Business Tuesday #13

Me datën 14 Janar, 2014 Bussines Tuesday #13, ekspertë dhe persona drejtues në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në Kosovë diskutuan mbi trendet teknologjike në Kosovë dhe botë për vitin 2014 para mbi 60 të pranishmëve në ICK. Në këtë takim u theksua se Kosova tashmë po i bashkangjitet trendeve botërore të përdorimit të teknologjisë, ku dominon kërkesa për aplikacione të telefonave mobil dhe të uebit, prania e të cilëve është e domosdoshme në shumë aspekte të jetës së përditshme.

“Po mundohemi ta promovojmë Kosovën si një vend ku TI është ka prosperitet, dhe është potencial shumë i madh”, tha Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK). Ajo tha se për të rinjtë e Kosovës teknologjia nuk është vetëm pjesë e përditshmërisë si mjet i komunikimit por gjithnjë e më shumë edhe mjet i punës.Pjesmarrësit e këtij takimi patën mundësinë të dëgjojnë edhe prezantime nga z. Bersant Deva kandidat për PhD në Universitetin Teknik të Berlinit, z.Kujtim Gashi drejtor i Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit të Kosovës, z.Dardan Sejdiu, nën-kryetar i komunës së Prishtinës dhe nga z. Hekuran Doli – CEO në kompaninë Terabytespace.