Organizimi i trajnimeve dhe punëtorive në lidhje me promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE
Kërkesë për ofertim: Trajnime në promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.
Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani apo konsulent për organizimin e trajnimeve dhe punëtorive në lidhje me promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.
Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.
Kriteri i përzgjedhjes është i bazuar në eksperiencë të punës relevante, një propozim i thjeshtë i planit të punës së trajnimeve dhe punëtorive, përshkrim i thjeshtë i materialeve qe do të përdoren, kohë-zgjatja e propozuar, dhe oferta financiare.
Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 27/06/2016.
Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
CBC 27 – ToR of Digital Promotion Tools Training: https://stikk.org/fileadmin/ToR_-_Digital_Promotion_Tools_Training___Workshop.pdf