Mbahet konferenca rajonale KosICT’13

Edicioni i dytë i konferencës KosICT organizuar nga STIKK, në Prishtinë në ambientet e Hotel Emerald, arriti që sërish të mbledhë një numër të folësve vendor e të huaj për të folur mbi transformimin digjital, zgjidhjet mobile dhe të ardhmen e outsourcing.Me synimin e mbështetjes afatgjate të industrisë së TIK-ut në Kosovë, STIKK ka menaxhuar që të mbledh lojtar kyç nga Kosova dhe më gjerë duke përfshirë ndërmarrës, udhëheqës e menaxher prej kompanive në vend, Norvegji, Gjermani, Bullgari, etj, për të ndarë dhe shkëmbyer përvoja mbi rëndësinë e transformimit digjital dhe adaptimit, të trendëve mobile të sotme dhe gabimet që mund të evitohen gjatë outsourcing.Fjalimet përshëndetëse u përbënë nga Shkumbin Brestovci, Kryetar i Bordit të STIKK, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë z. Jan Braathu dhe Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive në STIKK, të cilët theksuan rëndësinë e rolit të industrisë në punën e përbashkët dhe në vet asociacionin në përfaqësimin e saj dhe në lidhjen për komunikim me qeveri, industri dhe sektor të edukimit.

Prezantimet nga Alexander Ammer, Anders Indset dhe Georgy Buchkov, u fokusuan në rolin e digjitalizimit për të bërë ndryshime në fusha të ndryshme qofshin ato në një fabrikë në Afrikë apo një video trend nga Ylvis, që po përjeton jashtëzakonisht shumë klikime në Youtube. “Dështimi është i mirë, ju duhet të dështoni që të keni sukses” ishte këshilla e dhënë nga Anders Indset, gjersa ai po fokusohej në prezantimin e tij mbi rolin e mësimeve të mësuara nga dështimet.Ne temën lidhur me Outsourcing, Bernhard Janischowsky pati një pjesë interesante mbi eksperiencën e tij me projekte të mëdha dhe klient ndërkombëtar, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK foli gjithashtu mbi rolin e vet qendrës në mbështetje të kompanive, kurse dy kompani nga Innovation Centre Kosovo, ZAG Apps dhe Solaborate, prezantuan mbi hapat e tyre drejt zhvillimit dhe punës me klient në Kosovë, Evropë e SHBA.

Pjesa e fundit u fokusua në zgjidhjet mobile, ku audienca pati rastin të dëgjojë prezantime nga Arild Bjorn Larsen, drejtor i marketingut dhe zhvillimit pranë Making Waves, gjatë së cilit prezantim ai foli mbi rëndësinë e prezencës mobile si një biznes dhe mbi fokusimin në kualitet të produkteve dhe shërbimeve të ofruara. “Ne jemi 5 milion në Norvegji,dhe e konsiderojmë vetën treg të vogël. Sa gjysma e Londrës” tha Larsen, duke treguar se ka rëndësi në synime të mëdha dhe në të pasurit një treg me potencial. Karl-J Wack, ishte folësi i radhës me temën në sfidat e zhvillimit të zgjidhjeve mobile për korporata, kurse dy startup tjerë nga ICK ishin prezent në këtë pjesë, përkatësisht XIIIK dhe Appsix, që u fokusuan në ndjekjen e tregjeve të reja edhe në mungesë të eksperiencës por thjeshtë në bazë të pasionit, dhe në përzgjedhjen e ekipit të duhur për zhvillim.Konferenca ka pasur një audience prej mbi 130 pjesëmarrësish, që është moderuar nga Villu Arak, folës dhe ndërmarrës nga Estonia, që ishte prezent edhe vitin e kaluar.

Sponsorët kryesor: SPARK, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme, Ambasada Norvegjeze, GIZ, Kooperimi Gjerman, ICK, IPKO Foundation, IPKO, IPAK, Crimson Capital dhe Microsoft.Sponsor mbështetës: Cisco, Cacttus, httpool, Emerald Hotel, Universum, Adaptivit, PrimeDB, DM-ConsultingServices, Frutomania.Partnerë Industrial: AITA dhe MASIT.Partner medial:Kosovalive360, Telegrafi.com, Digjitale.com dhe Indeksonline.net.Partner kreativ: Entermedia, Frakton, Project Graphics dhe VM3.

Konferenca ka shënuar edhe 5 vjetorin e STIKK, për te cilën STIKK përgatit një video klip te shkurt i cili prezanton arritjet e STIKK-ut gjate këtyre 5 viteve.Konferenca KosICT u përcjell me nje B2B, ku kompanitë pjesëmarrëse patën rastin te takohen dhe zhvillojnë partneritet dhe bashkëpunim. Ngjarja B2B u mbajt ne Innovation Center Kosovo dhe pati me shumese 20 kompani prezentë duke përfshi kompanitë e ICK’se dhe anëtarët e STIKK.

Trajnimi “Quality Design of CBC Grant Projects”

STIKK mori pjese në Trajnimin “Quality Design of CBC Grant Projects” më 23 shtator 2013 në Pejë, trajnim ky iorganizuar nga TA2CBCKosovo, projekt iimplementuar nga ESEP financuar dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove. Në këtë trajnim është diskutuar për projektet e ardhshme në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe të financuara nga BE.

Punëtori mbi Strategjinë e promovimit të eksportit në TIK

Me 15 Gusht, STIKK ne bashkepunim me Capgemini dhe me perkrahje nga GIZ, organizuan puntorine mbi strategjine e promovimit te eksport ne TIK. Ne kete punetori moren pjese kompanite anetare te STIKK, institucionet relevante te sektorit te IT-se si dhe donatoret. Gjatë punetorise pjesemarresit shprehen mendimet e tyre ne lidhje me vizionin, objektivat, sfidat, metodologjine dhe mjetet e nevojshme per te zhvilluar me tej sektorin e TIK-ut. Ne kete punetori u paraqiten shembuj te ndryshem te strategjive per promovim te eksportit ne TIK nga rajoni dhe me gjere si: Maqedonia, Egjipti dhe India.

Konferenca rajonale KosICT 2013

STIKK edhe këtë vit organizon konferencën rajonale KosICT (www.kosict.com) e cila do të mbahet më 26 Shtator në Hotel Emerald, Prishtinë. Konferenca e sivjetme ka një rëndësi te veçante pasiqë organizohet me rastin e 5 vjetorit te themelimit te Shoqates dhe me kete rast sjellim temat me interes per sektorin sikurse si: Digital Transformation, Mobile Solutions dhe The Future of Nearshoring/Outsourcing. Me këtë rast anëtarët besnik të STIKK përfitojnë një bilete falas për kompani, ndërsa çmimi irregullt i pjesëmarrjes është 60 Euro.Për të gjithë pjesëmarrësit te cilët regjistrohen para datës 16 Shtator STIKK ofron një zbritje prej 20%. Gjithashtu, në kuadër të konferencës, më 27 Shtator në Innovation Center Kosovo do të mbahet një takim B2B, ku kompanitë vendore do të kenë mundësinë e shqyrtimit të bashkëpunimeve me kompanitë rajonale të TIK.

ICT–KOSEU: Grant udhëtimi për pjesëmarrje në ngjarjen ICT 2013

STIKK në emër të projektit ICT-KOSEU: Përkrahja e dialogut në mes të BE dhe Kosovës në Hulumtim dhe Zhvillimin të TIK, projekt ifinancuar nga programi FP7 i KE ka publikuar shpalljen për aplikim për grante udhëtimi për pjesëmarrje ne ngjarjen ICT 2013 e cila do të mbahet në Vilnius 6-8 Nëntor 2013.

Pas procesit të aplikimit komisioni i formuar nga anëtarët e konsorciumit të projektit kanë përzgjedhur 5 fitues në bazë të vlerësimit të aplikacioneve. Fituesit e grantit për ICT 2013 jane: Vullnet Kabashi,Kuvendi iRepublikës së Kosovës; Arten Avdiu, Universiteti iPrishtinës; Driton Hapçiu, CACTTUS sh.a.; Arbnor Hasani, Innovations Lab Kosovo;dhe Dren Imeraj, Smart Squared L.L.C. ICT2013 do të bashkojë më të mirët e Evropës ne hulumtim të TIK, me bizneset e reja dhe të vjetra, me startup-at e web, dhe strategët digjital për të hartuar rrugën për politikat e veprimit të Evropës në hulumtim të TIK. Pritet që me tepër se 4000 hulumtues, inovatorë, ndërmarrës, përfaqësues të industrive, të rinj dhe politikanë të jenë prezent në Vilnius!

STIKK merë pjesë në forumin “Gratë e Diasporës në Biznes”

Me 26 Korrik 2013 STIKK mori pjese ne forumin “Gratë e Diasporës në Biznes” iorganizuar nga Ministria e Diasporës, gjegjësisht Departamenti për Hulumtim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës. Të pranishme ishin rreth 120 gra afariste të suksesshme që udhëheqin bizneset e tyre nga Kosova, rajoni dhe diaspora, përfaqësuese nga organizatat ndërkombëtare ,UNDP-së në Kosovë, USAID-it në Kosovë dhe organizatat tjera të ndryshme.

Qëllimi i këtij projekti ishte që gratë nga Kosova, diaspora dhe rajoni të njoftohen për së afërmi me veprimtarit e njëra tjetrës, të indetifikohen format e bashkëpunimit, shkëmbim idesh dhe përvojash, krijimi irrjetëzimit të grave afariste.

5 vjetori i Ditës Mbarëkombëtare të TIK

Me 11 Korrik për herë të pestë u mbajt Dita mbarëkombëtare Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe komunikimit, në Tiranë, e organizuar nga STIKK dhe AITA. ku morën pjesë përfaqësues nga kompanitë private, komuniteti iprofesionisteve si dhe organizata dhe donatorë të huaj, kryesisht të sektorit të Teknologjisë së Informacionit. Gjatë këtij takimi kompanitë e pranishme patën rastin të takohen mes vete, dhe me përfaqësues institucionesh shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kosova ne “The Outsourcing Journal”

Ne baze te marrëveshjes se nënshkruar në mes te STIKK dhe Shoqatës Gjermane Austriake dhe Zvicrane te outsourcing-ut, STIKK ka prezantuar sektorin e TIK dhe shoqatën ne revistën “The Outsourcing Journal”.

Në linkun në vazhdim mundë ta lexoni artikullin

Përfaqësuesit e parlamentit Holandez vizituan kompanitë anëtare te STIKK

Ne kuadër te Projektit “ICT Value Chain” te udhëhequr nga organizata holandeze “SPARK”, me dt. 05 Korrik 2013 z. Jan Vos përfaqësuesi iparlamentit holandez, realizoi disa takime me kompanitë anëtare te STIKK.

Qëllimi kryesor i këtyre vizitave ka qenë identifikimi dhe promovimi i kompanive të profilit të TIK, të cilat kanë potencial për investime. Gjate këtij takimi kompanitë patën mundësin e prezantimit të veprimtarisë së tyre të tanishme dhe planet e tyre afatgjate.

Urime ditelindja ICK

Një vit ka kaluar nga ceremonia solemne e hapjes së Innovation Centre Kosovo (ICK) e cila në 12 muajt e kaluar me plotë meritë e mban nofkën “shtëpia e inovatorëve kosovarë”, siç është quajtur shpeshherë nga mediat kosovare.Gjatë vitit të parë të funksionimit Innovation Centre Kosovo vazhdimisht i ka ndihmuar 115 anëtarët e 26 ekipeve që kanë kaluar nëpër inkubatorin e qendrës, ka organizuar trajnime, ngjarje, seminare të ndryshme kushtuar ndërmarrësve kosovarë. ICK me aktivitet e saj ka arritur që në Kosovë të sjellë konceptin modern të ndërmarrësisë që kombinon biznesin, teknologjinë dhe inovacionin. ICK brenda vitit të parë të punës ka lidhur 19 marrëveshje bashkëpunimi me institucione, kompani, universitete, organizata të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës. Një vjetori i hapjes solemne të ICK-së është një mundësi për tu informuar nga afër me 25 trajnimet unike ku kanë marrë pjesë mbi 300 persona, 30 ngjarjet e organizuara me praninë e 1600 personave nga sfonde të ndryshme profesionale, si dhe të analizohen produktet dhe shërbimet e 17 ekipeve që aktualisht janë pjesë e inkubatorit të ICK-së. ICK poashtu ka përpiluar 4 manuale të dobishme për ndërmarrësit kosovarë. Në inkubatorin e ICK-së mes produkteve të ndryshme janë krijuar Pishpiriku- një ndër lojërat më në trend në Facebook, aplikacioni Math4Kids përmes të cilit fëmijët mësojnë matematikën duke u zbavitur, portali ButikOn.al që merret me tregtinë e veshjeve në tregun lokal dhe loja 3D “Lahuta e Malcisë”.

Aktualisht janë duke u finalizuar edhe disa produkte dhe shërbime të tjera nga ekipet në inkubatorin e ICK-së.“Forca drejtuese dhe qëllimi kryesor pas kësaj qendre është nevoja për krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos të atyre që janë të bazuara në teknologjinë e komunikimit dhe të informimit dhe të mbështesë ndërmarrësit në krijimin e kompanive të suksesshme”, tha Astrid Green kryetare e Bordit të ICK-së dhe Drejtore Ekzekutive e Athene Prosjektledelse AS. Green në ceremoninë e 1 vjetorit të hapjes së ICK-së poashtu theksoi se qendra është bazë e inovacionit ku ofrohen shërbime të rëndësishme për zhvillimin e bizneseve dhe trajnime të orientuara sipas nevojave të tregut. Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo e prezantoi punën e realizuar brenda një viti nga qendra. “Siç e dini Innovation Centre Kosovo është themeluar vitin e kaluar në qershor të vitit 2012 dhe është pjesë e projektit ‘Programi i zhvillimit të biznesit’ dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë”, tha Begu duke shtuar se ICK synon të identifikoj biznese, të bazuara në teknologji dhe inovacion, e që kanë potencial të zhvillohen. Ai tha se Innovation Centre Kosovo do të vazhdoj të përkrahë ndërmarrësit e rinj dhe idetë e tyre të biznesit të bazuara në teknologji dhe inovacion.Shkëlqesia e tij Jan Braathu ambasador iNorvegjisë në Kosovë tha se ndihet shumë ilumtur që ndodhet në ceremoninë e shënimit të një vjetorit të hapjes së ICK-së.

“Mendoj se ky ka qenë një vit shumë i mirë gjatë së cilës kohë janë arritur pritjet tona dhe shpresoj se gjatë këtij viti janë arritur edhe pritjet tuaja sepse kjo qendër e inovacionit nuk ka të bëjë me Norvegjinë, nuk ka të bëjë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë por ka të bëjë me Kosovën, me dhënien ndihmë kompanive”, tha Braathu duke shtuar se “vizioni jonë për qendrën është se kjo qendër duhet të jetë jo vetëm qendër për Kosovën apo vetëm për Norvegjinë por ne duam që kjo të jetë një qendër evropiane ku do të ketë bashkëpunim në nivel evropian në sektorin e TI-së”. Kurse Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) tha se “ne kemi një rini me një talent ende të pashfrytëzuar prandaj do të duhej ti japim një mundësi rinisë tonë që të punojë. Çavolli poashtu e falenderoi edhe shtetin norvegjez për dhënien ndihmë sektorit të IT-së në Kosovë përmes themelimit të ICK-së. Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.