Dita Ndërkombëtare e Grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK), sot u mbajt konferenca e cila përmendi angazhimin e grave të Kosovës në sektorin e TIK.

Ndër të tjera rreth angazhimit të grave në sektorin e TIK, në konferencë u përmendën edhe ngjarjet e suksesshme të grave të Kosovës në sektorin e TIK. Si një ndër gratë më të suksesshme në sektorin e TIK në Kosovë, u përmend znj. Vjollca Çavolli – Drejtoreshë Ekzekutive në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit në Kosovë (STIKK), e cila gjatë karrierës së saj u shquhet për punën dhe kontributet e treguara në këtë sektor.
U theksua se znj. Çavolli konsiderohet të jetë motivimi dhe shembulli më i mirë për vajzat në sektorin e Teknologjise së Informimit dhe Komunikimit në Kosovë.

Si pjesë e ngjarjes, STIKK Education u prezantua si mundësi për vajzat në sektorin e Teknologjise së Informimit. Stafi i STIKK pati rastin të bisedoj nga afër në lidhje me qëllimet e trajnimeve të STIKK Education, dhe mundësitë potenciale të krijuara përmes trajnimeve.

Zhvillimi i Planit Operacional dhe të Qëndrueshmërisë

Kërkesë për ofertim: Zhvillimi i planit operacional dhe qëndrueshmërisë për projektin e financuar nga BE “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Shoqata e Kosovës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) dhe partneri i saj Syri i Vizionit (SiV), kërkon të angazhoj një kompani/konsulent për zhvillimin e planit operacional dhe të qëndrueshmërisë për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”.

Prandaj, ju lutem gjeni bashkangjitur Termat e Referencës së fushëveprimit të punës.

Kriteriet e përzgjedhjes bazohen në eksperiencën e punës (40%), periudhën kohore të implementimit (50%), dhe qasjen kreative (10%).

Aplikacioni duhet të dërgohet përmes e-mail tek [email protected] deri më 29/04/2016.

Nëse keni pyetje ose komente, ju lutem na kontaktoni me e-mail.
Ky projekt mundësohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

CBC 24 – ToR of Development of Operational and Sustainability Plan: https://stikk.org/fileadmin/user_upload/ToR_of_Development_of_operational___sustainability_plan_.pdf