STIKK mori pjesë në punetorinë për hartimin e draft-Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet

Me datën 20 Nentor deri më 23 Nentor 2014, STIKK mori pjesë në punetorinë për hartimin e draft-Strategjisë Kombëtare për “Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet”, e iniciuar nga Projekti europian PROCON, që organizohet nga Kosovo Education Center (KEC) në partneritet me Kosovo Youth Council (KYC). Gjatë kësaj punëtorie, u punua në analizimin e gjendjës dhe zhvillimin e objektivave që do të përpunohet pastaj më tutje në një draft strategji e cila do të prezantohet para palëve të interesit në punëtorinë e ardhshme.

Përfundimi i trajnimit menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM)

Në kuadër të STIKK Training Academy nga data 17 – 21 Nentor u mbajt trajnimi Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorë (CRM) ligjëruar nga Dario Car, i cili iu dedikua te gjitha kompanive anëtare te STIKK si dhe studenteve te Teknologjisë dhe Informacionit.

Ne këtë trajnim morën pjese 16 pjesëmarrës prej te cilëve ishin femra 8 dhe 8 meshkuj.

Në këtë trajnim pjesëmarrësit mësuan:

– CRM Software.
– Zhvillimin dhe analizimin e planit për CRM.
– Automatizimin dhe sinkronizimin e departamenteve të shitjes, marketingut, shërbimit ndaj klientit dhe mbështetjes teknike nëpërmjet CRM.
– Rritjen e vlerës se organizatës dhe konsumatorit nëpërmjet CRM.

Punëtoria e GIZ ORF në Sarajevë

Si pjesë e projektit për të zhvilluar Strategjinë EJL për eksport të TIK, përkrahur nga projekti ORF nga GIZ, STIKK mori pjesë në një punëtori përmbyllëse e cila u mbajt në Sarajevë me 19-20 Nëntor 2014. Gjatë kësaj punëtorie grupi punues arriti të identifikojë dhe të radhitë te gjitha aktivitetet e ndërlidhura me promovimin e regjionit EJL si IT Outsourcing destination. Zbatimi i të gjitha këtyre aktiviteteve planifikohet të fillojnë gjatë çerekut të parë të vitit 2015.

STIKK mori pjesë në Trajnimin për PPW

Dy nga stafi i STIKK morën pjesë në trajnimin për PPW organizuar në objektet e kolegjit IBCM në Mitrovicë, i cili ishte i udhëhequr nga Z. Fatmir Bytyqi, i cili mësoi grupin për këshilla dhe truket në shkrimin e projekt-propozimeve që synojnë fondet e BE-së.

Gjatë këtij trajnimi tre-ditor, pjesëmarrësit mësuan më shumë se si t’i qasen e thirrjeve për aplikantët, si të analizohen me kujdes udhëzimet, si të rezultojë në zgjidhje të efektshme të aktiviteteve të projektit, dhe këshilla & truket që ndihmojnë të shtyjnë projektin në një nivel më të lartë. Trajnimi u përmbyll me një përmbledhje të shkurtër mbi përgatitjen e buxhetit dhe mbi rregullat për dorëzimin e projektit të BE-së.

Trajnimi Avokim dhe Lobim

STIKK mori pjese ne trajnimin Avokim dhe Lobim i cili u mbajt ne Mitrovice nga data 3-7 Nentor me trajnerin Z. Simon White i cili kishte eksperience shume vjeçare ne fushën e avokimit dhe lobimit ne vendet ne zhvillim.

Gjate 5 ditëve te trajnimit u shpjeguan mënyrat e zhvillimit te strategjisë dhe krijimit te agjendës se avokimit, teknikat per nje avokim biznesi te sukseshem, si dhe menaxhimi i strategjisë se avokimit dhe lobimit. Dy ditët e fundit te trajnimit pjesëmarrëse iu kërkua qe te krijonin nje plan te veprimit te avokimit dhe lobimit ne kuadër te veprimtarisë se tyre i cili duhet zhvilluar gjate vitit 2015.

Konferenca KosICT sërish me përvoja unike për sektorin e TIK

Me datën 31 Tetor 2014, filloi edicioni i tretë i konferencës KosICT, i organizuar nga STIKK dhe ICK. KosICT kësaj radhe mblodhi mbi 200 profesionistë të fushës së TIK për të diskutuar trendet më të reja në sektor për tri ditë me radhë.

Konferenca u hap nga z. Shkumbin Brestovci, Kryetar i Bordit të STIKK, ndërsa pas tij audiencës iu drejtuan edhe Zëvendës Ambasadorja Norvegjeze znj. Katherina Ramberg si dhe Zëvendës Ambasadori z. Matthias Kiesler.

“Digital Transformation” ishte tema e parë e konferencës, me crast pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë përvojat nga Dr. Martin Eldracher (Capgemini Eastern Europe), Arild Bjorn-Larsen (Making Waves) dhe Petrit Selimi (MPJ). Me pastaj u diskutua the Future of Nearshoring, me z. Stephan Fricke (German, Austrian, Swiss Outsourcing Association), z.Till Hahndorf (Sourceconomy) dhe z. Jørgen Schrøder Aanonsen (Netron Holding Group). Gjatë kësaj séance u shtjelluan temat e eksportimit të shërbimeve të TIK nga një shtet I vogël si Kosova në shtetet e rajonit dhe më gjerë. Këtë vit KosICT solli risi edhe për zhvilluesit softwerik me seancën paralele të konferencës, ku u shtjelluan tema si: Cross platform mobile development, 3D Printing technology, Programming with SWIFT, How to develop apps for Windows.

Dita e parë e konferencës u përmbyll me një seancë tejet mbresëlense në temën Entepreneurship and Open Innovation, nga z. Baybar Altuntas (EBAN), Vllaznim Xhiha (EYE) and Ivo Betke (webcrowd). Njëkohësisht, kompanitë kosovarë patën mundësinë të zhvillojnë takime me kompani nga Gjermania dhe Norvegjia në seancën e vecantë B2B.

Të nesërmen me datën 31 Tetor u dikutuan temat si Crowdsourcing, e cila u zhvillua nga CEO I javës së Crowdsourcing Epi Ludvik Nekaj. Seanca e pasdrekes vazhdoi me #PrishtinaFTW, një ngjarje e organizuar nën ombrellën e KosICT dhe e përkrahur nga USAID e cila bashkon ndërmarrësit me investitorët. Hyrjet në këtë seancë u bënë nga Max Gurvits (Teres Capital), Uranik Begu (Innovation Centre Kosovo), dhe Michael Gold (Crimson Finance Fund/KosBAN), si dhe mysafirja speciale Tracey Ann Jacobson, Ambasadorja Amerikane në Kosovë, e cila e shprehi kënaqësinë e saje për punën e bërë nga STIKK dhe ICK. Ajo gjithashtu potencoi se burimi natyral me i vlefshëm i Kosovës është rinia e motivuar dhe e edukuar në teknologji. Diskutimet në panel kanë përfshire tema si: Gjetja e start-up’ve dhe ndihma për rritjen e tyre” me folesit vendor dhe ndërkombëtar si Kushtrim Xhakli (Fast Europe Ventures), Michael Gold (Crimson Finance Fund/KosBAN), Murry Ivanoff (Metrilo/Eleven), Can Saracoglu (String Ventures) dhe Irina Chaushevska (NewMan’s Business Accelerator). Ndërsa më pas u vazhdua me temen “ Si të ndërtojmë një komunitet të investitorëve engjuj ( Angel Investor Community) me Toby Stone, Uranik Begu, Alejtin Berisha (KosBAN) dhe Baybars Altuntas (EBAN). Dita e dytë e konferencës u përmbyll me praktikat e mësuara nga Turqia nga Can Saracoglu.

Dita e fundit e KosICT ishte sot me 01.11.2014, ne ambientet e ICK, ku u mbajt një fjalim i shkurtër se si ndërmarrësit apo drejtuesit e një biznesi fillestar duhet te prezantojnë idetë e tyre para investitorëve. Me pas, rreth 6 ekip patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyrë para panelit vlerësues. Kjo ishte një mundësi e veçantë jo vetëm në aspektin e përsosjes së shkathtësive tyre për prezantim profesional të biznesit, por gjithashtu një mundësi e cila do të hapë dyert për tërheqjen e investitorëve. Njëra nga ekipet prezantuese arritën të marrin çmimin e dhuruar nga panelistët. STIKK dhe ICK falënderojnë të gjithë sponzoret të cilët e mundësuan realizimin e kësaj konference, dhe të gjithë folësit te cilët sollën përvoja dhe mësime të vlefshme për sektorin. KosICT është konferencë tradicionale e cila çdo vit sjell tema me interes për sektorin.