Misioni Tregtrar i EJL në Vjenë, Munih dhe Shtutgart

Në kuadër të projektit GIZ ORF për zhvillimin e strategjisë së Evropës Juglindore për eksport të TI, STIKK së bashku me partnerët e regjionit vizituan shoqatat e TIK në Vjenë, Munih dhe Shtutgart prej datës 7 deri më 10 Tetor me qëllim te promovimit të potencialit të sektorit të TIK të EJL dhe eksportimin e shkathtësive. Së bashku me partnerët nga regjioni I EJL, STIKK nënshkroi Marrëveshjen e bashkëpunimit me BiccNet(Munich) dhe MFG/bwcon(Stuttgart) në mënyrë që të fuqizojë bashkëpunimin lidhur me projektet e përbashkëta dhe mundësitë biznesore.