Vazhdim i afatit: Organizimi i trajnimeve dhe punëtorive në lidhje me promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Trajnime në promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani apo konsulent për organizimin e trajnimeve dhe punëtorive në lidhje me promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteri i përzgjedhjes është i bazuar në eksperiencë të punës relevante, një propozim i thjeshtë i planit të punës së trajnimeve dhe punëtorive, përshkrim i thjeshtë i materialeve qe do të përdoren, kohë-zgjatja e propozuar, dhe oferta financiare.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 06/07/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 27 – ToR_Digital_Promotion_Tools: https://stikk.org/fileadmin/Extended_-_ToR_-_Digital_Promotion_Tools_Training___Workshop.pdf

Lansimi i Strategjisë Nacionale të Teknologjisë së Informacionit në media

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me STIKK ka organizuar konferencën lansuese të Strategjisë Nacionale të Teknologjisë së Informacionit.

Paraqitja e Lansimit të Strategjisë Nacionale të Teknologjisë së Informacionit në mediat kombëtare:

Mustafa zotohet për transformimin digjital të bizneseve (VIDEO)

http://digjitale.com/kosovo-launches-its-national-it-strategy/

Strategjia e Teknologjisë Informative – hapërim drejt ekonomisë dixhitale

http://fax.al/read/news/4381538/12076860/mustafa-teknologjia-informative-qen-euml-sore-p-euml-r-zhvillimin-ekonomik

http://koha.net/?id=27&l=120668

https://www.indeksonline.net/tech-auto/25508/lansohet-strategjia-e-kosoves-per-teknologji-informative/

Qeveria Synon Rritje të Punësimit Përmes Teknologjisë Informative

Konferenca Nacionale për Programin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE)

Sot, me 21.06.2016 përfaqësues të STIKK ishin të pranishëm në hapjen e Konferencës nacionale për programin e ekonomisë digjitale të Kosovës (KODE) të organizuar nga Grupi i Bankës Botërore.

KODE nisi ditën e parë me fjalët hyrëse të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik zt. Blerand Stavileci, i cili në fjalët hyrëse tha që e ardhmja e ekonomisë së Kosovës duhet të shihet kah fusha e teknologjisë informative dhe ajo që ka arritur kulmin në këtë aspekt është programi i ekonomisë digjitale. I pranishëm në konferencë ishte edhe Ministri i Financave zt. Avdullah Hoti, i cili tha se vitin e kaluar pjesë të pakos fiskale ka qenë lirimi prej TVSh-së të pajisjeve të teknologjisë si pjesë e zhvillimit të këtij sektori.

Në seancën e parë të konferencës u shpalosën rezultatet e deritanishme dhe perspektivat e pilot-projektit “Gratë në Punë Online” (WOW), duke vijuar edhe me panel diskutimi.

Pjesa e dytë e ditës vazhdoj me seancën e dytë mbi: Shkathtësitë digjitale dhe bizneset digjitale, në të cilën shpalosi rezultatet në prezentimin e tij mbi Analizën e bizneseve të reja digjitale zt. Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

Dita e parë e konferencës u përmbyll me diskutime në panel mbi shkathtësitë dhe bizneset digjitale.

Organizimi i trajnimeve dhe punëtorive në lidhje me promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Trajnime në promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani apo konsulent për organizimin e trajnimeve dhe punëtorive në lidhje me promovimin e mjeteve digjitale për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteri i përzgjedhjes është i bazuar në eksperiencë të punës relevante, një propozim i thjeshtë i planit të punës së trajnimeve dhe punëtorive, përshkrim i thjeshtë i materialeve qe do të përdoren, kohë-zgjatja e propozuar, dhe oferta financiare.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 27/06/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 27 – ToR of Digital Promotion Tools Training: https://stikk.org/fileadmin/ToR_-_Digital_Promotion_Tools_Training___Workshop.pdf

Prodhimi i Videos dhe Mirëmbajtja e Rrjeteve Sociale për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Prodhimi i videos dhe mirëmbajtja e rrjeteve sociale për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani për prodhimin e videos mirëmbajtjen e rrjeteve sociale për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteri i përzgjedhjes është i bazuar në eksperiencën e punës, një faqe të planit të punës, përshkrimi i qasjes kreative, koha e propozuar, dhe oferta financiare.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 22/06/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 26 – ToR of Production and Promotion the Video Commercial and Maintaining Social Media platforms: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_-_Production_and_Promotion_the_Video_Commercial_and_Maintaining_Social_Media_platforms_.pdf