Mbështetni idenë tuaj për biznes përmes Innovation Centre Kosovo

Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm. Aplikoni online për të marr pjesë në garën për mbështetje të biznesit tuaj nga Inkubatori i ICK-së. Inkubatori mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca.

Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)?
Innovation Centre Kosovo (ICK) është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, e fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). Ajo është pajisur me kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në web-faqe, data-bazë, etj.

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë.

Ekipet e Inkubatorit do të përfitojnë nga programet e njohura botërisht si psh.: Microsoft BizSpark Network Partner dhe Amazon Web Service si dhe nga shumë programe të partnerëve të ICK-së.

Çka është inkubatori i ICK-së?
Inkubatori është pjesa themelore e ICK­‐së. Ai ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes si dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese.

Shërbimet e inkubatorit
– Tërë ekspertizën e nevojshme për të shndërruar idenë tuaj komerciale te mbështetur në TIK në biznes fitimprurës;
– Konsultime, mentorim dhe trajnime profesionale, të orientuara në treg;
– Zyra moderne në një ambient kreativ dhe afarist në qendër të Prishtinës;
– Qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare;
– Amazon Web Services;
– Microsoft BizSpark Network.

Inkubatori siguron shërbime para‐inkubatorike, inkubatorike dhe inkubim virtual, varësisht nga përvoja e ekipit si dhe shkalla e zhvillimi të idesë për biznes.

Kush mund të aplikojë?
Nëse keni një ide të shkëlqyeshme në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), me treg komercial, dhe doni të filloni afarizmin tuaj.

Nëse keni një kompani e cila ka vepruar më pak se dy vite, keni ndonjë produkt ose shërbim në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), dhe doni të zgjeroni dhe rritni afarizmin tuaj.

Ku mund të aplikojë?
Këtu: ickosovo.com/incubator-apply/

ICK – Ftesë publike për aplikime #11: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Call_for_Proposals11_alb.pdf

Zhvillimi i Planit të Marketingut të projektit të financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Zhvillimi i Planit të Marketingut nga një agjencion/kompani e Marketingut për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), po kërkon të angazhoj një agjenci/kompani për zhvillimin e planit të marketingut për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, planin e propozuar të kohës së implementimit dhe kreativitetin.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] duke bashkangjitur portfolion me punë të mëparshme, planifikimin e kohës për zhvillimin e planit të marketingut dhe sygjerime të tjera të cilat tregojnë qasjen kreative në lidhje me planin e marketingut deri më 07/03/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 04 – ToR of Marketing Plan: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC_04-ToR_of_Marketing_Plan.pdf

Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2016-2018

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit të Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitet financiare prej 01.01.2016 deri me 31.12.2018.

Datat e publikimit: 26 Shkurt 2016
Data e mbylljes: 4 Mars 2016, ora 15:00
Data e njoftimit: 25 Mars 2016 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Kuvendit që është e paraparë më 24 Mars 2016)
Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, Shoqata do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Ofertat duhen të dërgohen ekskluzivisht në zarf të mbyllur në Rrugën Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ftesë për ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2016-2018: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Oferte_per_Auditim_2016.pdf

Zhvillimi i Brendit të Projektit të financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Zhvillimi i Brendit të Projektit nga një kompani Kreative Dizajni për të identifikuar projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), po kërkon të angazhoj një kompani për zhvillimin e Brendit të Projektit, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Afati i paraqitjes së ofertës (duke përfshirë portfolion e punës dhe propozimin bazuar në ToR) tuaj është deri më: 29/02/2016.
Aplikimi bëhet në e-mailin [email protected]

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, planin e proposuar të kohës së implementimit dhe kreativitetin.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 03 – ToR of Project Branding: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC_03_-_ToR_of_Project_Branding.pdf

Kërkesë për ofertim: Hulumtim Bazik për Përdorimin e Teknologjisë nga ana Bizneseve të Turizmit

Kërkesë për ofertim: Hulumtim Bazik për Përdorimin e Teknologjisë nga Bizneset e Turizmit për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), po kërkon të angazhoj një konsulent/kompani për zhvillimin e një hulumtimi bazik për përdorimin e teknologjisë nga bizneset e turizmit në rajonin e Dukagjinit për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Afati i paraqitjes së ofertës (duke përfshirë portfolion e punës dhe proposimin bazuar në ToR) tuaj është deri më: 29/02/2016. Aplikimi bëhet në e-mailin [email protected]

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, planin e proposuar të kohës së implementimit, dhe kreativitetin.

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Ky studim mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 01 – ToR of Baseline Study Research: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC01_-_ToR_of_baseline_study_research_consultancy.pdf

Shtëpia e Inovacionit prezantohet në Balkans and Black Sea ICT Clusters

Të Enjten (18.02.2016), stafi i Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) morri pjesë në Balkans and Black Sea ICT Clusters, ku prezantuan projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Rrjedhimisht, stafi i STIKK pati rastin të shpjegoj qëllimet e projektit më specifikisht.

Qëllimet e projektit janë: kontributi në zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme duke zhvilluar inovacionin & ndërmarrësinë në industrinë e turizmit; rritja e të ardhurave duke gjeneruar mundësi biznesi dhe punësimi; rritja e mundësive për përdorimin e burimeve lokale.

Balkans and Black Sea ICT Clusters bashkon partnerët regjional të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të TIK-ut, ku rrit mundesitë për bashkëpunim. Andaj, pjesëmarrja e STIKK në Balkans and Black Sea ICT Clusters potencon influencë pozitive dhe afatgjatë.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Shtëpinë e Inovacionit

Së bashku me nën-kryetarin e Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe Syri i Vizionit (SiV) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit këtë të Martë (16.02.2016) për projektin “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi” – projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti ka për qëllim të fokusohet në zhvillimin dhe digjitalizimin e bizneseve turistike. Rrjedhimisht, ky projekt do të krijoj mundësi për të rinjtë, bizneset dhe ndërmarrësit të avancojnë produktet/shërbimet e tyre.

Shperndarja e cmimeve te projekteve nga programi IPA I CBC MNE – KS i financuar nga Bashkimi Evropian

Me daten 02.02.2016, STIKK se bashku me partnerin ne Peje, Syri i Vizionit moren pjese ne organizimin e EU-se per shperndarjen e cmimeve te projekteve te fituara ne programin e CBC Mal i Zi – Kosove.

Pjese e ceremonise ishin organizata dhe institucione te ndryshme te cilat ishin perfituese te programit. Projekti i fituar nga STIKK dhe SiV, se bashku me partneret nga Mali i Zi, Organizata turistike e Beranes dhe Klasteri i TIK te Malit te Zi, ka titullin “Zhvillimi i inovacionit dhe ndermarrjes ne pjesen nderkufitare te Kosoves dhe Malit te Zi”, ku jane planifikuar ndertimi dhe shfrytezimi i dy shtepive te inovacionit te cilat do te sherbejne zhvillimin e industrise se turizmit permes aplikimit te TIK-ut.

Me shume detaje perreth projektit do te paraqiten gjate muajit Shkurt, ku pritet te behet dhe lansimi i saj.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Qeveria aprovon Strategjinë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike

Me 22 Janar, 2016, Qeveria e Kosovës aprovoi Strategjinë Kosovare e cila do të fokusohet në rritjen e Sigurisë Kibernetike dhe planit të saj të veprimit në këtë fushë për periudhën 2016-2019.

Kjo vjen fal Grupit Punues për Strategjinë Shtetërorë për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit 2016-2019, ku pjesëmarrës ishte edhe STIKK. Planifikimi i strategjisë ishte nën mbikqyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vendimi i Qeverise per miratimin e Strategjise Shteterore per Sigurine Kibernetike dhe Plani i Veprimit 2016-2019: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Vendimi_i_Qeverise_per_miratimin_e_Strategjise_Shteterore_per_Sigurine_Kibernetike_dhe_Plani_i_Veprimit_2016-2019.pdf

Strategjia Shteterore per Sigurine Kibernetike: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Strategjia_Shtete__rore_pe__r_Sigurine___Kibernetike_dhe_Plani_i_Veprimit_2016-2019_per_publikim.pdf

Punëtoria #2: STIKK Export Promotion Service & Business Opportunities

Me datën 27.01.2016 u mbajt punëtoria numër 2 për STIKK Export Promotion Service & Business Opportunities. Kjo punëtori u mbajt nga konsulenti Lucan von Zallinger dhe pjesëmarrës ishin kompani të TIK, donatoret dhe STIKK.

Disa çështje të përmendura gjatë punëtorisë:
– Vazhdimi i çështjes për lehtësimin e procedurës për business leads;
– Zgjedhja e formatit më të mirë për qëndrueshmërinë e STIKK përmes shërbimit EPS;
– Sugjerimi i opsioneve të një udhëtimi Business-to-Business në Prill.

Punëtoria dhe vazhdimësia e saj do të ndihmoi STIKK dhe partnerët e saj në zgjidhjen e këtyre pengesave që neglizhojnë operimin dhe funksionimin normal të shërbimeve të organizatës.

Punëtoria përfshiu një pasqyre të tregut të IT-së dhe trendëve të fundit të teknologjisë në shtetët DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër), si dhe një diskutim mbi “Business Leads” dhe mundësive të biznes bërjes në fushën e eksportit në Gjermani, Britani të Madhe dhe Itali.