Një tjetër B2B-Delegacion i suksesshëm në Gjermani – Gjëra të mëdha po pritet të vijnë
Gjatë datave 26-29 nëntor, STIKK organizoi një tjetër B2B Delegacion nëpërmes Shërbimit të Promovimit të Eksportit, kësaj here në Nuremberg dhe Erlangen, Gjermani.
Mbledhja e parë filloi me 27 nëntor, përgjatë të cilës delegacioni vizitoi inkubatorin e teknologjisë – ZOLLHOF. Delegacioni e kishte pritur me entuziasëm këtë mbledhje, dhe të gjithë anëtarët e kompanive të ZOLLHOF-it kishin pritur me padurim të përshëndeteshin me kompanitë e Kosovës –mundësitë për bashkëpunim janë të panumërta. Si një shtesë e udhëtimit tonë të B2B, ICK dhe ZOLLHOF, të dyja si inkubatorë kryesorë në Kosovë dhe Gjermani, nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit i cili fokusohet në mbeshtjetjen e zhvillimit të bizneseve dhe ekosistemeve, të komuniteteve dhe angazhimeve, dhe përgaditjen e shkëmbimeve të ekspertizës.
Në mëngjesin e datës 29 nëntor filloi bashkëpunimi me NIK (Nuremberg Innovation Network) dhe me Departamentin e Qështjeve Ekonomike të Komunës së Nurembergut. Fokusi ynë ishte bashkëpunimi me STIKK dhe ICK, gjithashtu u kushtuam vëmendje edhe benefiteve të të gjithë anëtarëve tonë.
Në ditën e fundit të B2B Delegacionit, ne patëm mundësinë të takoheshim me Medical Valley EMN, Health Hackers Erlangen, dhe me disa kompani të tjera që planifikonin të bashkëpunonin me anëtarët e kompanisë tonë. Bashkëpunimi i Prishtinës me Nuremberg do të vazhdoj, dhe ne po presim me padurim të ardhmen tonë të ndritur me këtë partneritet.
Të gjitha rezultatet e këtyre aktiviteteve dhe mbledhjeve do postohen së shpejti.
Delegacioni B2B organizohet nga STIKK, në bashkëpunim me mbështjetjen e Zyres Gjermane për bashkëpunim nëpërmes projektit Creating Employment through Export Promotion (CETEP), dhe ICK.
Falenderojmë USAID Kosovo dhe SIDA (Swedish International Development Cooperation Agency), nëpërmes Empower Private Sector Kosovo, për mbështetjen e tyre.