STIKK e përkushtuar në zhvillimin profesional të studenteve të TIK

Me qëllim te avancimit te shkathtësive për tregun e punës dhe zhvillimit profesional te studenteve me datën 23 dhe 24 dhjetor STIKK së bashku me ICK organizoi trajnimet : Aftësitë dhe Teknikat e Shitjes si dhe Marketingu për Internet. Trajnerët Vjosa Mullatahiri – Haxhidauti- Aftësitë dhe Teknikat e Shitjes si dhe Besart Bajrami- Marketing në Internet i pajisen studentet me njohuri dhe shkathtësi te cilat do te jene te dobishme për ta ne karrierën e tyre te ardhshme.Trajnimet u vijuan nga 26 studente të TIK, te cilët u certifikuan për trajnimet e vijuara.

Trajnimi ISO 27001 Lead Implementer

Nga data 16 Dhjetor u mbajt trajnimi 5 ditor në ISO 27001 Lead Implementer e cila iu dedikua profesionisteve te sigurisë se informacionit. Në trajnim morën pjesë 12 pjesëmarrës, 10 prej të cilëve ishin meshkuj dhe 2 femra. Objektivat kryesore te trajnimit ishin:

– Kuptimi i zbatimit te Sistemit te Menaxhimit te Sigurisë se Informacionit ne përputhje me ISO 27001.
– Kuptimi i plotë i koncepteve, qasjeve, standardeve, metodave dhe teknikave te nevojshme për menaxhimin efektiv të Sistemit te Menaxhimit të Sigurisë se Informacionit.
– Kuptimi i marrëdhënieve në mes komponentëve të një Sistemi te Menaxhimit te Sigurimit te Informacionit, duke përfshirë menaxhimin e rrezikut, kontrollit dhe pajtueshmërisë me kërkesat e palëve të ndryshme të organizatës.

Ligjërues i trajnimit ishte z. Lekë Zogaj nga PECB/ Canada. Ky trajnim u organizua në kuadër të Akademisë së Trajnimeve të STIKK.

STIKK morri pjesë në takimin e PIN-SME

Me datën 5 Dhjetor, STIKK morri pjesë ne mbledhjen e bordit të Shoqatës Evropiane të TIK, PIN-SME e cila u mbajt në Milano të Italisë. Gjatë këtij takimi STIKK u informua rreth aktiviteteve që ka pasur shoqata PIN-SME gjatë vitit 2013 si dhe diskutoi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë në mes të STIKK dhe shoqatave tjera evropiane, me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim ne mes kompanive anëtare të këtyre shoqatave.

7 studentë fillojnë punën praktike ne kompanitë anëtare të STIKK

Në kuadër të projektit SPARK, njëra prej qëllimeve të së cilës është organizimi i trajnimeve për ngritje të kapaciteteve të studentëve të TIK si dhe si dhe përgatitja e tyre për tregun e punës, janë trajnuar gjithsej 60 studente ne trajnimet bazike”Zhvillim i Karrierës” dhe “Ndërmarrësi”. Nga ky numër i studenteve, 26 prej tyre janë përzgjedhur për te vazhduar më tutje me 2 trajnime Profesionale te TIK “Bazat e IT ” dhe “Trajnimi për Rrjete”. STIKK në bashkëpunim me kompanitë anëtare të saj, ka arritur të sistemojë 7 nga këta studentë nëpër këto kompani për punë praktike.

Punëtoritë e radhës mbi Strategjinë e promovimit te eksportit ne TIK

Gjatë muajit dhjetor, STIKK në bashkëpunim me Capgemini Consulting dhe me përkrahje nga GIZ, organizuan punëtoritë mbi strategjinë e promovimit te eksport ne TIK. Ne këto punëtori morën pjese kompanitë anëtare të STIKK, institucionet qeveritare, institucionet relevante të sektorit të IT-së si dhe partneret akademik.
Gjatë këtyre punëtorive pjesëmarrësit shprehën mendimet e tyre në lidhje me sfidat, aktivitetet, metodologjinë dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar më tej sektorin e TIK-ut. Në këto punëtori u paraqiten aktivitetet e detajuara të ndara në nëntë shtylla, dhe sipas prioriteteve.

Këto janë 9 shtyllat të përbërëse të strategjisë nacionale :

1.Promovimi i politikave në TI
2.Kompentenca e kompanive dhe kualiteti
3.Promovimi i exportit
4.Zhvillimi I tregut lokal
5.Edukimi në TIK
6.Bashkëpunimi dhe “IT Cluster”
7.Ndërmarrësi
8.Inovacioni dhe R&D
9.Promovimi i investimeve

STIKK në bashkëpunim me anëtaret dhe partnerët e saj do të fillojë me implementimin e strategjisë gjatë vitit 2014 duke u bazuar draftin e strategjisë I cili do te jetë i gatshëm gjatë muajit janar 2014.

STIKK dhe kompanitë e saj anëtare takohen me përfaqësuesit e doganave

Bazuar në kërkesën e anëtarëve te STIKK lidhur me disa vështirësi të hasura me depot doganore, STIKK me datën 18 Dhjetor 2013, organizoi takimin me z. me z. Bujar Kelmendi, Udhëheqës I Sektorit për Legjislacion dhe Këshilla ku morën pjesë drejtoresha ekzekutive e STIKK znj. Vjollca Cavolli së bashku me përfaqësuesit e disa kompanive anëtare CACTTUS, EKONET, ASSECO SEE, ART HOUSE, ITD Prishtine Shpk. Qëllimi i takimit ishte diskutimi i problemeve dhe bllokimeve pa paralajmërim të cilat kanë ndodhur ne depot doganore, problemit të bartjes së pronësisë si dhe problem kyc ishte edhe ishte mungesa e qasjes se kompanive ne ASYCUDA të tyre, me ç’rast nga anëtaret e STIKK, u kërkuan nga qe Dogana t’u mundësoj këtë qasje. Z. Kelmendi, I cili shprehi gatishmëri e tij për te ndihmuar ne çfarëdo mënyre kompanitë, shpjegoj qe Dogana e Kosovës tani gjendet në një fazë tranzicioni nga një program ne tjetrin dhe se kjo ka mundur të jetë arsyeja e shfaqjes së disa problemeve.

Bizneset e shqetësuara lidhur me vonesën e miratimit të ligjit për lirime doganore

Për shkak të vonesës nga ana e komisioneve përkatëse të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të kthejë në agjendën e Kuvendit miratimin e projektligjit për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore dhe me qëllim të diskutimit të këtyre vonesave dhe miratimit më të shpejtë të këtij projektligji i cili do të ishte i një rëndësie të veçantë për kompanitë e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve si dhe për prodhuesit kosovarë, Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizuan një tryezë me deputetët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Në tryezë ishin të ftuar edhe anëtarët e Komisionit për Legjislacion dhe Kushtetutë, por asnjëri prej tyre nuk morën pjesë në tryezë.

Vjollca Çavolli, Drejtoresha Ekzekutive e STIKK, tha se debate të tilla janë mundësi e mirë për të arritur deri tek zgjidhja e disa çështjeve që preokupojnë komunitetin e biznesit, në këtë rast zgjidhjes së çështjes së projektligjit në fjalë i cili është propozuar që nga viti 2009 në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe shoqatat e tjera të biznesit, duke u përpjekur që gjithmonë të lehtësohet në veçanti gjendja e sektorit të prodhimtarisë, por edhe sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në vend. Znj. Çavolli shtoi se përmes miratimit të këtij projektligji, përparësitë do të ishin të shumëfishta. Duke e marrë parasysh se në vendin tonë 76 përqind e popullatës janë përdorues të Internet, është e domosdoshme ofrimi i qasjes së lirë në pajisje të komunikimit elektronik. Kjo iniciativë do të ishte e para dhe një ndër më të rëndësishmet për sektorin e ICT-së, i cili dita ditës po tregohet si sektor i rëndësishëm për vendin tonë.

Në anën tjetër, Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i OEAK, u shpreh se për shkak të gjendjes së vështirë me të cilën ballafaqohet sektori i prodhimtarisë, gjë që pamundëson rritjen e pozitës konkurruese të ndërmarrjeve prodhuese kosovare karshi prodhuesve nga vendet fqinje, është e domosdoshme që Projektligji për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore të kalojë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, duke marrë parasysh se me aprovimin e këtij ligji, do të mundësohet fuqizimi e sektorit privat, si një bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Safete Hadërgjonaj, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, u shpreh e kënaqur për marrjen e një iniciative të tillë nga asociacionet e biznesit, duke ofruar kështu një mundësi të mirë bizneseve të shprehin shqetësimet e tyre. “Sidoqoftë, një shqetësim i tillë lidhur me miratimin e Projektligjit për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore, është brengë poashtu e Komisionit për Buxhet dhe Financa”, u shpreh znj. Hadërgjonaj. Pasi shpjegoi shkurtimisht rrjedhën e procedurës së këtij projektligji, ajo premtoi se që nga java e ardhshme do të shtohen përpjekjet për kthimin dhe miratimin sa më të shpejtë të këtij projektligji.

Edhe nënkryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, tha se në koordinim me Ministrinë e Financave kanë pasur për qëllim që në kuadër të projektligjit të ketë dispozita të cilat i mundësojnë Ministrisë së Financave që pas konsultimit me Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa të vendosë për ndryshimin e listës së mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të shmangies së procedurave të gjata për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve.Në vijim, bizneset e pranishme në tryezë shprehën shqetësimet e tyre individuale lidhur me mungesën e politikave fiskale që janë në favor të bizneseve prodhuese dhe të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke kërkuar miratimin sa më të shpejtë të projektligjit në fjalë.

ICT KOSEU mundëson pjesëmarrjen ne: ICT 2013 Create Connect GROW

Me datën 5-8 Nëntor,2013 është mbajtur konferenca ICT 2013 ne Vilnius, Lituani ku morën pjese 7 pjesëmarrës nga Kosova.

ICT Event 2013 eshte nje ngjarje e cila mbahet 2 here ne vit dhe bazohet ne programin e punës se TIK, dhe e cila grumbullon diku rreth 5000 pjesëmarrës. Kjo ngjarje eshte e organizuar nga Komisioni Evropian dhe kësaj radhe ne bashkëpunim me Presidencën e Lituanisë.

Kosova ka marre pjese ne këtë konference përmes projektit ICT KOSEU e cila u ka dhënë mundësinë 5 Profesionisteve Kosovare qe te jene pjese e kësaj ngjarjeje. Driton Hapciu, Cacttus sh.a, Vullnet Kabashi, Kuvendi i Republikës se Kosovës, Arten Avdiu, Universiteti i Prishtinës, Arbnor Hasani, Innovations Lab Kosovo dhe Dren Imeraj, Smart Suqared L.L.C ishin te përzgjedhurit nga projekti ICT KOSEU te cilët përmes grantit te ofruar nga ky projekt morën pjese ne ICT 2013.

Konferenca ICT 2013 ehte vijuar nga profesioniste të fushës së TIK/ përfaqësues nga industritë, akademia dhe hulumtues. Folës te sektorit te TIK nga mbare bota adresuan tema si cloud computing, broadband, infrastruktura e TIK, shkathtësitë ne TIK, cyber security, vizionet afatgjate mbi te ardhmen dhe shume te tjera. Gjithashtu, pjesëmarrësit e kësaj konference patën mundësinë te dëgjojnë edhe ekspertet te cilët prezantuan hollësitë mbi pjesëmarrjen ene Programin e Hulumtimit te BE – Horizon 2020. Krahas kësaj pjesëmarrësit patën mundësinë edhe te caktojnë takime te ndryshme me palët e interesit ne kuadër te seancave për rrjetëzim.