Young Coders Kosovo fitojnë çmimin e publikut

Festivali i Kodit nga Young Rewired State, i cili këtë vit u mbajt më 3 Gusht në Plymouth të Britanisë së Madhe, ishte një arritje mjaft e suksesshme për ekipin nga Kosova. Ky festival përmbledh një numër idesh briliante nga fëmijë prej mbarë botës të cilët njohin gjuhën e kodimit. Pjesë e këtij festivali u bë edhe Kosova e cila për herë të parë morri pjesë dhe arriti rezultate mjaft të mira.

Grupi nga Kosova që përfshinë 10 fëmijë krijoi një aplikacion të ashtuquajtur 101city me 3 module i cili mundëson informata për orarin e reduktimeve të ujit, orarin e grumbullimit të mbeturinave dhe njëkohësisht paraqitjen e ankesave në rast të parregullsive, si dhe moduli i tretë i cili përfshin një listë të vendeve të cilat mund të vizitohen sikurse monumentet historike, muzetë, orarin e shfaqjeve në kinema, teatër dhe aktivitetet rekreative të cilat janë në dispozicion në vendintonë.

Për punën e palodhsme 4 mujore të trajnimit dhe sidomos punën e bërë gjatë javës së garës fëmijët u shpërblyen me 10 tableta, përmes sponsorit EYE-Empowering Youth Empoyment financuar nga Projekti Zviceran për Zhvillim SDC. Poashtu juria e Festivalit ndau çmimin “Special Mention Award” me ç’rast fëmijëve do tu dhurohen edhe 10 Rasspbery Pi, dhe do tu ndahen certifikata për pjesëmarrjen e tyre të parë në këtë festival. Mirëpo çmimet nuk patën të ndalur.

Këtë vit për herë të parë, festivali vendosi që këto ideja të ndahen me publikun e gjerë dhe me anë të webfaqes së Young Rewired State të votohet për idenë më të pëlqyer. Nga katër idetë epostuara, aplikacioni i ekipit të Kosovës kishte qenë më i votuari me ç’rast fëmijët fituan edhe çmimin e publikut nën kategorinë Should Exist nga gjithsej 5 kategoritë (Should Exist, Best Design, Best Example of Coding, Code a Better Country, Best in Show). Pjesëmarrja në këtë festival ishte sukses i madh jo vetëm për fëmijët tanë por edhe për Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), e cila tani pas këtij suksesi do të vazhdojë të mirret me projektin Young Coders edhe gjatë viteve në vijim.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti Vizitoi “Programerët e Rinj”

Më 13 gusht 2014, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vizitoi “Programerët e Rinj” në hapësirat e ICK-së. “Programerët e Rinj” është një grup nga Kosova që përfshin 10 fëmijë të cilët pas një periudhe mësimore prej katër muajsh, të iniciuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK në bashkëpunim me ICK, morën pjesë në garën ndërkombëtare “Festival of Code” e cila u organizua nga Young Rewired State në Angli, prej datës 29 korrik deri më 3 gusht të këtij viti.

Dhjetë programerët tanë të rinjë për 4 ditë rresht punuan në zhvillimin e një web aplikacioni të emërtuar 101 city (qyteti 101), të cilin ata e identifikuan si të nevojshëm për lehtësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës si dhe të turistëve të cilët zgjedhin të vizitojnë vendin tonë. Puna e palodhshme e këtij grupi punëtor drejt krijimit të aplikacionit u shpërblye me çmimin e veçantë “Special Mention Award” i cili iu nda ekipit garues nga juria e Festivalit të Kodit.

Gjatë vizitës, Kryetari Ahmeti pati mundësinë ti shikojë edhe një herë prezantimet e fëmijëve dhe më pas theksoi se Komuna të cilën ai e drejton do të vazhdojë të mbështesë këtë grup dhe programe të tjera të ngjashme nëpër shkolla fillore, tani që “smart cities” dhe teknologjia janë pjesë e pandashme dhe e domosdoshme e së ardhmes.

Fëmijët nga Kosova me çmim special nga juria e Festivalit të Kodit

Çmimi “Special Mention Award” nga juria iu nda ekipit garues të Kosovës të cilët zhvilluan web aplikacionin 101city për të lehtësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Pas një periudhe mësimore prej katër muaj, të iniciuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës- STIKK, me datën 29.07.2014 dhjetë fëmijë nga Kosova filluan punën e tyre për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare “Festival of Code” e cila organizohet tashmë për herën e gjashtë nga Young Rewired State në Angli.

Fëmijët nga Kosova për 4 ditë rresht punuan në zhvillimin e një aplikacioni të cilin ata e identifikuan si të nevojshëm për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë si dhe të turistëve të cilët vizitojnë vendin tonë. Të martën me datën 29. 07.2014, në ambientet e Qendres se Inovacionit te Kosoves-ICK, partnere e projektit, 10 fëmijët u ndanë në tri ekipe, dhe prezantuan idetë e tyre para te pranishmeve. Ideja e përgjithshme ishte krijimi i një aplikacioni me tri module, i cili do të mundësojë informata për orarin e reduktimeve të ujit, orarin e grumbullimit të mbeturinave dhe njëkohësisht paraqitjen e ankesave në rast të parregullsive, si dhe moduli i tretë i cili përfshin një listë të vendeve të cilat mund të vizitohen sikurse monumentet historike, muzetë, orarin e shfaqjeve në kinema, teatër dhe aktivitetet rekreative të cilat janë në dispozicion në vendin tonë. Aplikacioni u emërtua 101City ( qyteti101).

Përgjatë javës fëmijët punuan me intensitet nën mbikëqyrjen e udhëheqësit Driton Haxhiu, si dhe me mentorët Doruntina Sadiku, Fitore Salihu dhe Enkela Osmani. Përkrahja nuk mungoi as nga kompanitë anëtare, anëtaret individual dhe projektet tjera partnere të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës-STIKK të cilët ndanë përvojën e tyre dhe u dhanë këshilla fëmijëve gjatë punës së tyre. Pas dorëzimit të idesë, erdhi lajmi se ekipi i fëmijëve nga Kosova do të jenë në finale duke garuar me 20 ide tjera. Të dielen me datën 3 gusht, 2014 në ora 13:00 Kosova u prezantua me përfaqësuesit e saj më te rinj përmes video xhirimit në “Festival of Code” e cila sivjet u mbajt ne Plymouth, te Britanise se Madhe. Në fund të kësaj dite fëmijëve u ndanë 10 tableta, përmes sponsorit EYE- Empowering Youth Employement financuar nga Projekti Zviceran per Zhvillim SDC. Megjithatë, befasia e vërtet erdhi kur juria ndau çmimin “ Special Mention Award” me ç’rast fëmijëve do tu dhurohen edhe 10 Rasspbery Pi, dhe do tu ndahen certifikata për pjesëmarrjen e tyre të parë në këtë festival. Kjo ngjarje gjithashtu u përkrah nga IpkoFoundation, Frutomania, City Bakery dhe Proper Pizza.

Shiko videon: YOUNG CODERS KOSOVO https://www.youtube.com/watch?v=m-E-INAxP-8

Mbulimi mediatik i projektit “Young Coders Kosovo”

Për herë të parë Kosovo Young Coders janë duke konkurruar në “Festivalin e Kodit” e cila është pjesë e Young Rewired State (YRS), një rrjet i pavarur global i të rinjve nën moshën 18 vjeçare të cilët kanë aftësi programuese.

Duke filluar nga data 29 Korrik deri më 3 Gusht, 10 fëmijë të moshës 9-15 vjeç nga Kosova, do të konkurrojnë me bashkëmoshatarët e tyre rreth e rrotull globit. Projekti “Young Coders”, i cili përfaqëson Kosovën për herë të parë në këtë konkurs, u iniciua nga Shoqata Kosovare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK), në bashkëpunim me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Një ngjarje e tillë, sidomos në Kosovë ka nevojë për vëmendje të madhe në mënyrë që në të ardhmen ky projekt të zhvillohet edhe më tutje, dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë është duke e ndarë këtë lajm nëpërmjet mediave. Shumë media të njohura ndërkombëtare dhe lokale kanë ndarë lajmin se Kosova tani është pjesë e “Festivalit të Kodit”.

Mediat në vazhdim kanë mbuluar projektin “Young Coders Kosovo”:

The Guardian: http://www.theguardian.com/technology/2014/jul/31/children-code-young-rewired-state-festival-of-code-plymouth
Young Rewired State: https://youngrewiredstate.org/blog/2014/07/yrs-kosovo?utm_content=bufferc0ecb&utm_medium=social&utm_source=twitter.com&utm_campaign=buffer
Innovation Centre Kosovo: http://ickosovo.com/news/festival-codes-begins/
Prishtina Magazine: http://prmagazine.info/programeret-e-rinj-nga-kosova-garojne-ne-festival-of-code/
Kosovari Media: http://www.kosovarimedia.com/index.php/aktual/lajme/35241-programer%C3%ABt-e-rinj-nga-kosova-garojn%C3%AB-n%C3%AB-festival-of-code.html
Kosovalive360: http://www.kosovalive360.com/ekipi-nga-kosova-kthehet-me-cmim-special-nga-festival-of-code.html