KOSICT – EDICIONI 8

AGILE, EAGER AND READY FOR THE WORLD

Ditët e mbajtjes së KosICT, festivalit të teknologjisë i organizuar nga STIKK (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, janë të numëruara. Edicioni i 8-të i KosICT-së do të mbahet më 24 dhe 25 Tetor në zemër të Prishtinës ku skena kryesore do të vendoset në KINO ARMATA ndërsa skena dytësore teknike, panairi i start-upeve, aktivitetet e fëmijëve dhe gara finale e eSports do të vendoset në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”.

Kësaj radhe, tema kryesore e KosICT-së do të fokusohet në “OUTSOURCING” dhe ndikimi i tij në zhvillimin e ekonomisë lokale, si dhe në ndryshimet në strukturat e kompanive për tu adaptuar me trendet dhe nevojat globale në mënyrë që ta ngrisin nivelin e konkurueshmërinë dhe kualitetin e shërbimeve të ofruara. Përgjatë dy ditëve te konferencës, folësit e shumtë, ekspertët e fushave të caktuara, do të ndajnë, motivojnë, përditësojnë dhe inspirojnë audiencën me trendet e reja ne industrinë e TIK, teknologjitë e reja, aplikimin e metodave dhe proceseve bashkëkohore në udhëheqjen e kompanive dhe shumë tema të tjera. Në mesin e folësve që do të na nderojnë me prezencë ne skenën e KOSICT këtë vit janë Iva Matasich, që në prezantimin e saj si folëse kryesore do të flas mbi zhvillimin e biznesit; Kerry Pearce, Chief Product Officer dhe Senior Vice President of Engineering në UberMedia me një përvojë të gjatë ne udhëheqje, organizim dhe motivim te ekipeve; Markus Neubauer, themelues dhe CEO i Silbury Deutschland dhe ekspert në Digital Transformation, Internet of Things, Gamification.

Gjatë 7 edicioneve te kaluara të konferencës,më shumë se 5000 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.

Ju mirëpresim në ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Kosovë, KosICT8!