[RISHPALLJE] Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve: Siguria e të Dhënave

STIKK ka rihapur kërkesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve. Qëllimi i kësaj Kërkese për Shprehjen e Interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnimim lidhur me 4 trajnime bazike dhe 1 trajnimi të avancuar rreth sigurisë në zhvillim të uebfaqeve. Këta ofrues të interesuar duhet të kenë kapacitet për të zhvilluar dhe ofruar trajnime në klasë duke përfshirë materialet, prezantimet, ushtrimet praktike, studimet e rasteve dhe diskutimet në grup.

Shprehjet e Interesit duhet të përfshijnë:

A. Historiku dhe pervoja e Kompanisë
Jepni një përshkrim të shkurtër të kompanisë / institucionit tuaj, listë të trajnimeve aktuale, certifikime të cilat keni posedon kompania juaj, si dhe përvoja dhe kualifikimi i kompanisë suaj për shërbime të zhvillimit të trajnimeve.

B. Referencat
Ju lutemi bashkëngjitni referencat përfshirë emrat, organizimin dhe informacionin e kontaktit për tre (ose më shumë) klientë të cilët mund të ofrojnë njohuri në lidhje me aftësitë, kualifikimin dhe dorëzimin e shërbimeve të trajnimit të kërkuara.

Ofruesit e Trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 1 shkurt 2019 në [email protected].

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.

03-STIKK-2019 2nd RfEoI – Information Security Training services: https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/01/03-STIKK-2019-2nd-RfEoI-Information-Security-Training-services.pdf

Ftesë për Ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2019-2021

STIKK fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas IFRS dhe rregullave të ATK-së për vitet financiare prej 01.01.2019 deri me 31.12.2021.

Datat e publikimit: 22 janar 2019
Data e mbylljes: 4 shkurt 2019, ora 16:00
Data e njoftimit: Më së largu me 28 shkurt 2019 (Pas mbajtjes së Mbledhjes së Kuvendit që është e paraparë në shkurt 2019)
Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit
Autoriteti kontraktues: Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

– Certifikata e regjistrimit të biznesit;
– Certifikata e regjistrimit fiskal;
– Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
– Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
– CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

Oferta duhet të përmbajë:

– Planin gjeneral të auditimit;
– Afatin kohor të propozuar;
– Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
– Tarifat për auditorë;
– Shumën totale të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, Shoqata do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

Ofertat duhen të dërgohen ekskluzivisht në zarf të mbyllur në Rrugën Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Ftesë për ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2019-2021: https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/01/02-STIKK-2019-ToR-External-Financial-Audit.pdf

Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve: Siguria e të Dhënave

STIKK ka hapur kërkesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve. Qëllimi i kësaj Kërkese për Shprehjen e Interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnimim lidhur me 4 trajnime bazike dhe 1 trajnimi të avancuar rreth sigurisë në zhvillim të uebfaqeve. Këta ofrues të interesuar duhet të kenë kapacitet për të zhvilluar dhe ofruar trajnime në klasë duke përfshirë materialet, prezantimet, ushtrimet praktike, studimet e rasteve dhe diskutimet në grup.

Shprehjet e Interesit duhet të përfshijnë:

A. Historiku dhe pervoja e Kompanisë
Jepni një përshkrim të shkurtër të kompanisë / institucionit tuaj, listë të trajnimeve aktuale, certifikime të cilat keni posedon kompania juaj, si dhe përvoja dhe kualifikimi i kompanisë suaj për shërbime të zhvillimit të trajnimeve.

B. Referencat
Ju lutemi bashkëngjitni referencat përfshirë emrat, organizimin dhe informacionin e kontaktit për tre (ose më shumë) klientë të cilët mund të ofrojnë njohuri në lidhje me aftësitë, kualifikimin dhe dorëzimin e shërbimeve të trajnimit të kërkuara.

Ofruesit e Trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 24 janar 2019 në [email protected].

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.

01-STIKK-2019 RfEoI – Information Security Training services: https://stikk.org/wp-content/uploads/2019/01/01-STIKK-2019-RfEoI-Information-Security-Training-services.pdf