Shpallen fituesit e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm

Është mbajtur dita e prezentimeve të ideve të biznesit nga ana e aplikantëve për grant, në kuadër të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog.Numri i përgjithsëm i prezentimeve ne grupe ishte 15-të dhe janë përzgjedhur gjithsej 10 idetë më të mira, të cilët janë shpërblyer me grant me shumën prej 3,000.00 €.

Objektivi i ideve në përgjithësi ishte kontribuimi në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke nxitur inovacionin & sipërmarrjen në industrinë e turizmit. Për më shumë disa ide kanë përfshirë krijimin e paketave turistike, zhvillimin e aplikacioneve online për telefona te mençur dhe web, përfaqësimin më të denjët të sektorit të turizmit si potencial për rritjen e ekonomisë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

STIKK organizon ngjarje B2B në Cologne, Frankfurt dhe Darmstadt, Gjermani

Në vazhdën e aktiviteteve për IT strategjinë dhe promovimin e eksportit, STIKK në bashkëpunim me Capgemini Consulting dhe me përkrahjen e GIZ dhe USAID organizoi një B2B udhëtim në Gjermani nga 14 deri me 18 Nëntor 2016.

6 kompani anëtare te STIKK (Adaptivit Engineering, Cacttus, ITEG, LinkPlus, Rrota dhe Zetta Technologies) patën rastin të takohen me kompani dhe organizata të rajonit të Cologne, Frankfurt dhe Darmstadt, të cilat punojnë në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm

Është bërë hapja e Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm në Shtëpinë e Inovacionit në Istog. Numri i pjesëmarrëve të Javës së Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm përfshinë 53 të rinjë, prej të cilëve 20 janë nga Mali i Zi.

Gjatë kësaj jave të rinjët do të mentorohen nga ekspertë të fushës së turizmit dhe TIK, ndërsa të Shtunën do të prezantohen idetë më të mira para jurisë profesionale. Është e paraparë që idetë më inovative të shpërblehen me shumën deri në 3,000.00 Euro për zhvillim të mëtutjeshëm.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është mjedisi më i mirë për të promovuar ndërmarrësinë dhe vetë-punësimin.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Java e Inovacionit për Teknologji dhe Turizëm është një vlerë e shtuar kundrejt Javës së ndërmarrësisë që po mbahet këto ditë në Kosovë.