STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
- Anëtarët
- RIT Kosovo
Detajet e kontaktit
Profili
RIT Kosovo (A.U.K) është institucioni i vetëm privat, jofitimprurës i arsimit të lartë në Kosovë që ofron mësimdhënie tërësisht në gjuhën angleze. Misioni ynë është të ofrojmë një arsim amerikan të shkëlqyer për studentët nga Kosova dhe nga e gjithë bota, përmes programeve inovative mësimore, përvojave praktike dhe kërkimeve shkencore, në një kulturë të përqendruar tek studenti. Studentët tanë fitojnë njohuri, aftësi dhe vlera që i përgatisin për të kontribuar në shoqërinë globale.
Diplomat që ne ofrojmë janë të akredituara dhe të njohura ndërkombëtarisht falë partneritetit tonë me Rochester Institute of Technology (RIT) në Nju Jork. Si institucion arsimor, ne jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të ekonomisë së Kosovës përmes arsimit. Ne i përmbahemi standardeve më të larta dhe krahasohemi me universitetet kryesore në Evropën Juglindore dhe në botë.
Trupi studentor i RIT Kosovo përbëhet nga studentë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. RIT Kosovo (A.U.K) ofron të njëjtin nivel të shkëlqyer të arsimit të lartë amerikan që marrin studentët e RIT në SHBA – që do të thotë e njëjta diplomë, i njëjti plan studimi, të njëjtat provime dhe standarde vlerësimi – të zhvilluara nga shumë prej të njëjtëve profesorë.