Mëngjesi me kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK)

Sot, më 27 Shtator 2016 po mbahet mëngjesi tradicional i organizuar nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit (STIKK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).

Mëngjesi me kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të OEGJK u hap nga Kryetari i Bordit të STIKK z. Mentor Sahiti dhe Drejtori Ekzekutiv i OEGJK, z. Albert Matoshi.

Në këtë takim janë prezent kompanitë anëtare të STIKK dhe kompanitë anëtare të OEGJK, ku janë duke trajtuar temat mbi bashkëpunime potenciale dhe zhvillimin e sektorit të IT-së.

Për më shumë, është duke u biseduar rreth krijimit të më shumë mundësive në eksportin e shërbimeve kosovare në tregun internacional me fokus në Gjermani, dhe krijimin e një sistemi me procedura më të përshtatshëm për eksportim. Ky sistem do të ndikonte në rritjen e efikasitetit të shërbimeve të eksportuara sepse do të lejonte kompanitë të kenë një formë të automatizuar përmes së cilës do të operojnë më shpejt dhe do të jenë më të qasshme në treg.

Poashtu, u theksua se OEGJK do të punoj në prioritizimin e sektorit të IT-së në mënyrë që partneriteti të jetë më i qëndrueshëm. Ky partneritet krijon edhe rritje të punësimit, faktor i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e ekonomisë në përgjithësi.

Takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës në Istog

Takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës të projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Sot, më 26 Shtator 2016 po mbahet takimi i dytë i Komitetit Këshilldhënës në Shtëpinë e Inovacionit në Istog të projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i implementuar nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit(STIKK) dhe Syri i Vizionit në bashkëpunim me Organizatn Turistike në Berane dhe IT Cluster Mal të Zi.

Pjesëmarrës në këtë takim janë zyrtar të Komunës së Istogut, përfaqësues te projektit nga të dy anët e regjionit ndërkufitar, Kosovës dhe Malit të Zi.

Takimi është duke u drejtuar nga z. Lorik Mullaademi – Projekt Menaxher, i cili në detaje po tregon procesin e punës dhe të arriturat e projektit deri në fazën aktuale dhe rezultatet që pritet të arrihen deri në përfundim të projektit.

Janë duke u diskutuar hapat e parë të projektit, ku përfshihen prezantimet në shkolla të mesme të rrafshit të Dukagjinit me qëllim të njoftimit të objektivave të projektit; vizita studimore ne Val Di Fassa; aktivitetet e Shtëpisë së Inovacionit si trajnimet dhe punëtoritë në Istog dhe Berane, të cilat përgatisin të rinjt të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë, dhe të njejtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë.

Poashtu, gjatë takimit, të gjithë pjesëmarrësit po inkuadrojnë opinionet dhe idetë e tyre rreth aktiviteteve, të cilat janë fokusuar në përgatitjen e të rinjëve në inkuadrimin dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në platforma online.

STIKK Education hap aplikimin për gjeneratën e dytë!

Qellimi i STIKK Education është rritja e shkathtësive në sektorin e TIK-ut përmes trajnimeve profesionale dhe kompetente, projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë vendore, duke i’u përmbajtur trendeve të teknologjisë ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të regjistrohen në stikk.education/register. Data e fundit për aplikim është 25 Tetor, 2016.

STIKK Education do të zbatojë 2 cikle trajnimi dhe veprimtari të tjera plotësuese të projektit siç është paraparë në planin e aktivitetit poshtë në një periudhë 12-mujore në 2016-2017. Përmes trajnimeve, entuziastë e rinj të TI-së do të fitojnë aftësi të veçanta që janë aktualisht të rëndësishme në tregun lokal dhe Bashkimin Evropian duke përvetësuar me sukses programet që janë në përputhje të plotë me e Kompetenat e 3.0 të Kornizës Evropiane, një inicimi i multi-aksionerëve nga sektori i TIK Evropian me qëllim të identifikimit dhe të standardizimit të aftësive që aktualisht janë të nevojshme në treg dhe ka qenë gjithashtu prioritet nga kompanitë lokale të TIK për të zbatuar.

Në pjesën e dytë të programit tonë të trajnimeve, 45 entuziastë të rinj të TI-së do të përfundojnë trajnime intensive në tre profile: Menaxhment i TI-së, Zhvillim Mobil (iOS) dhe Inxhineri Softuerike (JAVA). 3 muaj praktikë do të iu ofrohen pjesëmarrësve të suksesshëm tek kompanitë anëtare të STIKK, gjë që do të ndihmojë ata të vëjnë në praktikë aftësitë e fituara rishtas dhe të shfaqin aftësitë e tyre për punëdhënësit potencialë.

Çmimi për pjesëmarrjen në një profil trajnimi është 200 €.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem referohuni tek Kushtet e Pjesëmarrjes: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Terms_and_Conditions_-_STIKK_Education.pdf