Shtyhet afati i aplikimit për gjeneratën e tretë // STIKK Education

Për shkak të kërkeseve të shumëta, afati për aplikim për gjeneratën e tretë të STIKK Education shtyhet deri me 16 Korrik. Praktiken me pagesë për 3 muaj! APLIKO, mos humb kohë.

Qëllimi i STIKK Education është rritja e shkathtësive në sektorin e TIK-ut përmes trajnimeve profesionale dhe kompetente, projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke i’u përmbajtur trendeve të teknologjisë ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të regjistrohen në stikk.education/register. Data e fundit për aplikim është 16 Korrik, 2017.

STIKK Education do të zbatojë këtë cikël trajnimi dhe veprimtari të tjera plotësuese të projektit siç është paraparë në planin e aktivitetit në një periudhë 6-mujore në 2017. Përmes trajnimeve, entuziastë e rinj të TI-së do të fitojnë aftësi të veçanta që janë aktualisht të rëndësishme në tregun lokal dhe Bashkimin Evropian duke përvetësuar me sukses programet që janë në përputhje të plotë me e Kompetenat e 3.0 të Kornizës Evropiane, një inicimi i multi-aksionerëve nga sektori i TIK Evropian me qëllim të identifikimit dhe të standardizimit të aftësive që aktualisht janë të nevojshme në treg dhe ka qenë gjithashtu prioritet nga kompanitë lokale të TIK për të zbatuar.

30 entuziastë të rinj të TI-së do të përfundojnë trajnime intensive në dy profile: Zhvillim Mobil dhe Inxhineri Softuerike. 3 muaj praktikë të paguara do të iu ofrohen pjesëmarrësve të suksesshëm tek kompanitë anëtare të STIKK, gjë që do të ndihmojë ata të vëjnë në praktikë aftësitë e fituara rishtas dhe të shfaqin aftësitë e tyre për punëdhënësit potencialë.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem referohuni tek Kushtet e Pjesëmarrjes: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Terms_and_Conditions_-_STIKK_Education.pdf

Kërkesë për ofertim: IT Barometer 2017

STIKK bënë kërkesë për ofertim të kompanive hulumtuese të cilat do të bëjnë mbledhjen e të dhënave, përpunimin e tyre dhe përgaditjen e raportit të IT Barometer të Kosovës për vitin 2017.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës.

Afati i fundit i paraqitjes së ofertës teknike dhe financiare (duke u bazuar në ToR) është deri më 19.07.2017, tek [email protected].

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, kreativitetin dhe planin e proposuar të kohës së implementimit.

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Termat e Referencës (ToR) – 04/STIKK/2017: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_-_IT_Barometer_Kosovo_2017__04_STIKK_2017_.pdf

STIKK Education hap aplikimin për gjeneratën e tretë!

Qëllimi i STIKK Education është rritja e shkathtësive në sektorin e TIK-ut përmes trajnimeve profesionale dhe kompetente, projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke i’u përmbajtur trendeve të teknologjisë ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të regjistrohen në stikk.education/register. Data e fundit për aplikim është 10 Korrik, 2017.

STIKK Education do të zbatojë këtë cikël trajnimi dhe veprimtari të tjera plotësuese të projektit siç është paraparë në planin e aktivitetit në një periudhë 6-mujore në 2017. Përmes trajnimeve, entuziastë e rinj të TI-së do të fitojnë aftësi të veçanta që janë aktualisht të rëndësishme në tregun lokal dhe Bashkimin Evropian duke përvetësuar me sukses programet që janë në përputhje të plotë me e Kompetenat e 3.0 të Kornizës Evropiane, një inicimi i multi-aksionerëve nga sektori i TIK Evropian me qëllim të identifikimit dhe të standardizimit të aftësive që aktualisht janë të nevojshme në treg dhe ka qenë gjithashtu prioritet nga kompanitë lokale të TIK për të zbatuar.

30 entuziastë të rinj të TI-së do të përfundojnë trajnime intensive në dy profile: Zhvillim Mobil dhe Inxhineri Softuerike. 3 muaj praktikë të paguara do të iu ofrohen pjesëmarrësve të suksesshëm tek kompanitë anëtare të STIKK, gjë që do të ndihmojë ata të vëjnë në praktikë aftësitë e fituara rishtas dhe të shfaqin aftësitë e tyre për punëdhënësit potencialë.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem referohuni tek Kushtet e Pjesëmarrjes: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Terms_and_Conditions_-_STIKK_Education.pdf

STIKK nënshkruan marrëveshje me GIZ për Promovim të Sektorit të TIK

Pas shumë viteve të bashkëpunimit për përkrahje të bizneseve dhe për zhvillimin e sektorit të TIK në Kosovë, STIKK ka nënshkruar një marrëveshje me GIZ për implementimin e projektit “Promovimi i sektorit të TIK të Kosovës si nxitës për rritje ekonomike, punësim dhe inovacion”.

GIZ dhe Qeveria Gjermane janë mbështetëse aktiv të STIKK dhe sektorit të TIK në Kosovë, përmes së cilës zhvillohen aktivitete për krijimin e një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e komunitetit të TIK.

Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të komunikimit të Kosovës (STIKK) ka hapur kërkesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve. Qëllimi i kësaj Kërkese për Shprehjen e Interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnimim, të cilët do të marrin pjesë në një takim të përbashkët me ofruesit e tjerë të trajnimit. Këta ofrues të interesuar duhet të kenë kapacitet për të zhvilluar dhe ofruar trajnime në klasë duke përfshirë materialet, prezantimet, ushtrimet praktike, studimet e rasteve dhe diskutimet në grup, lidhur me dy profilet e IT të STIKK Education: Mobile Development and Software Engineering.

Përmes këtyre 2 IT profileve, do të ofrohen 10 module, të cilat janë:

Mobile Development
– Android Development
– Application Design
– Testing
– Documentation Production
– User Support

Software Engineering
– Java Development
– Application Design
– Testing
– Solution Deployment & Documentation Production
– Problem Management

Shprehjet e Interesit duhet të përfshijnë:

A. Historiku i Kompanisë
Jepni një përshkrim të shkurtër të kompanisë / institucionit tuaj.

B. Lista e trajnimeve aktuale
Jepni një listë të trajnimeve aktuale që organizata juaj ofron.

C. Përvoja/Kualifikimet
Shprehja e interesit duhet të përfshijë një histori të shkurtër të firmës, madhësinë e saj, dhe përvojën dhe kualifikimet e saj me shërbimet e zhvillimit të trajnimit për 10 modulet tona.

D. Referencat
Ju lutemi bashkëngjitni referencat përfshirë emrat, organizimin dhe informacionin e kontaktit për tre (ose më shumë) klientë të cilët mund të ofrojnë njohuri në lidhje me aftësitë, kualifikimin dhe dorëzimin e shërbimeve të trajnimit të kërkuara.

Ofruesit e Trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 14 Qershor 2017 në [email protected].

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.

Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve (Anglishtë): https://stikk.org/fileadmin/user_upload/20170607-Request_for_Expression_of_Interest_for_Training_Providers_-_STIKK_Education.pdf

Thirrja #15 për t’u bashkangjitur ICK-së

Shndërroni idenë tuaj komerciale në biznes fitimprurës. Rriteni biznesin tuaj të tanishëm. Aplikoni online për të marr pjesë në progrmamin për mbështetje të biznesit tuaj nga Inkubatori i ICK-së. Inkubatori mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca.

Çka është Innovation Centre Kosovo (ICK)?
Innovation Centre Kosovo (ICK) është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, e fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). Ajo është pajisur me kompjuterë, aplikacione softuerike, internet, aplikacione mobile dhe të bazuara në web-faqe, data-bazë, etj.

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bënë ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal, dhe ndërkombëtarë.

Ekipet e Inkubatorit do të përfitojnë nga programet e njohura botërisht si psh.: Microsoft BizSpark Network Partner dhe Amazon Web Service si dhe nga shumë programe të partnerëve të ICK-së.

Çka është inkubatori i ICK-së?
Inkubatori është pjesa themelore e ICK-së, nepërmes së cilës ofrohet një ambient i përshtatshëm për zhvillimin dhe komercializimin e ideve në biznes. Inkubatori mbështet ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit si dhe ofron qasje në zyre moderne.

ICK poashtu ju mundëson bizneseve startup një vizibilitet më të madh në treg, ofron rrjetëzim dhe qasje në financa.

Shërbimet e inkubatorit
– Ekspertizën e nevojshme për të shndërruar idenë tuaj komerciale te mbështetur në TIK në biznes fitimprurës;
– Konsultime, mentorim dhe trajnime profesionale, të orientuara në treg;
– Zyra moderne në një ambient kreativ dhe afarist në qendër të Prishtinës;
– Qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare;
– Shërbimet nga partnerë ndërkombëtarë (Amazon Web Services dhe Microsoft BizSpark).

Inkubatori siguron shërbime para-inkubatorike, inkubatorike dhe inkubim virtual, varësisht nga përvoja e ekipit si dhe shkalla e zhvillimi të idesë për biznes.

Kush mund të aplikojë?
Nëse keni një ide të shkëlqyeshme në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), me treg komercial, dhe doni të filloni afarizmin tuaj.

Nëse keni një kompani e cila ka vepruar më pak se dy vite, keni ndonjë produkt ose shërbim në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK), dhe doni të zgjeroni dhe rritni afarizmin tuaj.

Ku mund të aplikojë?
Këtu: ickosovo.com/incubator/startup/apply

ICK – Ftesë publike për aplikime #15: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Call_for_Proposals15_alb.pdf

Shpallen fituesit e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm

Është mbajtur dita e prezentimeve të ideve të biznesit nga ana e aplikantëve për grant, në kuadër të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.Numri i përgjithsëm i prezentimeve ne grupe ishte 15-të dhe janë përzgjedhur gjithsej 10 idetë më të mira, të cilët janë shpërblyer me grant me shumën prej 3,000.00 €.

Objektivi i ideve në përgjithësi ishte kontribuimi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke nxitur inovacionin & sipërmarrjen në industrinë e turizmit. Për më shumë disa ide kanë përfshirë krijimin e paketave turistike, zhvillimin e aplikacioneve online për telefona te mençur dhe web, përfaqësimin më të denjët të sektorit të turizmit si potencial për rritjen e ekonomisë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

STIKK organizon ngjarje B2B në Cologne, Frankfurt dhe Darmstadt, Gjermani

Në vazhdën e aktiviteteve për IT strategjinë dhe promovimin e eksportit, STIKK në bashkëpunim me Capgemini Consulting dhe me përkrahjen e GIZ dhe USAID organizoi një B2B udhëtim në Gjermani nga 14 deri me 18 Nëntor 2016.

6 kompani anëtare te STIKK (Adaptivit Engineering, Cacttus, ITEG, LinkPlus, Rrota dhe Zetta Technologies) patën rastin të takohen me kompani dhe organizata të rajonit të Cologne, Frankfurt dhe Darmstadt, të cilat punojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm

Është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog. Numri i pjesëmarrëve të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm përfshinë 53 të rinjë, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.

Gjatë kësaj jave të rinjët do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të Shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale. Është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në 3,000.00 Euro për zhvillim të mëtutjeshëm.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe vetë-punësimin.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një vlerë e shtuar kundrejt Javës së ndërmarrësisë që po mbahet këto ditë në Kosovë.

Amy Cosper: Ndërmarrësia është të krijosh diçka të re, inovative ose përçarëse, aty ku nuk kishte asgjë më parë

Valmir Mehmetaj, Kosovo 2.0 (www.kosovotwopointzero.com) – Një ndërmarrëse amerikane flet për ndjekjen e profesionit “Cool”. Çfarë do të thotë të jesh ndërmarrës? Sipas Google, ndërmarrës është “një person që organizon dhe operon një biznes ose biznese, duke rrezikuar financiarisht më shumë se që është normale”.

Por nëse ky definicion u duket i thatë, e kemi gjithmonë pikëpamjen e Amy Cosper. Cosper është ndërmarrëse tash e një dekadë. Ajo beson se ndërmarrësit nuk duhet ta pranojnë përgjigjen ‘jo’, e duhet të shtyhen nga dëshira “për t’i ndjekur ëndrrat, për ta ndryshuar botën dhe për të patur ndikim”, duke “krijuar diçka të re, ose inovative ose përçarëse, aty ku nuk kishte asgjë më parë”.

Cosper njihet si një prej figurave më të suksesshme në botën e ndërmarrësisë. Ajo pranon se nuk u “shtye” nga diploma e saj në drejtimin e Gjuhës Italiane dhe Historisë së Artit, por duke bërë atë që e don. Ajo filloi si gazetare në 1995 për botën e teknologjisë, duke raportuar nga Izraeli, Norvegjia, Luksemburgu, Brazili, Parisi dhe Londra. Më pas ajo udhëhoqëi disa revista financiare që fituan shumë çmime, e në 2008 u bë zëvendës presidente dhe kryeredaktore në Entrepreneur Media Inc., revistë dhe uebfaqe e bazuar në SHBA që trajton lajme të ndërmarrësisë dhe menaxhimit të bizneseve të vogla.

Duke lexuar disa prej artikujve të saja, është lehtë të shohim që Cosper është luftëtare. Ajo nuk u dëshpërua as kur iu kall shtëpia në vitin 2010, dhe familja e saj katër anëtarëshe – dy adoleshentë dhe dy të rritur – jetuan në një shtëpi me rrota deri sa iu rindërtua shtëpia. Ajo shkroi se kjo përvojë vetëm e bëri më të fuqishme: “Nuk u thyem. U bëmë më të fuqishëm, më të mirë. Dëshmuam që mund të mbijetojmë. Po, ngritja nga hiri është klishe, por në rastin tim është e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Pati jetë para zjarrit dhe pas tij, por janë dy jetë krejtësisht ndryshe”.

Kjo është përvojë që mund të lidhet me ato të shumë njerëzve në Kosovë. Ajo e vizitoi Kosovën javën e kaluar si folëse në edicionin e pestë të KOSICT, konferencës rajonale të organizuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), që ka për synim t’i sjell në Ballkan temat më të reja botërore të teknologjisë informative. Sivjet kjo konferencë bëri bashkë folës prej kompanive të mëdha si Google dhe LinkedIn.

Megjithatë, Copser i tha audiencës se ajo vendosi që të pushojë nga bota e mediave në fund të gushtit, kur e la rolin e saj të rëndësishëm në revistën Entrepreneur. Ajo tani është duke u marrë me synime tjera jetësore: është duke shkruar një libër, duke udhëtuar, duke vozitur motoçikletën e saj, e duke xhiruar një dokumentar.

Në një intervistë për K2.0, Copser tha se ishte e lumtur që e pati rastin t’i takonte disa njerëz të Kosovës, të cilët ajo i përshkroi si shumë ambicioz për të bërë diçka të veçantë e për ta vendosur vetën në hartë. Si dikush që e ka ndërmarrë misionin e shpërndarjes së “fjalës së mirë” të ndërmarrësisë, Cosper mendon që, në mënyrë që të jesh i suksesshëm, si rregull thelbësore duhet ta kesh guximin, të mos frikësohesh nga dështimi, por ta tejkalosh frikën, sepse aty të presin “përvoja, dituria, fuqizimi, urtësia dhe suksesi”.

Për të lexuar intervistën e plot, ju lutem vizitoni këtë link: http://kosovotwopointzero.com/amy-cosper-ndermarresia-eshte-te-krijosh-dicka-te-re-inovative-ose-percarese-aty-ku-nuk-kishte-asgje-me-pare/