STIKK mundëson diskutimin rreth shkathtësive në tregun e TIK në tryezën e rrumbullakët mes bizneseve dhe universiteteve

Në kuadër të Panairit të Punës, më 28 Maj 2014, STIKK organizoi tryezë të rrumbullakët në të cilën përfaqësuesit e sektorit privat dhe universiteteve patën mundësinë të diskutojnë rreth mangësisë së shkathtësive dhe mënyrave të tejkalimit të këtij problemi.

Takimi i cili u mbajt në zyret e Innovation Centre Kosovo (ICK), u hap nga znj. Vjollca Cavolli e cila falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë rreth organizimit të Panairit 2014. Si pjesë hyrëse për diskutim pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë prezantimin e znj. Lorika Tahiri lidhur me statistikat nga Panairi i Punës, si dhe prezantimin e raportit “Analiza e mangësisë se shkathtësive në TIK” nga z. Valon Canhasi.

Në këtë tryezë sektori privat pati mundësinë të shfaqin shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e shkathtësive të caktuara të cilat janë duke i hasur tek studentët gjë që vështirëson procesin e punësimit. Të dy palët: bizneset dhe përfaqësuesit e universiteteve u pajtuan që nevojitet një bashkëpunim me intensiv mes tyre në mënyrë që të zhvillohen shkathtësitë e caktuara për tejkalimin e këtyre pengesave.

Më këtë rast STIKK premtoi se do të vazhdojë me organizimin e takimeve të ngjashme me qëllim të krijimit të një platforme lehtësuese për komunitetin e biznesit dhe akademisë.

Dita Mbarëkombëtare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Me datën 10/07/2014 në Prevallë, është mbajtur takimi tradicional i komunitetit të TIK të trojeve shqiptare: “Dita Mbarëkombëtare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”. Kjo ngjarje e 6-shta me radhë e organizuar në këto troje solli bashkë kompanitë e TIK nga Kosova dhe Shqipëria.

Mbi 40 përfaqësues të sektorit të TIK u mblodhën në këtë takim me qëllim të identifikimit të modaliteteve të bashkëpunimit, njohjen, forcimin dhe krijimin e një rrjeti profesional mbarëkombëtar në fushën e TIK.

Takimi u hap nga Kryetari i Bordit te STIKK z. Shkumbin Brestovci, si nikoqir të ngjarjes, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Më pas pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjojnë prezantimin e z. Bardh Kadiu, Koordinator i Programeve në STIKK lidhur me IT Barometrin për Kosovë, dhe z. Romeo Sharko, Anëtari i Bordit të AITA lidhur me IT Barometrin e Shqipërisë.

Pas prezantimeve pjesëmarrësit patën mundësinë të kontribuojnë ne diskutim te hapur lidhur me vështirësitë të cilat hasen në aspektin e bashkëpunimit ne mes të dy vendeve. Kompanitë vazhduan të shkëmbenin përvojat dhe njohuritë e tyre edhe gjatë koktejit të paraparë për rrjetëzim.

Kompanitë prezent në këtë takim vlerësuan lartë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit për tejkalimin e barrierave të identifikuara dhe krijimin e një ambient më të favorshëm për bërjen e biznesit.

Kjo ditë u përmbyll me vizitën e realizuar në Lidhjen e Prizrenit.

STIKK mori pjesë në Triple Helix Workshops (Hulumtuesit, Donatorët & Komuniteti i biznesit)

Me datën 26 dhe 27 Qërshor, STIKK mori pjesë në punëtoritë e rradhës të organizuara nga OECD/EC për implementimin e projektit të Triple Helix që ka për qëllim rritjen e bashkpunimit në mes të Qeverisë-Akademisë-Industrisë për zhvillimin e inovacionit dhe aplikimin e R&D në Kosovë.

Në workshopin e parë u bisedua më shumë për angazhimin e hulumtuesve dhe akademisë për hulumtim dhe zhvillim, si dhe bashkëpunimin midis akademisë dhe industrisë private. Në workshopin e dytë donatorët patën rastin të tregojnë për veprimet e tyre në përmirësimin e edukimit, zhvillimin e hulumtimeve, ndihmën që japin për kompanitë lokale etj. Punëtoria e fundit ishte një grup i fokusuar i bizneseve Kosovare të interesuara në aplikimin e Triple Helix në Kosovë, ku qasja e qeverisë dhe akademisë ndaj nevojave të biznesit do të ishte më e lehtë. Pjesë e kësaj punëtorie ishin Sharrcem, Mamidoil, Procredit Bank etj., ndërsa AdaptivIT ishte kompania e vetme e cila e përfaqesoi sektorin e TIK-ut.

STIKK merr pjesë në vizitë studimore në Hungari

Këtë javë ( 23-28 Qershor), STIKK merr pjesë në vizitë studimore në Hungari, në kuadër të projektit PROCON, i cili ka për qëllim mbrojtjen e fëmijeve nga rreziqet e internetit. Vizita u organizua nga KEC ( Kosovo Education Center), ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; ARKEP-it, ISP-ve ( IPKO, PTK dhe Kujtesa), si dhe KYC ( Kosovo Youth Center). Në kuadër të vizitës, u realizua edhe takimi me Ambasadorin e Kosovës në Hungari, Z. Sami Ukelli

Punëtoria per zhvillimin e strategjisë për eksport të TI’se për Evropën Juglindore

Sot STIKK merr pjesë ne punëtorinë për zhvillimin e strategjisë për eksport të TI’së të Evropës Juglindore e cila po mbahet në Budvë. Zhvillimi i kësaj strategjisë organizohet dhe përkrahet nga projekti ORF – GIZ

Përfundoi trajnimi në Databaze

STIKK Training Academy duke filluar prej datës 26 deri 30 Maj, 2014 organizoi trajnimin 5 ditorë në Databaze. Ky trajnim ishtë dedikuar të gjithë studentëve të TIK dhe anëtarëve të STIKK-ut.

Në këtë trajnim studentët kanë pasur rastin të:

Mësojnë si te instalojnë dhe konfigurojnë te dhënat, si ti administrojnë te dhënat, si e ruajnë dhe te sigurojnë te dhënat dhe si eksportojnë apo importojnë te dhënat brenda kompanisë.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit kanë praktikuar të gjitha metodat e mësuara në praktike që të shohin se si realisht funksionojnë te gjitha konceptet e shpjeguara.

Për këtë trajnim, të gjithë pjesëmarrësit ditën e fundit pranuan një certifikatë të pjesëmarrjes.

Trajnimi Menaxhimi i Shitjes

Një tjetër trajnim i mbajtur në kuadër te STIKK Training Academy ishte Menaxhimi i Shitjes i cili u mbajt nga data 2- 6 Qershor, 2-14 me ligjërues Diedon Kica. Pjesëmarrësit kryesisht ishin nga kompanitë anëtare te STIKK si dhe studente te Marketingut.

Ne këtë trajnim more pjese 10 pjesëmarrës prej te cilëve 4 ishin femra dhe 6 meshkuj.

Gjate trajnimit pjesëmarrësit mësuan:

– Shitjen dhe rolin e saj ne Biznes,
– Shitjen ne Industrinë e TIK,
– Menaxhimin e Produkteve dhe Operimin e Shitjeve, si dhe
– Shitjen, Menaxhimin dhe Lidershipin.

Ne fund te trajnimit pjesëmarrësit morën certifikatat e tyre te pjesëmarrjes dhe ishin shume entuziast te shihnin se si do ti praktikonin te gjitha gjerat e mësuara ne punën dhe jetën e tyre te përditshme.

Përfundimi i Trajnimit Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM)

Në kuadër të STIKK Training Academy nga data 2 – 6 Qershor u mbajt trajnimi Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM) ligjëruar nga Dario Car, i cili iu dedikua te gjitha kompanive anëtare te STIKK si dhe studenteve te Teknologjisë dhe Informacionit.

Ne këtë trajnim morën pjese 11 pjesëmarrës prej te cilëve 4 ishin femra dhe 7 meshkuj.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit mësuan:

– CRM Software.
– Zhvillimin dhe analizimin e planit për CRM.
– Automatizimin dhe sinkronizimin e departamenteve të shitjes, marketingut, shërbimit ndaj klientit dhe mbështetjes teknike nëpërmjet CRM.
– Rritjen e vlerës se organizatës dhe konsumatorit nëpërmjet CRM.

Në fund te trajnimit pjesëmarrësit pranuan certifikatat e tyre të pjesëmarrjes.

STIKK mori pjesë në Tryezat e Përfaqësimit të Shoqatave karshi Partive Politike

Me datat 27 Maj dhe 3 Qershor, STIKK mori pjesë në Tryezat e Përfaqësimit të Shoqatave karshi Partive Politike, për ti shprehur shqetësimet si dhe nevojat gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës. Ky eveniment u organizua nga D4D dhe kishte për qëllim informimin dhe inspirimin e partive politike për t’i përfaqësuar çështje specifike. Partitë politike kanë prezantuar programet e tyre në mënyrë që ato të sfidohen nga përfaqësuesit e shoqatave. Reagime pozitive ka pas gjatë diskutimit nga të gjitha partitë politike, duke argumentuar rolin e shoqërisë civile në politikë-bërje.

Gjatë takimit, STIKK shpalosi nevojen për një Ministri të TIK dhe Inovacionit, si dhe adresoj çështjet e taksave në TIK, të cilat janë më të pafavorshmet në rajon.

Perfundoj sesioni i punetorive per draftimin e Strategjise Nacionale te TIK

Me 22 dhe 29 Maj STIKK organizoi dy punetorite e fundit per draftimin e Strategjise Nacionale te TI’se.

Ne punetorine e dates 22 Maj u mbulua moduli 5.2: Organizimi dhe Implementimi i Strategjisë te TI’se, ndersa me daten 29 Maj u mbulua moduli 6: Monitorimi dhe Vlerësimi.

Keto punetori u mundesuan me perkrahjen e Ambasades Norvegjeze dhe GIZ.