Zv. ministrja Liza Gashi në MARTEch, dakordim për tre çështje me kompanitë e STIKK

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të bashkëpunojë ngushtë me kompanitë anëtare të STIKK për diplomacinë digjitale. Kjo u ra dakord në ‘MARTEch‘, takimi i të martave i organizuar nga STIKK, ku e ftuar ishte zv. ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në takimin e mëngjesit me përfaqësues të kompanive anëtare të STIKK, zv. ministrja Gashi tregoi për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe për bashkëpunimin që qeveria e Republikës së Kosovës është duke bërë me kompaninë Linkedin. Sipas zv. ministres Gashi, aktualisht mes dy palëve janë duke u shkëmbyer të dhënat për krijimin e një databaze të Kosovës.

Ndër të tjera ajo theksoi se festivali KosICT, i organizuar nga STIKK, është promovuar në të gjitha takimet me kompanitë amerikane, si një ngjarje e madhe e promovimit të sektorit TIK në Kosovë dhe më gjerë.

Anëtaret e STIKK treguan arritjet e kompanive si dhe bashkëpunimet që kanë në nivelin ndërkombëtar, kryesisht me shtete të Bashkimit Europian dhe SHBA.

Ne fund, u dakordua që mes STIKK dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës:

  • të krijohet një grup punues për të forcuar bashkëpunimin për diplomacinë qytetare, si promovues të suksesit të sektorit TIK;
  • të mbahen të paktën 4 takime të rregullta në vit;
  • të punohet për një ndërlidhje më efektive mes STIKK dhe ambasadave të Kosoves në botë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ftuar në MARTEch, iniciativa e re e STIKK

Nje kafe me sektorin TIK. Kjo është motoja e iniciativës më të re të STIKK e cila titullohet ‘MARTEch’.

Martech synon të krijojë një hapsirë bashkëbisedimi midis anëtarëve të STIKK dhe të ftuarëve nga fusha të ndryshme publike ose private. Eventi mbahet në dy të marta të çdo muaji në formatin e një kafeje mëngjesi mes të pranishmëve.

Në MARTEch-un e parë i ftuar ishte , Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës me përfaqësuesit e kompanive anëtare të STIKK u diskutua rreth mundesive të bashkëpunimit dhe iniciativave për digjitalizimin e shërbimeve publike.

Z. Rama shprehu mirënjohjen ndaj sektorit TIK dhe ofroi bashkëpunimin e tij të plotë rreth zhvillimit të Prishtinës si një ‘smart city’. Ai tregoi gjithashtu gatishmeri për të mbështetur festivalin KosICT si dhe planin e mobilitetit për TechPark Prishtina, i cili është në fazën e fundit të punimeve.

Antarët e STIKK treguan për sukseset dhe zgjidhjet që i ofrojnë për kompanitë jashtë Kosove dhe shprehën gatishmerinë që njohuritë e marra t’i transferojnë në qytetin ku operojnë.

Ne fund, u vendos që të krijohet një grup punues i cili do të identifikojë nevojat dhe do të sugjerojë zgjidhje digjitale për të adresuar nevojat e qytetarëve të Prishtinës.

TechPark Prishtina hyn në fazën përfundimtare të ndërtimit

Puna për ndërtimin e TechPark Prishtina ka rifilluar, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të projektit. Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar kontratën me kontraktorin për përfundimin e fazës së tretë të punimeve.

TechPark Prishtina është një projekt i iniciuar nga STIKK për të ofruar mundësi zhvillimi për të gjitha ato ide që sjellin risi.

Një mundësi e tillë është programi StarUp. Ky projekt, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga STIKK, synon të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme si dhe startup-et e maturuara, duke ofruar hapësirë, shërbime profesionale, infrastrukturë moderne dhe promovim adekuat.

Në të njëjtën kohë, TechPark do të sigurojë lidhje dhe sinergji midis tregjeve vendore dhe ndërkombëtare, universiteteve dhe institucioneve të tjera mbështetëse.