Trajnim: ISO27001 dhe Java SE7 Fundamentals

Ne kuadër të themelimit të STIKK Training Akademisë, STIKK do të organizoj trajnimin në ISO 27001 Lead Implementer, si dhe Java SE7 Fundamentals.

Trajnim 5 ditor në ISO 27001 Lead Implementer është certifikim profesional i dedikuar për profesionist të sigurisë të informacionit, të cilët dëshirojnë të kuptojnë hapat të cilat nevojiten për të implementuar standardin ISO 27001. Pagesa për pjesëmarrje në trajnimin ISO 27001 është 400 Euro mirëpo anëtarët e STIKK do të përfitojnë 50% zbritje.

Ky cmim përfshinë:
– Certifikimin
– Vendin
– Materialet e trajnimit
– Ushqimin
– Kafet dhe lëngjet gjatë pauzave

Trajnimi planifikohet të mbahet prej 09 deri më 13 Dhjetorit 2013.Java SE7 Fundamentals është trajnim 5 ditor i cili ofron një hyrje ne programim “object-oriented”duke përdorur gjuhen programuese Java si dhe është një trajnim i nevojshëm për tu përgatitur për certifikim si Oracle Certified Associate, Java SE 7 Programmer.