhet Kryetare e Trupës Këshill-dhënëse të FIEK
Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, Vjollca Çavolli, është zgjedhur Kryetare e Trupës Këshill-dhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës!
Bordi Këshillimor i FIEK-ut është një grup i vlerësuar i individëve me njohuri dhe përvojë të lartë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e punës së FIEK.
Trupa Keshill-dhënëse, mund t’i sugjeroj Këshillit të FIEK-ut përditesimin e programeve të studimeve, për të siguruar që studentët marrin përgatitjen e duhur profesionale, në përputhje me kërkesat e tregut. Ky bord mbështet FIEK-un dhe tregun e punës të fushë veprimtarisë përkatëse, në krijimin e grupeve të përbashkëta punuese. Anëtarët e këtij bordi bashkëpunojnë me FIEK-un në fushën e kërkimeve shkencore, shërbimeve profesionale, ndërmjetësimeve për inovacionce, si dhe në propozime për bashkëpunim në projekte të përbashkëta me FIEK-un dhe partnerë të tjerë.
STIKK është i vendosur në bashkepunimin me institucione të arsimit të lartë dhe profesional pasi mbështetja e tyre është vitale për tregun e punës së sektorit TIK dhe për edukimin sa më cilësor të studentëve të Kosovës.
Më herët STIKK ka nënshkruar me FIEK një memorandum bashkëpunimi me qëllim forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe shkëmbimit ë studentëve me qëllim të punës praktike dhe punësimit tek kompanitë anëtare të STIKK