Mundësi trajnimi dhe certifikimi: ISO 27001 Lead Implementer

Në vazhdim te përpjekjeve për të promovuar mundësi të reja për kompanitë anëtare dhe për të zgjeruar fushën e shërbimeve të cilat mund ti eksportojmë në të ardhmën, STIKK ofron mundësi te reja të trajnimeve dhe certifikimeve.

Ne kuadër të STIKK Education, STIKK do të organizoj trajnimin në ISO 27001 Lead Implementer, me përkrahje të German Cooperation, implementuar nga GIZ, përmes projektit Competitiveness of the Private Sector in Rural Areas (COSiRA). Trajnim 5 ditor në ISO 27001 është certifikim profesional i dedikuar për udhëheqës të proceseve, të cilët dëshirojnë të kuptojnë hapat të cilat nevojiten për të implementuar standardin ISO 27001.

Vlera e këtij trajnimi është 2,000 euro, pasiqe trajnimi subvencionohet nga German Cooperation dhe GIZ, kompanitë anëtare të STIKK do të paguajnë vetëm 10% të kësaj shume (200 euro), ndërsa kompanitë jo-anëtare 20% (400 euro).

Ky çmim përfshin:

Trajnimin
Certifikimin
Materialet e trajnimit
Dreka
Kafet dhe lëngjet gjatë pauzave

Agjendën mund të gjeni këtu: https://goo.gl/H9Jxdm
Regjistrohu këtu: https://goo.gl/forms/Qe5WOsuMJra21joX2

Trajnimi do të mbahet me 18-22 Shtator 2017, nga ora 09:00 deri në 16:30.

* Pjesëmarrjën duhet ta konfirmoni deri më 15 Shtator 2017
** Numri i Pjesëmarrësve është i limituar

Kërkesë për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve: Professional SCRUM Master (PSM)

STIKK ka hapur kërkesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve. Qëllimi i kësaj Kërkese për Shprehjen e Interesit është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për trajnimim lidhur me Professional SCRUM Master (PSM).

Këta ofrues të interesuar duhet të kenë kapacitet për të zhvilluar dhe ofruar trajnime në klasë duke përfshirë materialet, prezantimet, ushtrimet praktike, studimet e rasteve dhe diskutimet në grup.

Shprehjet e Interesit duhet të përfshijnë:

A. Historiku dhe pervoja e Kompanisë
Jepni një përshkrim të shkurtër të kompanisë / institucionit tuaj, listë të trajnimeve aktuale, certifikime të cilat keni posedon kompania juaj, si dhe përvoja dhe kualifikimi i kompanisë suaj për shërbime të zhvillimit të trajnimeve.

B. Lista e trajnimeve aktuale
Jepni një listë të trajnimeve aktuale që organizata juaj ofron, si dhe në çfarë menyre përvoja e tyre iu përshtatet trajnimit të kërkuar.

C. Referencat
Ju lutemi bashkëngjitni referencat përfshirë emrat, organizimin dhe informacionin e kontaktit për tre (ose më shumë) klientë të cilët mund të ofrojnë njohuri në lidhje me aftësitë, kualifikimin dhe dorëzimin e shërbimeve të trajnimit të kërkuara.

Ofruesit e Trajnimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 4 Shtator 2017 në [email protected].

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.

RFEI – Professional SCRUM Master (PSM): https://stikk.org/fileadmin/user_upload/10-STIKK-2017_RFEI_-_Professional_SCRUM_Master_Training_services.pdf

Kërkesë për ofertim: Outsource2Kosovo Platforma

STIKK bënë kërkesë për ofertim të kompanive të zhvillimit softuerik, të cilat do të bëjnë dizajnimin dhe zhvillimin e webfaqes së Outsource2Kosovo platformës.

Ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës.

Afati i fundit i paraqitjes së ofertës teknike dhe financiare (duke u bazuar në ToR) është deri më 22.08.2017, tek [email protected].

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës, kreativitetin dhe planin e proposuar të kohës së implementimit.

Pyetjet më të shpeshta mund të i gjeni këtu: https://goo.gl/3SdWus

Nëse keni pyetje shtesë ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.

Termat e Referencës (ToR) – 07/STIKK/2017: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/07-STIKK-2017_ToR_-_Outsource2Kosovo_Platform.pdf