Business Tuesday #13

Me datën 14 Janar, 2014 Bussines Tuesday #13, ekspertë dhe persona drejtues në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit në Kosovë diskutuan mbi trendet teknologjike në Kosovë dhe botë për vitin 2014 para mbi 60 të pranishmëve në ICK. Në këtë takim u theksua se Kosova tashmë po i bashkangjitet trendeve botërore të përdorimit të teknologjisë, ku dominon kërkesa për aplikacione të telefonave mobil dhe të uebit, prania e të cilëve është e domosdoshme në shumë aspekte të jetës së përditshme.

“Po mundohemi ta promovojmë Kosovën si një vend ku TI është ka prosperitet, dhe është potencial shumë i madh”, tha Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK). Ajo tha se për të rinjtë e Kosovës teknologjia nuk është vetëm pjesë e përditshmërisë si mjet i komunikimit por gjithnjë e më shumë edhe mjet i punës.Pjesmarrësit e këtij takimi patën mundësinë të dëgjojnë edhe prezantime nga z. Bersant Deva kandidat për PhD në Universitetin Teknik të Berlinit, z.Kujtim Gashi drejtor i Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit të Kosovës, z.Dardan Sejdiu, nën-kryetar i komunës së Prishtinës dhe nga z. Hekuran Doli – CEO në kompaninë Terabytespace.

Lirohen pajisjet e TIK nga taksat doganore

Me datën 16 janar 2014, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës është publikuar Ligji Nr. 04/L-163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarife zero te tatimit doganor.Ky projektligj është miratuar në mbledhjen e 95 të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin nr. 03/95 me datë 17.10.2012 dhe qe nga ajo kohe, ky projektligj ka kaluar ne dy lexime ne kuvend dhe i është kthyer kuvendit prapa nga zyra e Presidencës për arsye te neneve te kontestuara nga zyra ligjore. Pas shume peripecive dhe vonesave burokratike, ky projekt ligj më në fund u miratua në Kuvendin e Kosovës në seancën e dhjetorit të vitit 2013.STIKK në bashkëpunim me anëtarët e saj, me qëllim të krijimit të një mjedisi të favorshëm legjislativ dhe politik për zhvillimin e përshpejtuar të sektorit të TIK, është angazhuar që nga fillimi i inicimit të këtij projektligji duke organizuar grupe punuese ne mes te anëtarëve te saj dhe te palëve te interesit. Megjithëse në listën e miratuar nuk janë të përfshira të gjitha ato pajisje të cilat janë sugjeruar nga STIKK dhe anëtarët e saj, kjo liste jep një baze te mire mbi te cilën mund të ndërtohenkërkesat tjera në të ardhmen.Ky ligj do te ketë ndikim ne zhvillimin e te gjitha sektorëve si dhe ne vete shoqërinë e Kosove, duke ulur koston e pronësisë se këtyre pajisjeve. Ne si STIKK do te vazhdojmë te avokojme për lehtësira ne taksa duke zbritur TVSH-ne nga 16% ne 5% ne pajisjet e TIK.

Trajnimi për Advokaci dhe Lobim – Shkup, Maqedoni

Më 30 qershor-02 korrik, 2 përfaqësues të STIKK morën pjesë në trajnimin për Advokaci dhe Lobim që u mbajt në Shkup, Maqedoni. Trajnimi për Advokaci dhe Lobim ishte shumë i qëlluar dhe i nevojshëm për të mësuar teknika dhe strategji të ndryshme të avokimit. Trajnimi u bazuar në përvojën dhe rasteve personale studimet e cila ishte shumë e dobishme, sepse ajo përfshinte shumë punë praktike dhe me kusht të gjitha hapat dhe informacionin e nevojshëm për të filluar një plan të avokimit dhe lobimit për çdo lloj të organizatës / kompanisë.