Punëtorit e radhës mbi Strategjinë e promovimit te eksportit ne TIK

Me datë 2 dhe 10 Nëntor, STIKK ne bashkëpunim me Capgemini dhe me përkrahje nga GIZ, organizuan punëtoritë mbi strategjinë e promovimit te eksport ne TIK. Ne këto punëtori morën pjese kompanitë anëtare të STIKK, institucionet relevante të sektorit të IT-së si dhe donatorët.Gjatë këtyre punëtorive pjesëmarrësit shprehen mendimet e tyre në lidhje me sfidat, metodologjinë dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar më tej sektorin e TIK-ut. Në këtë punëtori u paraqiten shembuj te ndryshëm te strategjive për promovim te eksportit ne TIK nga rajoni dhe me gjere.