STIKK përfaqëson kompanitë të cilat përcaktojnë zhvillimet e teknologjisë që formojnë botën në të cilen do të jetojmë në të ardhmën.

  • Anëtarët
  • Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Detajet e kontaktit

Profili

Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit.Universiteti i Prishtinës i ka këto njësi akademike:

1. Fakultetin Filozofik
2. Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore
3. Fakultetin e Filologjisë
4. Fakultetin Juridik
5. Fakultetin Ekonomik
6. Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës
7. Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
8. Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
9. Fakultetin e Mjekësisë
10. Fakultetin e Arteve
11. Fakultetin e Bujqësisë
12. Fakultetin e Shkencave Sportive
13. Fakultetin e Edukimit

Detaje të tjera

  • Shërbimet e Kompanisë:

    Training & Education
  • Viti i themelimit:

    1970
  • Numri i studentëve:

    151+

Shperndaje ose Print

  • facebook
  • facebook
  • facebook
  • facebook