Konkurs për Menaxher/e të Administratës dhe Financave (Qershor, 2016)

STIKK fton të interesuarit të aplikojnë për Menaxher/e për administratë dhe financa.

Kandidati/ja ideal duhet te ketë ambicie dhe aftësi te punoje ne një organizate sfiduese si dhe te kontribuoje ne zgjidhjen e problemeve ne një mjedis kompleks dhe te ndryshueshëm. Duhet te jete i/e zellshëm dhe i/e motivuar qe te kontribuoje ne zhvillimin e mëtutjeshëm të Shoqatës.

Përgjegjësitë

Kandidati/ja i/e suksesshëm do të ketë përgjegjësitë në vijim:

Menaxhon aktivitete ditore administrative dhe financiare;
Monitoron dhe menaxhon shpenzimet ne kuadër te buxhetit te alokuar;
Aplikon procedura standarde administrative dhe financiare;
Bashkëpunon ngushte me Drejtorin Ekzekutiv ne përgatitjen e planit vjetor dhe buxhetit operacional;
Proceson ne kohe pagesat kundrejt faturave;
Kontrollon regjistrimin e faturave të anëtarësimit (përcjellja e listës së anëtarëve) si dhe kërkesat e fondeve sipas kushteve te caktuara nga donatoret;
Planifikon rrjedhën e parasë së gatshme (Cash Flow) si dhe mbikëqyr alokimin e mjeteve në bazë të Cash Flow-ut;
Monitoron dhe menaxhon burimet njerëzore (kontrata, pushimet, pagat, tatimet, trajnimet etj);
Siguron që të gjitha kërkesat e raportimit financiar te brendshëm dhe te jashtëm janë përmbushur në kohën e duhur dhe me rregull;
Analizon informacionin financiar me theks të veçantë detyrimet dhe përgatitë bilancin e gjendjes, bilancin e suksesit dhe raportet e tjera për të përmbledhur pozitën aktuale;
Rishikon diskrepancat kontable dhe rekomandon korrigjime;
Përgatit te gjitha raportet mujore/vjetore financiare;Përgatit pagat mujore, deklaratat mujore, tremujore dhe vjetore për pagesat e tatimeve të Administratës Tatimore të Kosovës;
Identifikon dhe jep zgjidhje për te gjitha çështjet administrative dhe financiare;
Trajnon stafin përkrahës (sipas nevojës).

Kualifikimet

Kërkesat specifike për këtë pozitë janë:

Diplome universitare ne Administrate/Financa ose te ngjashme;
Aftësi të shkëlqyeshme të organizimit dhe të menaxhimit të financave;
ërvojë 3 vjeçare në administrate dhe menaxhim të financave;
Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze;
Njohuria në aplikimin e Quickbooks është e dëshirueshme;
Përvoja me projektet e Komisionit Evropian është përparësi.

Kandidatët e interesuar duhet te dërgojnë CV te detajizuar dhe Letër Motivimi në adresën elektronike [email protected], deri me 3 qershor 2016, ora 12:00.

Konkurs për Menaxher/e të Administratës dhe Financave: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/Konkurs_per_menaxher-e_te_admin_financa.pdf

Prezantimi i projektit të financuar nga BE në Tiranë

Të Premten, më 16.05.2016, u bë prezantimi i projektit “Zhvillimi i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi”.

Stafi i STIKK, z.Bardh Kadiu dhe z. Lorik Mullaademi ishin pjesë në konferencën Java e Inovacionit në Tiranë, ku patën rastin të bisedojnë rreth Ekosistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit dhe Ekosistemit Inovativ.

Poashtu, është bërë prezantimi i projektit të financuar nga BE, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, ku u shpjegua qëllimi i projektit, përfituesit afat-gjatë të projektit, si dhe aktivitetet e projektit. Projekti parashihet të ketë rezultate premtuese për zhvillimin e shoqërisë kosovare në teknologji, si dhe ekonomisë ne përgjithësi.

CBC Tirana Presentation: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC_Tirana_conference_16052016.pdf

KosICT eSports Championship – inciativë profesionale për eSports

Sportet elektronike, të ashtuquajtura si eSports janë formë e re e sportit në lojëra kompjuterike, të cilat viteve të fundit po marrin famë anë e mbanë botës. Lojtarët e rinj po zhvillojnë karriera fitimprurëse, ku investimet e bëra në këtë sport tani vetëm se i kanë kaluar milionat.

Më së shpeshti, eSports marrin formën e një gare të organizuar si video lojë, sidomos në mes të lojtarëve profesionistë. Zhanri më i shpeshtë i video lojërave lidhur me eSports janë: 1. “Real Time Strategy” – strategji në kohë reale, dhe “First Person Shooter” – gjuajtje në vet-përspektiv.

eSports është një prej sporteve më të popullarizuara anembanë botës dhe turnet e garat ndërkombëtare që organizohen kanë respekt të veçantë dhe mbështeten prej shumë institucioneve, kompanive e organizatave të ndryshme. Gara të ndryshme ndërkombëtare tanimë sigurojnë transmetime direkte nga media të njohura si ESPN, Daily Dot, Yahoo etj.

Kjo skenë e sporteve elektronike është shumë pak e mbështetur në Kosovë dhe deri më tani është organizuar vetëm nga iniciativat vetanake të entuziastëve të këtyre sporteve. Ndërsa eSports ende ka një rrugë të gjatë për të bërë para se të bëhet e famshme sikurse basketbolli apo futbolli, SuperData Research, një kompani me bazë në Nju Jork e cila e ndjek këtë sektor, tha se tregu global i eSports do të rritet nga $748m për $1.9bn në fund të vitit 2018. Në vitin 2015 rreth 188 milionë njerëz kanë shikuar lojëra duke u luajtur në internet dhe në TV, nga 71.5 milionë në vitin 2013.

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK, www.stikk.org) e ka pa të arsyeshme që të intervenojë dhe të jetë e para organizatë profesionale që të ofrojë mbështetjen e saj duke punuar në këtë drejtim.

STIKK në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare KosICT do të organizoj turnirin në Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO), ngjarje kjo e cila do të ndiqet me vëmendje të madhe gjatë konferencës ku edhe në fund do shpallet fituesi i vendit të parë me 1,000€. Data zyrtare e ngjarjes është fillimi i tetorit, ndërsa ngjarja kryesore do të zhvillohet më 27 Tetor 2016. KosICT eSports Championship ka hapur ngjarjen tanimë edhe në facebook (www.facebook.com/kosictchamp), ku mund të ndiqni thirrjet për aplikimin e ekipeve dhe informative të tjera rreth kampionatit.

Lansimi i Shtëpisë së Inovacionit në Berane

Të Premten, më 06.05.2016 u lansua Shtëpia e Inovacionit në Berane.

Pjesë e ceremonisë të lansimit së Shtëpisë të Inovacionit në Berane ishin edhe stafi i STIKK, z. Bardh Kadiu dhe z. Lorik Mullaademi, së bashku me partnerin nga Syri i Vizionit, z. Dukagjin Nishiqi si dhe Administratorën që sapo ka filluar punën në Shtëpine e Inovacionit në Istog, znj. Majlinda Kelmendi.

Gjatë lanësimit të Shtëpisë të Inovacionit në Berane, u theksuan aktivitet e realizuara deri më tani, dhe aktivitetet që do të realizohen nga ana e partnerëve në Mal të Zi. Poashtu, partnerët patën rastin nga afër të bisedojnë për të ardhmën e projektit, të takojnë pjesëmarrësit e aktiviteteve nga afer, të ndëgjonë pytjet e tyre dhe të fillojnë bashkëpunimet potenciale në të ardhmen.

Në anën tjeter, STIKK dhe SiV janë duke bërë gati Shtëpinë e Inovacionit në Istog, e cila është në përpunim e siper dhe pritet të hapet në Qershor.

Shtëpia e Inovacionit në Istog pritet që të ju shërbej të rinjëve dhe bizneseve të turizmit të pjesës së Dukagjinit, në mënyrë që të pajisen me njohurin e fundit të teknologjisë dhe t’a aplikojnë në bizneset e tyre si vlerë të shtuar.

Shtëpia e Inovacionit në Istog dhe Berane u realizua nga projekti “”Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, i financuar nga BE.

Mëngjesi me anëtarë dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, zt. Blerand Stavileci

Me 4 Maj 2016, STIKK organizoi edicionin e parë të Mëngjesit me Anëtarë, ku i ftuar ishte Ministri i Zhvillimit Ekonomik, zt. Blerand Stavileci dhe present ishin drejtor ekzekutiv si dhe menaxher nga kompanitë e TIK-ut.

Kjo ngjarje u sponsorizua nga kompania e shërbimeve të TIK-ut, LinkPlus IT (www.linkplus-it.com).
Ky takim jo-formal ngriti tema të ndryshme në bashkëbisedim me Ministrin Stavileci, ku u theksuan tema sikur Fondi i Inovacionit, Strategjia Kombëtare e TIK-ut, si dhe politika të zhvillimit afatgjatë.

Ministri Stavileci theksoi dy ide me të cilat STIKKu dhe kompanitë anëtare mund të kontribuojnë në promovimin e sektorit; 1. si fillim u ceken takime më të shpeshta në baza javore në të cilat mund të përfshihen mediumet dhe portalet vendore; 2. emisionet teknologjike të jenë me tematika më të fokusuara për zhvillimet në vend.

Anëtarët tanë ngritën çështjen e ndihmës së zbehtë nga ana e Qeverisë në përkrahjen e kompanive të TIK-ut në përfaqësim në ngjarje rajonale dhe ndërkombëtare sikurse Cebit, Appsworld, Webit etj., të cilat kanë potencial për të sjell investime në ekonomin e vendit; Bashkëpunim më i mirëfilltë midis Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik, Diasporës, Punëve të Jashtme dhe të tjerave; Një lidhje më e mirë midis kompanive vendore, diasporës dhe personave të kyçur në industrinë e TIK-ut në vende të zhvilluara.

Gjithashtu u diskutua tema e edukimit formal si dhe incentivat nga ana e Qeverisë për bursa mujore për trajnimin e kandidatëve të rinjë në kompani.

Në fund u diskutua që sektori i TIK-ut mund të jetë më fitimprurës në një kohë më të gjatë në krahasim me sektoret tjerë.

Mengjesi më anëtarë do të vazhdojë me edicione të radhës ku mysafirë do të vijnë nga prapavija të ndryshme. Ju mirëpresim!

Printimi i Materialeve për projektin e financuar nga BE

Kërkesë për ofertim: Printimi i materialeve për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani për printimin e materialeve për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 10/05/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 25 – ToR of Printing Materials: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/CBC_25_-_ToR_of_Printing_Materials.pdf