ICT-KOSEU: Trajnim i trajnerëve për pjesëmarrje në kornizën e re të KE:HORIZON2020

Me datën 28.02.2014, STIKK si partnere e projektit ICT-KOSEU organizoi seancën trajnuese për 13 pjesëmarrës nga akademia, sektori i biznesit dhe qeveria në ambientet e ICK0-së. Ligjerues i trajnimi ishte Z. Ulrich Boes, ( URSIT, Bullgaria,partner i projektit ICT-KOSEU) i cili ndau me pjesëmarrësit përvojat e tij në projektet e KE. Prezantoi rregullat e reja, dhe ofroi praktikat e mira te zbatimit të projekteve të KE, dhe ofroi shembuj të propozimeve të suksesshme.Në seancën e pasdrekes pjesëmarrësit patën rastin të dëgjojnë edhe Dr. Venet Osmanin Udhëheqës i grupit dhe Hulumtues në CREATE NET, Trento dhe Ligjërues Zëvendësues në Universitetin e Trento’s, Itali lidhur me përvojën e tij në projektet e KE. Dr. Osmani prezantoi një përmbledhje të HORIZON 2020 duke u fokusuar në perspektiven hulumtuese.Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të dëgjojnë edhe pervojat e Univ.-Prof.dr.techn.Dipl.-Ing Wolfgang Slany, lidhur me përvojat e drejpërdrejta lidhur me projektet hulumtuese. z. Boes në fund të ditës u tregoi pjesëmarrësve se ku mund të gjejnë informata të lidhur me trajnimet, kontaktet, organizatat e rëndësishme dhe udhëzues për pjesëmarrje.Të interesuarit për mundësitë për projekte dhe rrjetëzim gjithashtu mund te regjistrohen në webfaqen e projektit www.ict-koseu.eu

STIKK dhe Anëtarët e saj për herë të 5-të në CeBIT

Me qëllim të promovimit të Kosovës si një destinacion i përshtatshëm për eksport të shërbimeve, STIKK së bashku me Adaptivit, Harrisia, ICK, IziSurvey dhe ZagApps do të mer pjesë në CeBIT 2014 për herën e 5-stë me rradhë. Pjesëmarrjen e STIKK-ut dhe të kompanive anëtare këtë vit e kane përkrahur: SPARK-u, GIZ, Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze si dhe APIK-u (Agjencioni për Promovim të Investimeve në Kosovë). Në CeBIT marrin pjesë mbi 4000 ekspozues nga 70 vende të botës, dhe më shumë se 137700 vizitorë nga 120 vende të botës. Gjate këtyre pese ditëve, kompanitë anëtare të STIKK do të kenë mundësi të takohen me partnerë/investitorë potencial, të promovojnë kompanitë si dhe sektorin e TIK të Kosovës si një destinacion potencial për eksportin e shërbimeve.

ICT-KOSEU: Seancë informuese për pjesëmarrje në HORIZON2020 me fokus në TIK

Me datën 27.02.2014, STIKK si partnere e projektit ICT-KOSEU organizoi seancën informuese lidhur me pjesëmarrjen e Kosovës në kornizën e re të Komisionit Evropian Horizon2020, në ambientet e MASHT. Z. Ulrich Boes, nga URSIT, Bullgaria gjithashtu partner i projektit ICT-KOSEU u ofroi pjesëmarrësve të takimit njohuri të përgjithshme për kornizën HORIZON2020. Qëllimi kryesor i kësaj kornize është thjeshtësimi i disa aspekteve në krahasim me kornizën paraprake, megjithatë ende ka rregulla të shumta të cilat duhen zbatuar. HORIZON 2020 do të përkrahë të gjitha shkallet e zinxhirit të hulumtimit dhe inovacionit, dhe rangimet e ndryshime të financimit në bazë të parimit sa më afër tregut të jetë aktiviteti përkrahës aq më të mëdha duhet të jenë financimet nga burimet tjera. Në këtë takim pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësinë të dëgjojnë edhe përvojat e hulumtuesve Kosovare nga Diaspora: Priv.-Doz.Ing. Nysret Musliu, profesor i asocuar dhe lider i projekteve hulumtuese në Universitetin Teknik të Vjenës,Austri, Dr.-Ing. Naim Bajçinca, Hulumtues Senior i Asocuar në Max-Planck-Institute for Dynamics of Complex Technical Systems & Control Theory dhe Ligjërues në Universitetin Teknik te Berlinit mbi temën e “Përvoja në hulumtime si një parakusht për pjesëmarrje në projektet hulumtuese”.Takimi u përmbyll me njoftimin nga përfaqësuesja e STIKK znj. Mjellma Alijaj lidhur me pyetësorin elektronik si dhe krijimin e një udhërrëfyesi për prioritetet e Kosovës në hulumtim të ndërlidhura me projektet e shpallura nga Horizon2020. Ky pyetësor do tu drejtohet të gjitha palëve të interesit.

STIKK prezanton gjetjet e hulumtimeve në sektorin e TIK

Me datën 11.02.2014, në Hotelin Sirius, STIKK dhe projekti EYE kanë prezantuar raportet: Analiza e Mungesës së Shkathtësive në TIK, dhe Analiza e Tregut të TIK në Kosovë. Këto raporte janë përpiluar pas hulumtimit të realizuar me rreth 500 kompani në Kosovë me qëllim të identifikimit të potencialit të rritjes dhe zhvillimit të sektorit TIK.Me këtë rast në ngjarje ishin prezent mbi 50 pjesëmarrës, ekspert nga fusha e TIK të cilët morrën pjesë në diskutimin mbi të gjeturat e hulumtimit.Hulumtimet mund ti gjeni në vegzat në vijim:

Analiza e tregut të TIK në Kosovë
http://www.stikk-ks.org/uploads/downloads/STIKK_Analiza_E_Tregut_TIK.pdf

Analiza e mangësisë së shkathtësive në TIK
http://www.stikk-ks.org/uploads/downloads/Analiza_e_mangesise_se_shkathtesive_ne_TIK_.pdf