Në kuadër të javës globale të ndërmarrësisë (GEW) STIKK organizoi dy trajnime profesionale të TIK

STIKK ishte një nga perkrahesit e javës globale të ndërmarrësisë dhe në kuadër të kësaj ngjarje organizoi dy (2) trajnime profesionale të TIK “IT Fundamentals” dhe “Network Training” me ç’rast u certifikuan 25 studentët të TIK-ut.

Për shtatë ditë me radhë ndërmarrësit nga Kosova të pasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit ishin pjesë e Javës globale të ndërmarrësisë (GEW) e cila përmes 20,000 mijë aktiviteteve u shënua në tërë botën. Gjatë GEW-it në Kosovë janë organizuar 23 aktivitetet me mbështetjen e 13 partnerëve vendorë.