Mbahet konferenca rajonale KosICT’13

Edicioni i dytë i konferencës KosICT organizuar nga STIKK, në Prishtinë në ambientet e Hotel Emerald, arriti që sërish të mbledhë një numër të folësve vendor e të huaj për të folur mbi transformimin digjital, zgjidhjet mobile dhe të ardhmen e outsourcing.Me synimin e mbështetjes afatgjate të industrisë së TIK-ut në Kosovë, STIKK ka menaxhuar që të mbledh lojtar kyç nga Kosova dhe më gjerë duke përfshirë ndërmarrës, udhëheqës e menaxher prej kompanive në vend, Norvegji, Gjermani, Bullgari, etj, për të ndarë dhe shkëmbyer përvoja mbi rëndësinë e transformimit digjital dhe adaptimit, të trendëve mobile të sotme dhe gabimet që mund të evitohen gjatë outsourcing.Fjalimet përshëndetëse u përbënë nga Shkumbin Brestovci, Kryetar i Bordit të STIKK, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë z. Jan Braathu dhe Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive në STIKK, të cilët theksuan rëndësinë e rolit të industrisë në punën e përbashkët dhe në vet asociacionin në përfaqësimin e saj dhe në lidhjen për komunikim me qeveri, industri dhe sektor të edukimit.

Prezantimet nga Alexander Ammer, Anders Indset dhe Georgy Buchkov, u fokusuan në rolin e digjitalizimit për të bërë ndryshime në fusha të ndryshme qofshin ato në një fabrikë në Afrikë apo një video trend nga Ylvis, që po përjeton jashtëzakonisht shumë klikime në Youtube. “Dështimi është i mirë, ju duhet të dështoni që të keni sukses” ishte këshilla e dhënë nga Anders Indset, gjersa ai po fokusohej në prezantimin e tij mbi rolin e mësimeve të mësuara nga dështimet.Ne temën lidhur me Outsourcing, Bernhard Janischowsky pati një pjesë interesante mbi eksperiencën e tij me projekte të mëdha dhe klient ndërkombëtar, Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK foli gjithashtu mbi rolin e vet qendrës në mbështetje të kompanive, kurse dy kompani nga Innovation Centre Kosovo, ZAG Apps dhe Solaborate, prezantuan mbi hapat e tyre drejt zhvillimit dhe punës me klient në Kosovë, Evropë e SHBA.

Pjesa e fundit u fokusua në zgjidhjet mobile, ku audienca pati rastin të dëgjojë prezantime nga Arild Bjorn Larsen, drejtor i marketingut dhe zhvillimit pranë Making Waves, gjatë së cilit prezantim ai foli mbi rëndësinë e prezencës mobile si një biznes dhe mbi fokusimin në kualitet të produkteve dhe shërbimeve të ofruara. “Ne jemi 5 milion në Norvegji,dhe e konsiderojmë vetën treg të vogël. Sa gjysma e Londrës” tha Larsen, duke treguar se ka rëndësi në synime të mëdha dhe në të pasurit një treg me potencial. Karl-J Wack, ishte folësi i radhës me temën në sfidat e zhvillimit të zgjidhjeve mobile për korporata, kurse dy startup tjerë nga ICK ishin prezent në këtë pjesë, përkatësisht XIIIK dhe Appsix, që u fokusuan në ndjekjen e tregjeve të reja edhe në mungesë të eksperiencës por thjeshtë në bazë të pasionit, dhe në përzgjedhjen e ekipit të duhur për zhvillim.Konferenca ka pasur një audience prej mbi 130 pjesëmarrësish, që është moderuar nga Villu Arak, folës dhe ndërmarrës nga Estonia, që ishte prezent edhe vitin e kaluar.

Sponsorët kryesor: SPARK, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Punëve të Jashtme, Ambasada Norvegjeze, GIZ, Kooperimi Gjerman, ICK, IPKO Foundation, IPKO, IPAK, Crimson Capital dhe Microsoft.Sponsor mbështetës: Cisco, Cacttus, httpool, Emerald Hotel, Universum, Adaptivit, PrimeDB, DM-ConsultingServices, Frutomania.Partnerë Industrial: AITA dhe MASIT.Partner medial:Kosovalive360, Telegrafi.com, Digjitale.com dhe Indeksonline.net.Partner kreativ: Entermedia, Frakton, Project Graphics dhe VM3.

Konferenca ka shënuar edhe 5 vjetorin e STIKK, për te cilën STIKK përgatit një video klip te shkurt i cili prezanton arritjet e STIKK-ut gjate këtyre 5 viteve.Konferenca KosICT u përcjell me nje B2B, ku kompanitë pjesëmarrëse patën rastin te takohen dhe zhvillojnë partneritet dhe bashkëpunim. Ngjarja B2B u mbajt ne Innovation Center Kosovo dhe pati me shumese 20 kompani prezentë duke përfshi kompanitë e ICK’se dhe anëtarët e STIKK.