RISHPALLJE – Zhvillimi i Planit të Marketingut të projektit të financuar nga BE
Kërkesë për ofertim: Zhvillimi i Planit të Marketingut nga një agjencion/kompani e Marketingut për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.
Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), po kërkon të angazhoj një agjenci/kompani për zhvillimin e planit të marketingut për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.
Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.
Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, planin e propozuar të kohës së implementimit dhe kreativitetin.
Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] duke bashkangjitur portfolion me punë të mëparshme, planifikimin e kohës për zhvillimin e planit të marketingut dhe sygjerime të tjera të cilat tregojnë qasjen kreative në lidhje me planin e marketingut deri më 19/03/2016.
Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
CBC 05 – ToR of the Development of Marketing Plan: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_of_Development_of_Marketing_Plan.pdf