STIKK organizon ngjarje B2B në Frankfurt dhe Stuttgart, Gjermani

Në vazhdën e aktiviteteve për IT strategjinë dhe promovimin e eksportit, STIKK në bashkëpunim me Capgemini Consulting dhe me përkrahjen e GIZ organizoi një B2B takim me kompanitë Gjermane. 6 kompani anëtare te STIKK (INET, Cacttus, Adaptivit, Atikos, Rrota, Komtel) ICK(Innovation Centre Kosovo) si dhe APIK(Agjencioni për Promovim te Investimeve) patën rastin te takohen me kompani dhe organizata te rajonit te Frankfurtit dhe Stuttgart-it te cilat punojnë ne fushën e Teknologjisë te Informacionit.

Me këtë rast u organizua edhe një ngjarje solemne e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes STIKK, bwconn/MFG-së(Public Innovation Agency for ICT and Media), OSB Alliance (Open Source Business Alliance) dhe FLOSSK, e para e këtij lloji në rajon. Me këtë rast u organizua edhe një ngjarje solemne e nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes STIKK, bwconn/MFG-së(Public Innovation Agency for ICT and Media), OSB Alliance (Open Source Busine​ss Alliance) dhe FLOSSK, e para e këtij lloji në rajon. Kjo ishte një mundësi e mirë qe kompanitë ti promovojnë shërbimet dhe produktet e tyre si dhe mundësi për krijimin e kontakteve me kompanitë e fokusuara në outsourcing në fushën e web zhvillimit dhe të softuerit. Kjo ngjarje ndodhi me datën 30 Tetor (ne Darmstadt dhe Frankfurt) dhe 31 Tetor 2013(ne Stuttgart).