Hapja e Shtëpisë së Inovacionit në Istog, projekt i financuar nga BE

Lansimi i projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Sot u bë lansimi i projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i financuar nga Bashkimi Evropian, ku për herë të parë në Kosovë morri pjesë kryetari i Komunës së Berane, z. Dragoslav Scekic, dhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova.

Lansimi i projektit u mbajt në Pallatin e Kulturës në Istog, përkatësisht në Shtëpinë e Inovacionit. Pas fjalimeve hyrëse, mysafirët dhe të gjithë pjesëmarrësit patën rastin të bisedojnë dhe hulumtojnë për bashkëpunime potenciale me njëri-tjetrin.

Duke filluar nga sot, Shtëpia e Inovacionit në Istog do të shërbej si hapësirë bashkë-punuese për të gjithë të rinjët e rrafshit të Dukagjinit, në mbështetjen e ideve inovative duke u bazuar në zhvillimin e sektorit të turizmit në teknologji. Në Shtëpinë e Inovacionit pritet të mbahen trajnime dhe punëtori për tema specifike të cilat do të përgatisin këta të rinjë në fusha specifike. Poashtu, hapësirat bashkëpunuese do të mund të përdorën edhe nga OJQ të cilat synojnë zhvillimin e gjendjes socio-ekonomike përmes trajnimeve dhe punëtorive.