Mbledhja e shtatë vjetore e Kuvendit të STIKK – 02.04.2015 – ICK

STIKK është i nderuar të njoftoi se më 2 prill do të organizohet takimi vjetor i Kuvendit të STIKK. Ky është takimi i shtatë i kuvendit dhe paraqet një arritje me radhë për shoqatën.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jetë bordi i drejtorëve i STIKK, përfaqësuesit e kompanive anëtare, anëtarët individual dhe anëtarë të tillë si përfaqësuesit e universiteteve dhe përfaqësues të tjerë të organizatave jo-qeveritare dhe institucioneve vendore.

Për këtë vit, ne kemi nderin të kemi folës mysafir sikur Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj Hykmete Bajrami (tbc), Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Z. Jan Braathu, dhe zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, z Matthias Kiesler.

Gjatë kësaj ngjarjeje, STIKK do të prezantojë arritjet në vitin e kaluar, aktivitetet e bordit dhe aktivitetet ndërkombëtare të shoqatës. Përveç kësaj, do të ketë një ngjarje rrjetëzimi për anëtarët e kuvendit.

Në pasdite, Asambleja do të vazhdojë në pjesën e saj të punës ku vetëm anëtarët e shoqatës do të jenë të pranishëm. Në këtë seksion do të diskutohet dhe miratohen raporti, plani vjetor i punës dhe buxheti për 2015. Për më tepër, ky vit shënon një strukturë të re të bordit ku do të votohen anëtarë të rinj të bordit.

Ngjarja përmbyllese e Academic Exchange for Progress (AEP)

STIKK merr pjesë në ngjarjen përmbyllëse të Academic Exchange for Progress (AEP).

Përveç STIKK, në këtë ngjarjen marrin pjesë edhe përfaqësues nga Universiteti i Evropës Juglindore (MK), Universiteti i Tiranës (AL), Universiteti për Biznes dhe Teknologji – UBT (KS), Kolegji Universitar i Gjøvik (NO), Universiteti i Prishtinës (KS), Crimson Capital, Athene Project Management dhe Shoqata Shqiptare e TIK – AITA.

Drejtoresha ekzekutive e STIKK, znj. Vjollca Çavolli do të moderoj sesionin e panelit rreth temës “Si të tejkalohet mangësitë e shkathtësive, të përmirësohet hulumtimi dhe bashkëpunimi në mes të kompanive dhe universiteteve?”

Trajnimi i SalesForce nga SPARK

Me ftesë nga SPARK, STIKK morri pjesë në trajnimin rreth menaxhimit të marrëdhënieve me konsumatorët (CRM) dhe në specifik të programit të shumë-njohur SalesForce.

Trajnimi është mbajt nga menaxheri për monitorim dhe vlerësim/kujdes për cilësi në SPARK, z. Anthony Gonzalez, i cili sqaroi se sa i rëndësishëm është mbikëqyrja sa më e lehtë e konsumatorëve dhe në veçanti qasja sa më e lehtë e stafit përgjegjës në këto informata, në mënyrë për mënjanim të gabimeve dhe ngritje enorme të cilësisë.

SalesForce dhe sistemet e tjera CRM janë një hap i madh për një regjistër më efikase e të dhënave të çdo lloj të kompanisë, organizate apo shoqate. Ato mbledhin së bashku të gjitha format komunikuese në mënyrë që të dhënat e konsumatorëve, nga koha kur e takojmë dikë e deri tek koha kur ata bëhen një klient të gjenden në një vend të vetëm.