Call for Consultants on Digitalization Transformation Strategy

Call for Consultants on Digitalization Transformation Strategy

The project “Digitalization Path” – funded by the USAID Economic Development, Governance and Enterprise Growth Project and implemented by MASIT (North Macedonia) in partnership with STIKK (Kosovo) and ICT Net (Serbia) is seeking for Consultants for Digital Transformation Strategies for SMEs .

The hired consultant(s) will be responsible for creating personalized Digital Transformation Strategies for 20 SMEs in Macedonia, Kosovo and Serbia, operating in the sector of agriculture and processing, light manufacturing (apparel and textiles, wood processing), and tourism (eco-tourism, rural tourism, and adventure tourism). The goal of each strategy is to effectively identify and prioritize IT solutions that would potentially have the highest return on improving the business operations of each SME.

The application will be open till 18th of September 2020.

For more information please click the link.

 

Erasmus for Young Entrepreneurs

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës [STIKK], nga data 1 shkurt 2020 është njëra ndër organizatat implementuese të programit Erasmus for Young Entrepreneurs, projekt ky i iniciuar nga Bashkimi Europian. Erasmus for Young Entrepreneurs është një skemë e dedikuar ndërmarrësve dhe synon të ofrojë mundësi për ndërmarrësit aspirues ose ata që sapo kan filluar veprimtarinë e tyre, të udhëtojnë jasht vendit, brenda Europës, për të zhvilluar aftësitë e tyre ndërmarrëse në drejtimin e një biznesi nën mentorimin e një ndërmarrësi të eksperiencuar dhe me përvojë të gjatë.

Erasmus for Young Entrepreneurs është një program i cili po implementohet tash e dhjetë vite, me më tepër se 14.000 ndërmarrës të ri dhe eksperiencuar që figurojnë në databazë dhe me mbi 7.000 shkëmbime të suksesshme deri tani. Kohëzgjatja e qëndrimit në vizitë është nga 1 deri në 6 muaj, ku gjatë kësaj kohe ndërmarrësit aspirues ose të ri kalojnë kohë me ndërmarrësin e eksperiencuar në kompaninë e tij dhe kështu fitojnë përvojë dhe njohuri se si duhet të udhëhiqet një biznes i suksesshëm.

Nëse e shihni veten si një ndërmarrës aspirues, ndërmarrës i ri apo si një ndërmarrës i eksperiencuar që dëshiron të ndihmoj ndërmarrësit e ri nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse të programit, ju lutem vizitoni webfaqen www.erasmus-entrepreneurs.eu ku edhe mund të gjeni informata të detajuara se si të bëheni pjesë e programit dhe të aplikoni për pjesëmarrje. Meqë Kosova për herë të parë ka të drejtë të jetë pjesë e programit EYE, në rast se ju duhet ndihmë me mbushjen e aplikacionit ose të kuptoni më mirë benefitet dhe qëllimin e programit, mos hezitoni të na kontaktoni në [email protected] apo [email protected]

Deklaratë nga anëtarësia e STIKK e drejtuar Institucioneve mbi gjendjen emergjente të shkaktuar nga Covid19

PRISHTINË, 24.03.2020

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), shoqatë kjo e cila në anëtarësi të saj përmbanë kompani private të cilat ofrojnë konsulencë, shërbime dhe produkte të komunikimit dhe të teknologjisë, përmes kësaj shkrese po i drejtohet Institucioneve dhe Ministrive relevante shtetërore për të adresuar nevojat konkrete të sektorit të TIK-ut, për të ndihmuar dhe parandaluar rrezikimin e ekzistencës së kompanive në këtë sektor, pas gjendjes emergjente të krijuar përshkak të COVID-19.
Fillimisht duam ta përgëzojmë vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për shtyrjen e deklarimeve tatimore deri më 30 qershor, ky vendim është shumë i mirëpritur dhe një bare më pak për drejtuesit e bizneseve në këtë periudhë të vështirë.

Së dyti, propozojmë që Ministritë tjera të ndjekin po të njejtin shembull sikurse Ministria e Financave dhe Transfereve (Vendimi i datës 19.03.2020)[*1], si dhe të Qeverisë së Shqipërisë (Vendim i dates: 19.03.2020)[*2], dhe të ndërmarrin masa të cilat do t’iu ndihmonin drejtuesëve të bizneseve të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në çfarëdo forme të improvizuar derisa gjendja emergjengjente të rikthehet në normalitet. Disa nga propozimet tona të cilat janë vijn nga brengat e komunitetit të TIK-ut në Kosovë, për hapat që duhet ndërmarrur janë:

1. Të shqyrtohet mundësia për subvencionim të plotë apo pjesshëm të rrogave të punëtorëve gjatë periudhës sa zgjatë gjendja emergjente;

2. Të sigurohet furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike dhe qasje në Internet gjatë periudhës sa zgjatë gjendja emergjente; (sipas propozimit të zëvëndëskryeministrit z. Avdullah Hoti)[*3]

3. Të aktivizohet klauzola e “Force Majeure” për shpenzime të qeras dhe lizingut, pra të pezullohen ato, derisa vendi është në gjendje emergjente;

4. Të pezullohen kamatat e interesit në të gjitha kreditë dhe obligimet kreditore derisa vendi është në gjendje emergjente;

5. Të pezullohen pagesat e shërbimeve komunale derisa vendi është në gjendje emergjente;

Ju bëjmë thirrje të gjitha Institucioneve dhe Ministrive ti marrin seriozisht këto propozime pasiqë kjo gjendje emergjente e shkaktuar do të ndikoj shumë edhe në ekonomin e vendit tonë dhe do të marr kohë deri në rikthim në normalitet. Masat e propozuara janë masa parandaluese të problemeve shumë më të mëdha që mund të vijn nëse nuk reagohet me kohë.
Masë e rekomandueshme e menjëhershme pas pikave të përmendura mbetet zhvillimi i programit mbështetës për krijimin e pakove stimuluese financiare për rimëkëmbje. Qeveria të përkushtohet që në bashkëpunim të ngushtë me pëfaqësues të sektorit privat dhe ekspertët e fushës, të zhvillon programin e detajuar të pakos stimuluese financiare për mbështetjen e sektorit privat.
Këto pako stimuluese financiare do të shfrytëzohen në fazën e rimëkembjes për:

1. Ofrimin e subvencioneve për bizneset për mbulimin e obligimeve operacionale, përfshi pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative në mënyrë që të nxitet rimëkëmbja vetanake sa më shpejtë.

2. Shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar per Garanci Kreditore, të cilat duhet të perdoren nga Bankat Komerciale në Kosovë për ofrimin e likuiditetit shtesë përmes produkteve kreditore për bizneset në Kosovë për nxitjen e zhvillimit të biznesit, sidomos të sektorit të shërbimeve të TIK.

3. Zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

Në fund edhe njëhere deshëm që në emër të anëtarëve të STIKK të shprehim gatishmërinë e angazhimit dhe të falendrojmë komapnitë anëtare dhe komunitetin qe i janë dale në ndihmë pro-bono institucioneve me shërbimet, produktet dhe stafin e tyre për të tejkaluar situatën emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

Me Respekt,
Anëtarësia e STIKK

* 1 – https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/1277C340-1F3F-4574-A6C2-A6842A0ED1E4.pdf
* 2 – https://kryeministria.al/newsroom/plani-financiar-per-perballimin-e-pasojave-te-covid-19/
* 3 – https://www.koha.net/arberi/213407/prezantohen-masat-e-reja-te-qeverise/

Kuvendi i XII-të i STIKK

Prishtinë, 03 mars 2020 – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës [STIKK], të martën organizoi takimin e dymbëdhjetë (XII) të kuvendit gjatë të cilit u prezantuan para anëtarëve rezultatet dhe të arriturat e STIKK-ut gjatë viti 2019, si dhe u diskutuan aktivitetet e planifikuara për vitin 2020. Planet dhe aktivitetet e diskutuara me të gjithë të pranishimit në Kuvend janë të konceptuara në mënyrë që të vazhdojnë angazhimin dhe përforcojnë misionin e STIKK-ut që ka të bëjë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes për sektorin tonë dhe të ngris nivelin e konkurueshmërisë së kompanive vendore në tregjet ndërkomëtare.

Në takminin e XII-të të Kuvendit të STIKK, kishim nderin ta mirëpresim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i cili bëri hapjen e këtij takimi duke ju drejtuar anëtarëve të pranishëm ku theksoi rëndësinë e sektorit të TIK-ut në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, si dhe shprehi gaditshmërinë për mbështetje institucionale në zhvillim të sektorit. Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri tregoi edhe për disa prioritete të qeverisë së vendit që kanë të bëjnë me sektorin tonë e ndër të cilat përfshihen: ofrimi i trajnimeve për mësimdhënës në mënyrë që ata ti përshtaten trendeve të teknologjisë dhe kërkesave të tregut, themelimi i qendrave të teknologjisë me infrastrukturë të qëndrueshme dhe tërheqëse për kompanitë ndërkombëtare dhe vendore, zhvillimi i politikave stimuluese për mbështetjen e TIK-ut në veçanti për kompani të reja (start-ups) dhe miratimi i standardeve ndërkombëtare përkatëse të TIK-ut për institucionet publike dhe biznese. Përveç Kryeministrit, në Kuvendin e XII-të të STIKK, të pranishëm ishin edhe mysafirë special znj. Leonora Kusari – BERZH, znj. Fjolla Restelica – Projekti KODE i Bankës Botërore dhe z. Ahmet Jetullahu – REA Prishtina (EU support for the competitiveness of Kosovo’s ICT sector). Mysafirët prezantuan para anëtarëve projektet e tyre të cilat ndërlidhen ngusht me zhvillimin e sektorit të TIK-ut në vendin tonë, si dhe mundësitë e ndryshme për angazhimin e kompanive anëtarë në realizimin e këtyre projekteve.

Pas fjalimeve të mysafirëve të Kuvendit, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, znj. Vjollca Çavolli prezantoi një përmbledhje të aktiviteteve dhe të arriturave brenda vitit 2019, si dhe shpalosi disa nga planet për vitin 2020. Anëtarët e Bordit të STIKK, z, Arianit Fazliu dhe z. Çelik Nimani vazhduan me prezantimin e raportit vjetorë të STIKK, si dhe planin e punës dhe buxhetin e shoqatës për vitin 2020.

Pika e fundit e rendit të ditës së Kuvendit të XII-të të anëtarëve të shoqatës kishte të bënte me përzgjedhjen e anëtarëve të ri të Bordit të STIKK, ku pas procesit të votimit, u konfirmuan anëtarët e ri të bordit, e që janë: znj. Donjeta Sahatçiu (Kryetare e Bordit), z. Çelik Nimani (Nën-kryetar i Bordit), z. Arianit Fazliu, znj. Zana Budima, znj. Hana Qerimi, z. Astrit Desku, z. Astrit Leti, z. Valon Canhasi dhe z. Dardan Velija.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Rreth STIKK

Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë. Që nga themelimi në 2008, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë.

Misioni i STIKK është ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për TIK-un duke përkrahur biznes-bërje brenda dhe jashtë Kosovës, vendosjen e standardeve, mundësitë e arsimimit si dhe duke avokuar për të siguruar investime të reja.

Aktualisht, shoqata përfaqëson rreth 90% të sektorit të gjithëmbarshëm të TIK në Kosovë.

[RISHPALLJE] Kërkesë për ofertim: IT Barometer 2019

STIKK ka rihapur kërkesë publike për ofertim të kompanive hulumtuese të cilat do të bëjnë përpunimin e të dhënave dhe përgatitjen e raportit të IT Barometer të Kosovës për vitin 2019.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës.

Afati i fundit i paraqitjes së ofertës teknike dhe financiare (duke u bazuar në ToR) është deri më 05.12.2019, tek [email protected].

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

ToR 17/STIKK/2019 – 2nd Call – Data Analytics and Report preparation services for IT Barometer 2019:
https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/12/17STIKK2019-ToR-2nd-Call-Data-Analytics-and-Report-Preparation-for-IT-Barometer-2019.pdf

 

Kërkesë për ofertim: IT Barometer 2019

STIKK bënë kërkesë për ofertim të kompanive hulumtuese të cilat do të bëjnë përpunimin e të dhënave dhe përgatitjen e raportit të IT Barometer të Kosovës për vitin 2019.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës.

Afati i fundit i paraqitjes së ofertës teknike dhe financiare (duke u bazuar në ToR) është deri më 28.11.2019, tek [email protected].

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

ToR 16/STIKK/2019 – Analytics and Report preparation services for IT Barometer 2019:
https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/11/16STIKK2019_ToR_IT_Barometer.pdf

 

Kërkesë për shprehje të interesit: Krijimi i Identitetit [Brendimit] për Industrinë TIK në Kosovë dhe Zhvillimit të Planit të Integruar të Marketingut

STIKK bënë kërkesë për ofertim të kompanive të cilat ofrojnë shërbime të krijimit të Identitetit [Brendimit] për Industrinë TIK në Kosovë dhe Zhvillimit të Planit të Integruar të Marketingut.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës.

Afati i fundit i për të dërguar shprehjen e interesit është deri më 19.04.2019[email protected].

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail në [email protected].

05/STIKK/2019 – 05-STIKK-2019 – RfEoI – Brendimi i sektorit te TIK-ut dhe zhvillimi i planit te integruar te marketingut: https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/04/05-STIKK-2019-RfEoI-Brendimi-i-sektorit-te-TIK-ut-dhe-zhvillimi-i-planit-te-integruar-te-marketingut.pdf

Ky aktivitet është pjesë e projekti “Transformimi Digjital i Ekonomisë Kosovare”, i cili përkrahet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Republikës së Kosovës.

Kërkesë për oferta: Zhvillimi i Hulumtimit të nevojave të tregut kosovar për shkathtësitë të TIK në sektorët e tjerë

STIKK bënë kërkesë për ofertim të kompanive të cilat ofrojnë shërbime të zhvillimit të Hulumtimit të nevojave të tregut kosovar për shkathtësitë të TIK në sektorët e tjerë.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës.

Afati i fundit i paraqitjes së ofertës teknike dhe financiare (duke u bazuar në ToR) është deri më 22.04.2019[email protected].

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail në [email protected].

04/STIKK/2019 – Termat e Referencës për Zhvillimin e Hulumtimit të Nevojave të Tregut Kosovar për Shkathtësitë të TIK në Sektorët e Tjerë: https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/04/04-STIKK-2019-ToR-Zhvillimi-i-Hulumtimit-të-nevojave-të-tregut-kosovar-për-shkathtësitë-të-TIK-në-sektorët-e-tjerë.pdf

Ky aktivitet është pjesë e projekti “Transformimi Digjital i Ekonomisë Kosovare”, i cili përkrahet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Republikës së Kosovës.

Regjistrohu për kurset “Information Security”

Në vazhdim te përpjekjeve për të promovuar mundësi të reja për kompanitë anëtare dhe për të zgjeruar fushën e shërbimeve të cilat mund ti eksportojmë në të ardhmën, STIKK ofron mundësi te reja të trajnimeve dhe certifikimeve.
Në kuadër të STIKK Education, STIKK do të organizoj trajnimin Information Security, me përkrahje të GIZ, përmes projektit Creating Employment Through Export Promotion (CETEP).
Ky trajnim është i dizajnuar që t’i informojë zhvilluesit me zhvillimet fundamentale të Top 10 reziqeve ne Web-faqe, se si keqpërdoren, dhe si të shkruajmë kod i cili është i sigurtë nga këto reziqe. Trainerë do të jenë Dr. George Sharkov (National Cybersecurity Coordinator in Bulgaria), Yavor Papazov (Technical Manager në CyResLab), dhe Martin Georgiev (Computer Networks and CyberSecurity Expert në CyResLab).

Trajnimi është falas!
Trajnimi është 1 ditor dhe do të mbahet në 3 data te ndryshme: 12, 13 dhe 14 Mars 2019, nga ora 09:00 deri në 17:00.

Ju lutem të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarjen me zgjedhjen e datës përmes këtij linku: https://doodle.com/poll/r6xuggavyuum7mty

Ejani dhe çertifikohuni mbrenda ditës nga ESI CEE!

* Pjesëmarrjen duhet ta konfirmoni deri më 11 Mars 2019!
** Numri i Pjesëmarrësve është i limituar

Kuvendi i XI-të i STIKK

Prishtinë, 28 shkurt 2019 – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), të enjten organizoi Kuvendin e njëmbëdhjetë (XI) të shoqatës, ku u prezantuan rezultatet dhe të arriturat e shoqatës gjatë vitit që lam pas (2018) si dhe u shpalosën planet dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2019, të cilat e përforcojnë dhe vazhdojnë misionin e STIKK-ut për përmirësimin e ambientit të të bërit bizines për sektorin e TIK-ut në vendin tonë.
Në Kuvendin e XI-të të shoqatës, të pranishëm ishin përfaqësues nga shumica e kompanive anëtare të shoqatës, e poashtu edhe mysafirë special si z. Valdrin Lluka – Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe z. Neil Taylor – Udhëheqës i zyrës së BERZH në Kosovë. Gjatë fjalimit të tij, z. Lluka ka treguar për mbështetjen që Ministria e Zhvillimit Ekonomik i ofron sektorit të TIK-ut në Kosovë, si nga ana e promovimit të këtij sektorit e poashtu edhe për përpjekjet e Ministrisë për t‘i ofruar akterëve të kësaj industrie mundësi të ndryshme të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të biznesbërjes për këtë sektor, me fokus të veçantë në finalizimin e projektit për Parkun Teknologjik “Tech Park Prishtina” që sipas z. Lluka është njëri ndër projektet më ambicioze të realizuara në vendin tonë viteve të fundit dhe me ndikim të veçantë në ekonominë e përgjithshme të vendit tonë. Ndër të tjera, Ministri Lluka poashtu shpalosi edhe disa detaje për planet e projektin “Smart Villages“, projekt ky i cili poashtu gëzon edhe mbështetje nga Bashkimi Europian. Ndërsa z. Taylor përgjatë fjalimit të tij tregoi për mënyrat e ndryshme se si BERZH e përkrahë zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë dhe gatishmërinë e BERZH-it të jetë një shtyllë e fortë financiare për realizimin e projekteve të ndryshme dhe përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për sektorin e TIK. Ai poashtu potencoi se është shumë i impresionuar nga të arrituar e këtij sektori viteve të fundit dhe se ndjehet shumë i sigurt se ky sektor do të vazhdojë me rritje pozitive. Dhe për fund, z. Taylor përgëzoi të gjithë pjesmarrësit e këtij Kuvendi për punën e palodhshme që bënë përgjatë vitit 2018, punë kjo e cila shihet pëmes rezultateve të arrituara gjatë 2018.
Pas fjalimeve të mysafirëve, para anëtarëve të shoqatës Drejtoresha Ekzekutive e STIKK znj. Vjollca Çavolli prezantoi raportin e punës njëvjeçare të vitit 2018, planet edhe aktivitetet e planifikuara për këtë vit (2019) ku fokus të veçantë kishte përfundimi dhe hapaja e Parkut Teknologjik “Tech Park Prishtina“, projekt ky që tashmë vetëm ka hyrë në fazën e fundit të realizimit. Znj. Çavolli poshtu njoftoi Kuvendin edhe për anëtarët e ri të shoqatës dhe planet afatgjatë të shoqatës.
Krejt në fund, në Kuvend u votua Auditori i pavarur që do ta bëjë auditimin financiar e shoqatës për periudhën 2019 – 2021.
***
Rreth STIKK
Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë. Që nga themelimi në 2008, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë.
Misioni i STIKK është ndihmojë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për TIK-un duke përkrahur biznes-bërje brenda dhe jashtë Kosovës, vendosjen e standardeve, mundësitë e arsimimit si dhe duke avokuar për të siguruar investime të reja.
Aktualisht, shoqata përfaqëson rreth 90% të sektorit të gjithëmbarshëm të TIK në Kosovë. Interesimi i kompanive është në rritje e sipër, gjë e cila vjen si rezultat i vetëdijesimit të tyre për përparësitë që iu ofrohen në kuadër të shoqatës.