Thirrje e hapur / KosICT22
Shoqata e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të Kosovës (STIKK) është në kërkim të kompanive te cila do të përkujdesen për shërbimet e organizimit të edicionit të 11-të të konferencës/festivalit të teknologjisë KosICT.
Si një katalizator në industrinë dinamike të teknologjisë, STIKK përshpejton rritjen dhe progresin në ekonomi. STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazëm anëtarët që shtyjnë përpara kufijtë e teknologjisë. Që nga themelimi në 2008, STIKK arriti suksese të shumta dhe u bë një nga shtytësit kryesorë të industrisë së TIK-ut dhe komunitetit të TIK-ut në Kosovë. Gjatë përpjekjeve drejt zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë së TIK, STIKK ka realizuar projekte të shumta që kanë për qëllim promovimin e sektorit të TIK të Kosovës, përmirësimin e kornizës ligjore, implementimin e hulumtimeve dhe analizave specifike të industrisë si dhe të ndihmojë në zhvillimin profesional të aktorëve të sektorit.
KosICT është njëra ndër konferencat më të mëdha të teknologjisë në rajon dhe njëri ndër festivalet më të dashura të teknologjisë ku prezantohet i gjithë eko-sistemi i sektorit të TIK-ut në Kosovë. KosICT për herë të pare u organizua në vitin 2012 dhe që nga atëherë është rritur dhe ka bërë bashkë mijëra profesionistë dhe entuziastë të fushës së TIK-ut. Me më shumë se 550 folës dhe 6500 vizitorë ndër vite, KosICT është shndêrruar në një emër të respektuar në fushën e tekonologjisë dhe një ndër konferencat më të njohura të TIK-ut në rajon e më gjerë.
Shërbimet për të cilat kërkohet oferta janë si ne vijim:
1. Sherbime të Printimit per organizim te KosICT22
2. Sherbime per Paisje Teknike per organizim te KosICT22
3. Sherbime per Fotografi per organizim te KosICT22
4. Sherbime per Organizim te tournamientit E-Gaming
5. Sherbime te Video Produksionit.
Per me shume informata, ju lutem i referoheni TOR perkates duke klikuar këtu.