Deklaratë nga anëtarësia e STIKK e drejtuar Institucioneve mbi gjendjen emergjente të shkaktuar nga Covid19

PRISHTINË, 24.03.2020

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), shoqatë kjo e cila në anëtarësi të saj përmbanë kompani private të cilat ofrojnë konsulencë, shërbime dhe produkte të komunikimit dhe të teknologjisë, përmes kësaj shkrese po i drejtohet Institucioneve dhe Ministrive relevante shtetërore për të adresuar nevojat konkrete të sektorit të TIK-ut, për të ndihmuar dhe parandaluar rrezikimin e ekzistencës së kompanive në këtë sektor, pas gjendjes emergjente të krijuar përshkak të COVID-19.
Fillimisht duam ta përgëzojmë vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për shtyrjen e deklarimeve tatimore deri më 30 qershor, ky vendim është shumë i mirëpritur dhe një bare më pak për drejtuesit e bizneseve në këtë periudhë të vështirë.

Së dyti, propozojmë që Ministritë tjera të ndjekin po të njejtin shembull sikurse Ministria e Financave dhe Transfereve (Vendimi i datës 19.03.2020)[*1], si dhe të Qeverisë së Shqipërisë (Vendim i dates: 19.03.2020)[*2], dhe të ndërmarrin masa të cilat do t’iu ndihmonin drejtuesëve të bizneseve të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në çfarëdo forme të improvizuar derisa gjendja emergjengjente të rikthehet në normalitet. Disa nga propozimet tona të cilat janë vijn nga brengat e komunitetit të TIK-ut në Kosovë, për hapat që duhet ndërmarrur janë:

1. Të shqyrtohet mundësia për subvencionim të plotë apo pjesshëm të rrogave të punëtorëve gjatë periudhës sa zgjatë gjendja emergjente;

2. Të sigurohet furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike dhe qasje në Internet gjatë periudhës sa zgjatë gjendja emergjente; (sipas propozimit të zëvëndëskryeministrit z. Avdullah Hoti)[*3]

3. Të aktivizohet klauzola e “Force Majeure” për shpenzime të qeras dhe lizingut, pra të pezullohen ato, derisa vendi është në gjendje emergjente;

4. Të pezullohen kamatat e interesit në të gjitha kreditë dhe obligimet kreditore derisa vendi është në gjendje emergjente;

5. Të pezullohen pagesat e shërbimeve komunale derisa vendi është në gjendje emergjente;

Ju bëjmë thirrje të gjitha Institucioneve dhe Ministrive ti marrin seriozisht këto propozime pasiqë kjo gjendje emergjente e shkaktuar do të ndikoj shumë edhe në ekonomin e vendit tonë dhe do të marr kohë deri në rikthim në normalitet. Masat e propozuara janë masa parandaluese të problemeve shumë më të mëdha që mund të vijn nëse nuk reagohet me kohë.
Masë e rekomandueshme e menjëhershme pas pikave të përmendura mbetet zhvillimi i programit mbështetës për krijimin e pakove stimuluese financiare për rimëkëmbje. Qeveria të përkushtohet që në bashkëpunim të ngushtë me pëfaqësues të sektorit privat dhe ekspertët e fushës, të zhvillon programin e detajuar të pakos stimuluese financiare për mbështetjen e sektorit privat.
Këto pako stimuluese financiare do të shfrytëzohen në fazën e rimëkembjes për:

1. Ofrimin e subvencioneve për bizneset për mbulimin e obligimeve operacionale, përfshi pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative në mënyrë që të nxitet rimëkëmbja vetanake sa më shpejtë.

2. Shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar per Garanci Kreditore, të cilat duhet të perdoren nga Bankat Komerciale në Kosovë për ofrimin e likuiditetit shtesë përmes produkteve kreditore për bizneset në Kosovë për nxitjen e zhvillimit të biznesit, sidomos të sektorit të shërbimeve të TIK.

3. Zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

Në fund edhe njëhere deshëm që në emër të anëtarëve të STIKK të shprehim gatishmërinë e angazhimit dhe të falendrojmë komapnitë anëtare dhe komunitetin qe i janë dale në ndihmë pro-bono institucioneve me shërbimet, produktet dhe stafin e tyre për të tejkaluar situatën emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

Me Respekt,
Anëtarësia e STIKK

* 1 – https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/1277C340-1F3F-4574-A6C2-A6842A0ED1E4.pdf
* 2 – https://kryeministria.al/newsroom/plani-financiar-per-perballimin-e-pasojave-te-covid-19/
* 3 – https://www.koha.net/arberi/213407/prezantohen-masat-e-reja-te-qeverise/