DigiWomen Cluster Kosovo përmbyll me sukses Javën e Vajzave në TIK 2025

DigiWomen Cluster Kosovo, që funksionon në kuadër të STIKK-ut, ka përmbyllur me sukses aktivitetet në kuadër të iniciativës “Girls in ICT Week 2025”. Kjo javë pati si qëllim fuqizimin dhe inkurajimin e vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e njohurive dhe frymëzimin përmes historive personale të grave të suksesshme në këtë fushë.

Në kuadër të kësaj jave, DigiWomen Cluster Kosovo organizoi gjithsej 9 aktivitete në 9 institucione publike dhe private në 8 komuna të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë Vitinë, Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Kamenicën, Podujevën, Drenasin dhe Skenderajn. Aktivitetet përfshinë shkolla profesionale, gjimnaze, qendra inovative dhe institucione tjera edukative e teknologjike.

Në këto aktivitete u angazhuan gjithsej 15 mentore, gra profesioniste dhe lidere nga kompanitë e njohura në sektorin e teknologjisë dhe biznesit, duke përfshirë: 3CIS JSC, Dare to Create, Sentry Cybersecurity, Softeh LLC, Linkplus IT, Cacttus Education, Polar Bear Agency, Brandfluence, Next Gen Networks Institute, Imbus Peja, The Foundation House dhe Women in Tech Kosovo.

Në sesionet interaktive të zhvilluara gjatë kësaj jave, mentoret ndanë përvojat e tyre personale dhe profesionale, duke theksuar rëndësinë e guximit, inovacionit, vetëbesimit, mirëqenies dhe krijimit të rrjeteve profesionale si elemente kyçe për sukses në industrinë e teknologjisë. Në këto aktivitete morën pjesë rreth 300 vajza të reja, të cilat patën mundësinë të diskutojnë hapur, të marrin përgjigje konkrete për pyetjet e tyre dhe të krijojnë lidhje të rëndësishme profesionale për karrierën e tyre të ardhshme.

Aktivitetet u mbështetën edhe nga projekti EnInGeP, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatuar bashkërisht nga CARE International dhe ECIKS, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja dhe avancimit të barazisë gjinore në sektorin e TIK-ut në Kosovë.

TOR – Conducting the Annual Skills Gap Analysis – Kosovo ICT Barometer (2023 & 2024), including Dual VET Focus

The Kosovo Association of Information and Communication Technology (STIKK) is the implementing entity of the KSV/021 – Skills for Sustainable Jobs in Kosovo project, funded by LuxDev. As part of this initiative, Activity 4.4 aims to conduct a comprehensive annual skills gap analysis through the Kosovo IT Barometer, now expanded to include a new focus on Dual Vocational Education and Training (Dual VET) in Kosovo’s ICT sector.

The Kosovo IT Barometer has been conducted annually by STIKK since 2014 and is a key tool for assessing export capacity, workforce trends, and sectoral challenges within the ICT industry. This year, the 2025 edition will cover developments in both 2023 and 2024, and will include a dedicated section on the implementation, awareness, and impact of Dual VET across the private ICT sector.

Scope of the Assignment

STIKK seeks to engage a qualified research company or consulting team to design, conduct, and analyse the 2023 & 2024 Skills Gap IT Barometer, integrating both traditional ICT market insights and a new Dual VET thematic focus.

For more information on the terms of reference, click the link below:

Terms of References (ToR) TOR/LD/02-2025

 

STIKK mban me sukses Mbledhjen e 17-të të Kuvendit, miraton planet kryesore dhe zgjedh bordin e ri

Prishtinë, Kosovë – 12 Shkurt 2025 – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) e mbajti me sukses Mbledhjen e 17-të të Kuvendit më 12 Shkurt 2025, në Tech Park Prishtina. Takimi bashkoi 32 përfaqësues nga kompanitë anëtare të STIKK, duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin e TIK-ut në Kosovë, me shqyrtimin e arritjeve kyçe, miratimin e planeve strategjike dhe zgjedhjen e një bordi të ri që do të udhëheqë shoqatën në 2025.

Mbledhja filloi me një fjalë hyrëse që theksoi sfidat dhe arritjet e vitit 2024, duke vënë në pah rritjen e sektorit, përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e njohjes ndërkombëtare të kompanive kosovare. U prezantua raporti vjetor për vitin 2024, i cili detajoi përpjekjet e STIKK në katër objektiva strategjikë: forcimi i kapaciteteve njerëzore, përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe financiare, zgjerimi i mundësive në treg dhe promovimi i identitetit global të industrisë së TIK. Arritjet kryesore përfshinë organizimin e mbi 35 sesioneve trajnimi dhe ngjarjeve në Tech Park Prishtina, bashkëpunime të suksesshme B2B në Austri dhe Berlin, si dhe festivalin kryesor KosICT, i cili mblodhi mbi 3,000 pjesëmarrës nga 15 shtete.

Kuvendi miratoi disa dokumente kyçe, përfshirë raportin vjetor për vitin 2024, planin e punës dhe buxhetin për vitin 2025, si dhe raportin e auditimit për vitin 2024. Diskutimet mes anëtarëve nënvizuan nevojën për më shumë mbështetje ndaj startup-eve, thellimin e bashkëpunimit me tregjet ndërkombëtare dhe përfundimin e iniciativave si IT Barometri.

Plani i punës dhe buxheti për vitin 2025 u ratifikuan gjithashtu, duke theksuar prioritetet kryesore për nxitjen e rritjes së sektorit të TIK. Këto përfshijnë forcimin e kuadrit ligjor për bizneset e TIK, zgjerimin e mundësive të financimit, promovimin e identitetit të sektorit në tregun global dhe konsolidimin e Tech Park Prishtina si qendër inovacioni.

Një pikë kulmore e mbledhjes ishte zgjedhja e Bordit të ri të STIKK, i cili do të drejtojë shoqatën gjatë fazës së ardhshme të zhvillimit. Anëtarët e sapozgjedhur të bordit janë:

Astrit Leti (Tive)
Albert Aliu (Global CT Digital Kosovo)
Erblina Idrizi (Imbus Peja)
Çelik Nimani (Valtech)
Burbuqe Hashimi (3CIS)

Më pas u konfirmua përbërja e plotë e Bordit të STIKK, si më poshtë:

Kryetare: Burbuqe Hashimi (3CIS)
Nënkryetare: Bardha Ajvazi (Brandfluence)
Anëtarë:
• Astrit Leti (Tive)
• Alban Sahiti (Tenton)
• Albert Aliu (Global CT Digital Kosovo)
• Benjamin Kolenovic (Growzillas)
• Erblina Idrizi (Imbus Peja)
• Çelik Nimani (Valtech)
• Kristian Kabashi (Numarics)

STIKK mbetet i përkushtuar në avancimin e industrisë së TIK-ut në Kosovë, duke nxitur inovacionin, mbështetur anëtarët e saj dhe pozicionuar sektorin si një shtyllë kyçe të ekonomisë kombëtare. Rezultatet e Mbledhjes së 17-të të Kuvendit vendosin një bazë të fuqishme për progresin e mëtejshëm në vitin 2025 dhe më tej.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ekzekutive të STIKK në [email protected]

FTESË PËR OFERTIM: AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE PËR VITET 2025-2027

STIKK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitet financiare prej 01.01.2025 deri me 31.12.2027.

Per me shume klikoni linkun me poshte:

FTESË PËR OFERTIM

 

ATIK u dorëzon partive politike propozimin për zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë

Aleanca e Tech Parqeve dhe Inkubatorëve të Kosovës (ATIK) ka dorëzuar një dokument gjithëpërfshirës me propozime për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, tek të gjitha partitë politike të Republikës së Kosovës që garojnë në zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit 2025.

ATIK thekson se ky hap strategjik synon të angazhojë politikëbërësit që sektori i TIK-ut të përfshihet si prioritet kyç në programet e tyre zgjedhore dhe qeverisëse.

Dokumenti i dorëzuar përmban rekomandime në katër fusha thelbësore:

Reforma Ligjore: Përmirësimi i legjislacionit ekzistues dhe hartimi i ligjeve të reja për të mbështetur inovacionin.

Mbështetje Qeveritare: Themelimi i një Ministrie të Teknologjisë dhe krijimi i rolit të CTO-së brenda qeverisë.

Mbështetje Financiare: Krijimi i një Fondi të Pavarur Zhvillimor për ndërmarrjet ICT dhe financimi i Tech Parqeve dhe Inkubatorëve.

Edukimi dhe Zhvillimi i Fuqisë Punëtore: Avancimi i programeve të edukimit në Inteligjencën Artificiale (IA) dhe implementimi i programeve DUAL VET për të lidhur tregun e punës me arsimin.

Anëtarët e ATIK: TechPark Prishtina, Innovation and Training Park (ITP) Prizren, VentureUP – University of Prishtina Venture Incubator, Innovation Centre Kosovo (ICK), Innovation Center Jakova (JIC), Kosovo Innovation Hub, Makerspace Innovation Center Prizren, Parku Teknologjik Kamenicë, Graçanica Innovation Center.

ATIK, që përfaqëson këto nëntë qendra të rëndësishme të inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me politikëbërësit për të sjellë ndryshime pozitive në këtë sektor.

Dokumenti i plotë me propozimet për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Ndërmarrësisë dhe Inovacionit mund te gjendet në linkun në vijim:

https://stikk.org/wp-content/uploads/2025/01/Rekomandimet-për-Zhvillimin-e-Sektorit-të-TIK-ut-Ndermarrësisë-dhe-Inovacioionit-në-Kosovë.pdf

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë viziton STIKK dhe Tech Park Prishtina

STIKK pati kenaqesine te mireprese Ambasadorin e Bashkimit Europian ne Kosove, z. Aivo Orav, e Tech Park Prishtina. Gjatë kësaj vizite, ambasadori pati mundësinë të mësojë më shumë për punën dhe sukseset e startup-eve pjesëmarrëse në projektin StarUp, financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementuar nga STIKK

Startup-et i prezantuan idetë e tyre ambasadorit dhe treguan se si mbështetja e BE-së ka ndikuar në zhvillimin e ideve të tyre dhe ka forcuar pozicionin e tyre në treg.

Në një takim me përfaqësuesit e STIKK-ut, ambasadorja u njoh edhe me rolin dhe aktivitetet tona në avancimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë, si dhe me potencialin e jashtëzakonshëm të kompanive tona në këtë fushë.

Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian është thelbësor për mbështetjen e nismave që fuqizojnë sektorin privat dhe nxisin zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Falenderojmë ambasadorin Orav dhe BE-në për angazhimin e tyre si partnerë strategjikë në mbështetjen e sektorëve kyç të ekonomisë së Kosovës.

KosICT 2024: Festivali i Teknologjisë që Ndërtoi Ura të Reja Inovacioni

Prishtinë, 13 Tetor 2024 – Edicioni i 13-të i KosICT Technology Festival ka përfunduar, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për industrinë e teknologjisë në Kosovë. I mbajtur në Tech Park Prishtina më 11-12 Tetor, ngjarja e këtij viti tejkaloi pritjet, duke sjellë së bashku ekspertë globalë, liderë të industrisë, startup-e dhe entuziastë të teknologjisë për dy ditë të plota me ndarje njohurish, rrjetëzim dhe inovacion. Me mbi 3000 pjesëmarrës, 104 kompani të përfaqësuara, dhe folës nga 15 vende të ndryshme, KosICT 2024 u pozicionua si ngjarja kryesore teknologjike në rajon.

Një Platformë Dynamike për Perspektiva Globale

Festivali i këtij viti përfshiu 30 folës të shquar në të dyja skenat, Main dhe Developers, duke ofruar njohuri mbi trendet dhe sfidat më të fundit teknologjike. Me 9 keynotes, 1 panel diskutimi, 6 fireside chats, dhe 1 prezantimMain Stage, si dhe 3 prezantime, 1 panel diskutimi dhe 4 punëtoriDevelopers Stage, ngjarja ofroi përmbajtje të larmishme për interesa dhe sektorë të ndryshëm.

Ndër momentet kryesore ishte keynote i mbajtur nga Dex Hunter-Torricke, kreu i Komunikimeve Globale dhe Marketingut në Google DeepMind, i cili ndau njohuritë e tij mbi navigimin në dekadën e revolucionit teknologjik, dhe fireside chat me Oskari Pétas, bashkëthemelues i Wolt, duke treguar udhëtimin e kompanisë nga një startup deri në shitjen për 7 miliardë euro tek DoorDash. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjithashtu ngjiti skenën kryesore në një sesion të veçantë me titull “Transformimi i Prishtinës: Nga e Ndërlikuar në Komplekse”, i moderuar nga Sabine Singer, pionierja botërore në Value-Based Engineering.

Inovacioni dhe Startup-et Ndriçojnë

Innovation Fair ofroi një platformë për 11 startup-e premtuese që prezantuan zgjidhjet e tyre të reja para investitorëve, entuziastëve të teknologjisë dhe klientëve potencialë. Mbështetur nga projekti i Startup-eve i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga STIKK, panairi tregoi sesi këto kompani të fazës së hershme po sjellin inovacione që po tronditin industritë. Midis startup-eve ishin The Lobby Boy, TERMINI, LABVR, dhe SPARE, secila duke sjellë perspektiva të reja dhe zgjidhje inovative.

Në anën tjetër të sallës, Trailblazers Fair përfshiu 11 kompani të njohura, përfshirë ProCredit Bank, IPKO, Ericsson, dhe Nettxio, të cilat prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre inovative. Panairi ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të parë nga afër teknologjitë që po transformojnë industritë në Kosovë dhe më gjerë.

Future Developers Corner: Nxitja e Inovatorëve të Ardhshëm

Një nga elementët më frymëzues të KosICT 2024 ishte Future Developers Corner, ku 30 të rinj të talentuar, të moshës 8-16 vjeç, demonstruan aftësitë e tyre në kodim dhe teknologji. Përfaqësues nga shkolla të tilla si Finnish School, J-Coders, dhe Algorithmics, këta të rinj prezantuan projekte që përfshinin lojëra, aplikacione web dhe zgjidhje në robotikë dhe hardware, duke magjepsur audiencën me krijimtarinë dhe pasionin e tyre.

Një Qendër për Rrjetëzim dhe Bashkëpunim

Festivali gjithashtu shërbeu si një qendër e fuqishme për rrjetëzimin me B2B Brokerage Event. Mbi 150 takime B2B u zhvilluan gjatë dy ditëve, duke ofruar mundësi unike për kompanitë për të krijuar lidhje të rëndësishme dhe për të eksploruar partneritete të mundshme. Dita e parë përfshiu një B2B ndërkombëtar të organizuar në kuadër të Enterprise Europe Network (EEN), ku 30 kompani lokale dhe të huaja morën pjesë. Në ditën e dytë, një B2B me temë “Gratë në Biznes” u organizua nga STIKK në bashkëpunim me DigiWomen Cluster Kosovo dhe USAID Kosovo Compete Activity.

KosICT eSports Showdown

eSports Showdown u rikthye në KosICT me dy turne emocionuese. Turneu i parë ishte një garë bamirësie në Counter-Strike mes kompanive, ku Starlabs triumfoi ndaj Telos Labs në finalen e mbajtur në ditën e dytë. Turneu i dytë, një garë profesionale në Dota 2, përfshiu 8 ekipe konkurruese, me ekipin BLINK që doli fitues.

Një Mbrëmje Ekskluzive Parangjarje

Një ditë para fillimit zyrtar të festivalit, KosICT organizoi një mbrëmje ekskluzive për folësit, anëtarët e STIKK dhe të ftuarit e veçantë. Bashkë-organizuar nga Advantage AustriaHotel Prishtina, kjo mbrëmje shërbeu si një mundësi për pjesëmarrësit që të njiheshin dhe të ndërtonin lidhje përpara takimeve në KosICT.

Një Epokë e Re me OctoberTech Kosova

KosICT 2024 gjithashtu shërbeu si ngjarja zyrtare e hapjes për OctoberTech Kosova, një nismë e re e mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Kjo nismë bashkon ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë digjitale në Kosovë, përfshirë DOKU.TECH dhe GrowthTank, duke krijuar një platformë dinamike për bashkëpunim, ndarje njohurish dhe inovacion.

Duke Shikuar përpara

Me përfundimin e edicionit të 13-të të KosICT, suksesi i këtij viti thekson rëndësinë në rritje të industrisë së teknologjisë në Kosovë dhe rajon. Me folës të nivelit botëror, diskutime të rëndësishme dhe inovacione të jashtëzakonshme, KosICT vazhdon të shërbejë si një platformë ku teknologjia takohet me biznesin dhe idetë me mundësitë. Ne presim me padurim çfarë do të sjellë edicioni i ardhshëm, ndërsa KosICT vazhdon të vendosë standarde të reja për festivalet teknologjike në Ballkan dhe më gjerë.

Për më shumë informacione, vizitoni Faqen e Internetit të KosICT ose na ndiqni në platformat tona të mediave sociale.

KosICT 2024 – Ngjarja Kryesore e Teknologjisë në Kosovë Kthehet për Edicionin e saj të 13-të

Prishtinë, 11-12 Tetor 2024 – Edicioni shumë i pritur i 13-të i KosICT Technology Festival do të mbahet në Tech Park Prishtina. Ngjarja e këtij viti premton të jetë më e madhe dhe më me ndikim se kurrë, duke përfshirë diskutime novatore, folës të nivelit të lartë dhe kompani që shfaqin më të mirat e teknologjisë globale.

Me një agjendë të ngjeshur që përfshin 17 sesione në Main Stage dhe 8 sesione në Developers Stage, festivali do të presë 30 folës, nga të cilët 23 ndërkombëtarë, përfaqësues të disa prej kompanive dhe qendrave më të njohura të inovacionit në botë. Midis folësve janë përfaqësues nga Google DeepMind, Camunda, Emerging Europe, dhe Wolt, të cilët do të sjellin njohuri mbi trendet më të fundit në Inteligjencën Artificiale, automatizimin e proceseve, lidershipin sipërmarrës dhe transformimin digjital.

Ngjarjet shtesë të KosICT 2024:

  • The Trailblazers Fair – Me pjesëmarrjen e 10 kompanive që prezantojnë produkte dhe zgjidhje inovative.
  • The Innovation Fair – Prezentimi i 11 startup-eve, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të eksplorojnë të ardhmen e inovacionit në teknologji.
  • Future Developers Corner – Një hapësirë unike për 30 gjeni të rinj, të moshës 8-16 vjeç, për të demonstruar aftësitë e tyre në kodim dhe teknologji.
  • International B2B Brokerage Event – Një platformë rrjetëzimi për 50 kompani nga e gjithë bota, duke mundësuar lidhje të rëndësishme biznesi.
  • eSports Showdown – Një garë emocionuese e eSports, me dy turne, një për bamirësi dhe një profesional.

Një Perspektivë Globale mbi Teknologjinë dhe Inovacionin 

KosICT 2024 është gati të vendosë standarde të reja në botën e konferencave të teknologjisë në rajon, duke përfshirë keynote futuriste, fireside chat dhe panele diskutimi. Kryeministri, Albin Kurti do të çelë siparin e KosICT në Main Stage, duke mbajtur fjalën hapse. Midis sesioneve më të rëndësishme është keynote i mbajtur nga Dex Hunter-Torricke, kreu i marketingut në Google Deep Mind, i cili do të ndajë njohuritë e tij mbi navigimin në dekadën e revolucionit teknologjik. Përveç kësaj, Fireside Chat me Oskari Pétas, Bashkëthemelues i Wolt, do të shpalosë udhëtimin e kompanisë nga një startup deri në shitjen për 7 miliardë euro.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të ngjitet gjithashtu në Main Stage në një sesion të veçantë me titullin “Transformimi i Prishtinës: Nga e Ndërlikuar në Komplekse”, moderuar nga pionierja botërore në Value-Based Engineering, Sabine Singer.

OctoberTech Kosova – Një Nismë e Re 

KosICT 2024 do të shërbejë si ngjarja zyrtare e hapjes për OctoberTech Kosova, një nismë e re që konsolidon ngjarjet më të rëndësishme të teknologjisë digjitale në Kosovë, duke përfshirë KosICT, DOKU.TECH, dhe GrowthTank. E mbështetur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, kjo nismë synon të sigurojë një platformë dinamike për bashkëpunim, ndarje njohurish dhe inovacion në teknologjinë digjitale.

Një Platformë Globale për Investitorët dhe Startup-et 

Festivali i këtij viti pritet të ketë pjesëmarrjen më të madhe ndonjëherë të investitorëve të huaj dhe kapitalistëve të sipërmarrjes, me pjesëmarrës nga Finlanda, SHBA, Zvicra, Austria, Gjermania, dhe më gjerë. Sesioni Investors Pitch, që do të mbahet më 11 Tetor në ora 15:00, do t’u ofrojë startup-eve mundësinë unike për të prezantuar idetë e tyre inovative para investitorëve globalë.

Rreth KosICT 2024 

KosICT Technology Festival është ngjarja kryesore e teknologjisë në Kosovë, duke mbledhur së bashku ekspertë, sipërmarrës, investitorë dhe politikëbërës për të eksploruar të ardhmen e teknologjisë dhe ndikimin e saj në biznes, shoqëri dhe ekonominë globale. Ngjarja organizohet nga STIKK, dhe sponsori i përgjithshëm është ProCredit Bank Kosova.

Për më shumë informacione rreth ngjarjes, vizitoni Faqen e Internetit të KosICT ose na ndiqni në platformat tona të mediave sociale.

First Regional E-commerce Web Platform

Ecommerce4all.eu is a unified point from which e-sellers can obtain all the necessary relevant information related to e-commerce in all 7 CEFTA markets (N. Macedonia, Serbia, Albania, Bosnia and Herzegovina, Montenegro, Kosovo, and Moldova). The platform comprises 6 modules customized for each CEFTA market and translated into local and English languages.

Visit the platform: ecommerce4all.eu