Dita Ndërkombëtare e Grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK), sot u mbajt konferenca e cila përmendi angazhimin e grave të Kosovës në sektorin e TIK.
Ndër të tjera rreth angazhimit të grave në sektorin e TIK, në konferencë u përmendën edhe ngjarjet e suksesshme të grave të Kosovës në sektorin e TIK. Si një ndër gratë më të suksesshme në sektorin e TIK në Kosovë, u përmend znj. Vjollca Çavolli – Drejtoreshë Ekzekutive në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në Kosovë (STIKK), e cila gjatë karrierës së saj u shquhet për punën dhe kontributet e treguara në këtë sektor.
U theksua se znj. Çavolli konsiderohet të jetë motivimi dhe shembulli më i mirë për vajzat në sektorin e Teknologjise së Informimit dhe Komunikimit në Kosovë.
Si pjesë e ngjarjes, STIKK Education u prezantua si mundësi për vajzat në sektorin e Teknologjise së Informimit. Stafi i STIKK pati rastin të bisedoj nga afër në lidhje me qëllimet e trajnimeve të STIKK Education, dhe mundësitë potenciale të krijuara përmes trajnimeve.