STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.
- Anëtarët
- Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti"
Detajet e kontaktit
Rruga e Shkronjave nr. 1, Prishtinë, Kosovë
Profili
Universiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) ka nisur punën në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelim. Selia e Universiteti është në Prizren, njëri nga qytetet më të lashta të Kosovës. UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve është rreth 17000 studentë. Universiteti është i akredituar nga viti 2010. Për herë të fundit i është nënshtruar procesit të akreditimit vitin e kaluar dhe është riakredituar. Momentalisht Universiteti ofron studime në ciklin Bachelor dhe Master.