Dita Mbarëkombëtare e TIK 2015

Me 25 Qershor në Durrës është mbajtur takimi i komunitetit të TIK të trojeve shqiptare: “Dita Mbarëkombëtare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”. Kjo ngjarje ishte hera e 7-të me radhë e organizimit të këtij aktiviteti, i cili solli bashkë kompanitë e TIK nga Kosova dhe Shqipëria. Mbi 30 përfaqësues të sektorit të TIK u mblodhën në këtë takim me qëllim të identifikimit të mënyrave të ndryshme bashkëpunimit, njohjes, forcimit dhe krijimit e një rrjeti profesional mbarëkombëtar në fushën e TIK.

Takimi u hap nga Drejtori Ekzekutiv i AITA, z. Dritan Mezini, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Më pas pjesëmarrësve iu drejtua Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, znj. Vjollca Çavolli, e cila sqaroi se si u thellua bashkëpunimi gjatë këtyre 7-të viteve të vazhdimit të kësaj tradite.

Pjesëmarrësit gjithashtu patën kënaqësinë të dëgjojnë prezantimin e draftit të IT Barometrit të Kosovës për vitin 2015 nga z. Bardh Kadiu, Koordinator i Programeve në STIKK. Pas prezantimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të kontribojnë në diskutim të hapur lidhur me vështirësitë të cilat hasen në aspektin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Kompanitë vazhduan të shkëmbenin përvojat dhe njohuritë e tyre edhe gjatë koktejit të paraparë për rrjetëzim.

Kompanitë prezent në këtë takim vlerësuan lartë nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit për tejkalimin e barrierave të identifikuara dhe krijimin e një ambient më të favorshëm për bërjen e biznesit.

Konferenca “Prishtina – Shansi që nuk po Shfrytëzohet”

Qendra e Inovacionet e Kosovës pati kënaqësinë të jetë vendi ku është zhvilluar konferenca e cila trajtoi gjendjen aktuale socio-ekonomike në Komunën e Prishtinës, si edhe pasojat. Në saje të kësaj, Prishtina REA si nikoqire përgatiti prezantim të Platformës për Zhvillim Ekonomik të Prishtinës, duke ofruar zgjidhje dhe modele për një Prishtinë të përparuar, të zhvilluar, që ofron mundësi për investime, për punë, shkollim, avansim profesional, jetë të qetë dhe për një qytet metropolitan.

Në konferencë si panelist dhe pjesëmarrës ishin z. Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinë, znj. Besa Zogaj, Zëvendësministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, z. Ferat Shala, Zëvendësministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Skënder Krasniqi, Nënkryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit dhe znj. Vjollca Çavolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së TIK të Kosovës-STIKK. Gjithashtu ishin prezent edhe përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave të ndryshme, bankave, shoqërisë civile dhe mediave.

“Kosova për herë të parë do ta ketë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, që është inicuar nga Qeveria, e cila do të përmbajë prioritete strategjike kombëtare, që do të shërbejnë si orientim me rastin e zhvillimit të masave dhe veprimeve zbatuese nga institucionet e vendit në drejtim të zhvillimit”, tha znj. Besa Zogaj nga MZHE-ja.

Këtu mund të lexoni më shumë rreth Strategjisë Kombëtare për Zhvillim: http://mzhe.rks-gov.net/?page=1,42,1030

TIK Ngjarje në Tiranë me 11 Korrik

Në emër të partnereve tanë, TURN8, dëshirojmë të ju ftojmë në ngjarjen e veçantë për ndërmarrësit dhe inovator start-up. Bashkangjituni në Innov-a-thon, ngjarje një-ditore ku prezantohen start-up inovative dhe cilësore dhe teknologji të cilat kërkojnë financim, përkrahje dhe pjesëmarrje në seed accelerator të re të TURN8.

Në Innov-a-thon ju keni mundësi të:

Prezantoni idenë tuaj në kuadër të njërës nga temat të TURN8Takoni dhe krijoni kontakte me persona kreativKrijoni ekip dhe punoni së bashku për të përpunuar idenëPrezantoni idenë e përpunuar dhe të kualifikoheni në TURN8 seed accelerator në Dubai

DATA: 11 Korrik, 2015
KOHA: 10.30AM – 6.00PM
VENDI I NGJARJËS: Universiteti Epoka, Autostrada Tirane-Rinas, km. 12, 1000, Shqipëri

Temat: Çfarë lloj idesh?

– Aplikacione për ueb ose mobil
– Portale e-commerce
– Avancim i përmbajtjes Arabike
– Zgjerim i e-learning dhe arsimit
– Teknologji për jetës të qëndrueshme
– Shërbime “Crowdsourced”
– Inovacion në rrjetëzim shoqëror
– Teknologji shëndetësor

Më shumë rreth TURN8.
Regjistrohu për Innov-a-thon këtu!
Për pyetje ose regjistrim përmes telefonit, thirrni në +9714-319-7645.
Emaili i ekipit të TURN8 Innov-a-thon.
Nuk mund të merrni pjesë në Innov-a-thon? Prezantoni idenë online!

Seminari “Inxhinieria Softuerike Ndërkombëtare: Një Studim nga Përvoja e Honeywell”

Me 3 Qershor, USAID, në bashkëpunim me FIEK (Universiteti i Prishtinës) dhe STIKK, organizoi seminarin me temën e Inxhinierisë Softuerike në përmasa Ndërkombëtare.

Përvojat e tyre i ndan Prof. Ronald Birks, nga Honeywell dhe Prof. Shahin Berisha, Inxhinier i Softuerit në Arizona State University. Globalizimi shtyu Honeywell nga SHBA-të të “outsource” në Indi, Kinë, Rusi dhe Meksikë. Prof. Birks pas punës së tij një vjeçare në Rusi, më shumë se katër viteve në Indi dhe më shumë se pesë në Francë, sqaron se si funksionon struktura e kompanive të cilat kanë seli të shumta në shtete të ndryshme të botës. Kompania fillon punën në projekt në SHBA, pasdite zhvillon konceptin në Republikën Çeke, zhvillimi vazhdohet në Indi dhe testimi bëhet në SHBA. Efikasiteti është marrë nga përvoja të viteve të gjata të punës dhe bashkëpunimit, veçanërisht me Universitetet për përshtatjen e kurrikules me kërkesat e tregut të punës.

Përveç mundësive të cilat i ofron Inxhinieria Softuerike në nivel Ndërkombëtar, aty ekzistojnë edhe shumë sfida. Disa të cilat vlen të cekën janë dallimi i gjuhëve, dallimi i zonës kohore, takime shumë të rralla fytyrë-me-fytyrë dhe koordinim i vështirë i proceseve. Duke u fokusuar në Kosovë, Prof. Birks vlerësoi nivelin e lartë të njohurisë së gjuhës Angleze dhe Gjermane, të pozitës gjeografike dhe moshës së re të punëmarrësve potencial të sektorit të TIK.